-
Nuk deklaroi refuzimin e vizës nga SHBA, KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-Prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi
Komisoni i Posaçëm i Apelit lënë në fuqi shkarkimin e ish-Prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Beçi nga ana e KPK-së. Ish-prokurori u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 26 qershor të vitit 2019 pasi ai rezultoi se kishte probleme me deklarimin e pasurisë.
9 Shkurt 2021, 15:14 -
Ankimoi vendimin për shkarkimin pas vettingut, Gjykata e Strasburgut rrëzon padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj! Kim: Vettingu ishte i drejtë
Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka rrëzuar padinë e ish-gjyqtares së Kushtetueses, Altina Xhoxhaj lidhur me shkarkimin e saj nga procesi i vettingut në maj të 2018-ës. Në vendimin e saj, gjykata ka arritur në përfundimin se procedurat e shkarkimit ishin të rregullta.
9 Shkurt 2021, 10:32 -
KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon ankimim të vendimit për gjyqtaren e Apelit, Rilinda Selimi
ONM ka kërkuar ankimim të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë Rilinda Selimin, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
28 Janar 2021, 16:33 -
Nuk kishte status magjistrati, KPA ndërpret procesin e vetingut për ish inspektorin e ish KLD-së, Piro Samara
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur ndërprerjen e procesit të vetingut për Piro Samarën. Samara ka qenë me detyrë inspektor pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa ndërprerja e procesit të vetingut për të do të thotë largim nga drejtësia për 15 vite.
21 Janar 2021, 09:47 -
Ikën nga drejtësia gjyqtari i Beratit Kostika Çobanaqi, një muaj pasi Vetingu i dërgoi dosjen e hetimit
Shkon në 56 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr nga frika e Vetingut, gjyqtari i Beratit u larguar pasi KPK i dërgoi barrën e provës për të kundërshtuar rezultatet e hetimit.
15 Janar 2021, 17:59 -
Gara për BKH-në/ Familjarët e 39 kandidatëve duhet të deklarojnë pasuritë! Lista përfundimtare e agjentëve pritet në fillim të shkurtit
Me përfundimin e testit të poligrafit (makina e së vërtetës) për agjentët e BKH-së, pritet verifikimi i pasurisë për 39 kandidatët që kanë kaluar. Ata kanë plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se brenda muajit janar nuk do të kemi një listë finale të agjentëve të BKH-së, kjo për shkak se procesi i verifikimit të pasurisë do të marrë kohë.
12 Janar 2021, 12:41 -
KPK e konfirmoi në detyrë, prokurorja Lindita Ziguri përlotet gjatë seancës
Një tjetër prokurore ka kaluar me sukses sitën e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Tiranës Lindita Ziguri. Ajo është konfirmuar pavarësisht se asaj iu gjetën pasaktësi në deklarimin e pasurisë. Pas seancës, prokurorja nuk arriti t'i përmbante dot lotët.
12 Janar 2021, 10:49 -
Dosjet ‘e nxehta’ të Vetingut që do tronditin drejtësinë në 2021, nga Fatmira Hajdari, Alaudin Malaj, Besim Hajdarmataj, Beçaj tek Lazër Sallaku
Organet e Vetingut rinisin punën pas pushimeve për festat e fundvitit, Kuvendi u shtoi stafin, çështjet më të ‘nxehta’ në Kolegjin e Posaçëm të Apelit ku do vendoset për gjyqtarët VIP.
5 Janar 2021, 15:59 -
SPECIALE/ 'Dosja 2020'! Diplomacia e Yuri Kim kompleton 'Kushtetuesen' në 2020
Vettingu dhe dorëheqjet e gjyqtarëve sollën situatën e pazakontë në themelet e shtetit juridik shqiptarë. Muajt kalonin dhe opinioni publik, aktorët në vend, politika, diplomacia, mbështetësit e reformës në drejtësi SHBA dhe BE nisën të lëvizin për të gjetur një zgjidhje.
1 Janar 2021, 20:21 -
Lista/ 55 njerëzit që braktisën drejtësinë se ishin ‘pa qejf’, për t’u bërë avokat dhe punuar në privat, arsyet e çuditshme dhe frika e përbashkët nga Vetingu
Tre vjet nga hyrja në fuqi e ligjit të Vetingut 55 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë kanë dhënë dorëheqjen, siparin e hapi vëllai i Lulzim Bashës i pasuar nga anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese
1 Janar 2021, 16:03 -
Vettingu/ Yuri Kim takim me KPK: Biseduam në lidhje me presionet dhe sfidat me të cilat ato përballen! SHBA i mbështet në pavarësinë dhe integritetin
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të vettingut. Lajmin e ka dhënë vetë Kim në një postim në rrjetet sociale, duke shkruar se në takim është biseduar mbi sfidat dhe presionit që KPK ka pasur këtë vit që lëmë pas, në të cilin pavarësisht COVID ka vijuar punën.
28 Dhjetor 2020, 15:22 -
U arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes dhe u zu me djemtë për makinën, lirohet ish gjyqtari Alaudin Malaj
Ish gjyqtari dhe ish anëtari i KLD-së, Alaudin Malaj, 49 vjeç, është liruar pas arrestimit me 26 dhjetor se theu urdhrin e mbrojtjes dhe u konfliktua me djemtë e mitur te Liqeni Artificial, në një kohë që e kishte të ndaluar t'u afrohej.
28 Dhjetor 2020, 14:26 -
Dha dorëheqje nga posti, KPA lë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin e Apelit Tiranë, Astrit Haxhialushin
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin e ish-gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Haxhialushi i cili është lënë jashtë drejtësisë për 15 vite. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, KPA la në fuqi vendimin e KPK-së për ish-gjyqtarin. Kujtojmë se në muajin janar, KPK ndërpreu procesin e vettingut për Haxhialushin.
28 Dhjetor 2020, 14:12 -
Theu urdhrin e mbrojtjes dhe u konfliktua me djemtë e mitur te Liqeni Artificial, arrestohet ish gjyqtari Alaudin Malaj! Nën hetim vëllai i tij
Policia e Tiranës ka arrestuar ish gjyqtarin Alaudin Malaj, 49 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje.
26 Dhjetor 2020, 09:14 -
Lëvizja/ Gjyqtarët e shkarkuar kërkojnë goditjen e ligjit të Vetingut në Kushtetuese, përpjekjet 4-vjeçare të PD dhe magjistratëve për sabotimin e ligjit
Ish-anëtari i KLGJ Tritan Hamitaj kërkon shfuqizimin e pjesshëm të ligjit të Vetingut dhe rikthimin në detyrë pas shkarkimit nga shkalla e parë për kriterin e pasurisë në shtator 2020.
25 Dhjetor 2020, 16:08 -
Debat me të birin në rrugë/ Policia shoqëron në komisariat ish-gjyqtarin e Apelit Alaudin Malaj: Futeni brenda shpejt! Djali: Do vish dhe ti me mua (VIDEO)
Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj është shoqëruar në komisariatin e policisë ditën e sotme (25 dhjetor) në kryeqytet. Mësohet se ai ka pasur një mosmarrëveshje me të birin për një makinë, e cila ka detyruar efektivët e policisë të ndërhyjnë.
25 Dhjetor 2020, 13:44