-
Kronikë
Prokurori Dritan Gina jashtë drejtësisë si e shoqja Rovena Gashi! Përplaset me Gardën se nuk lejon ta kontrollojnë, momenti kur e nxjerrin jashtë sallës (VIDEO)
Prokuroi i Tiranës Dritan Gina, i akuzuar për gjobëvënie si dhe i skeduar nga SHISH për përfshirje në praktika korruptive, ka pasur të njëjtin fat si të bashkëshortes së tij, Rovena Gashi, e cila u shkarkua në korrik të 2018 si prokurore pasi bashkë me babanë e saj, pasi nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 930 mijë USD.
22 Shtator 2021, 11:13 -
Opinion
Ylli Pata: Riformatimi i drejtësisë së re, prova e re për Lulzim Bashën
Lulzim Bashës i rikthehet në duart e tij shansi që e humbi në vitin 2016 në lidhje me reformën në drejtësi, e cila mbështetet nga SHBA dhe BE.Trupat e vettingut të gjyqtarëve e prokurorëve, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, kanë nevojë të riformatohen me Kushtetutë, pasi afati 5 vjeçar i tyre skadon, por misioni i tyre ende nuk është kryer.
21 Shtator 2021, 17:28 -
Politikë
Braçe: Drejtësia e vjetër ende po rrjep lëkurën e njerëzve të zakonshëm! Na është kërkuar të jemi të qetë e të mos hyjmë në konflikt lufte, po a mjafton?
Në një kohë kur kërkohet shtyrja e afateve të Vettingut e për këtë mazhoranca duhet të bashkëpunojë me opozitën, ish-kryeministri Erion Braçe këmbëngul se ky proces është jetik, pasi kjo drejtësi aktuale po “i rrjep lëkurën njerëzve të zakonshëm”. Braçe sjell në vëmendje edhe porosinë e Ramës, që përballë opzitës duhet të qëndrojnë të qetë dhe të mos provokohen, por sipas tij, kjo kurrsesi nuk mjafton.
21 Shtator 2021, 11:04 -
Politikë
Zgjatja e afateve të Vettingut, mblidhet kryesia e grupit parlamentar të PS! Kërkohet bashkëpunim me opozitën për ndërhyrje në Kushtetutë
Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe ka mbledhur kryesinë e Grupit Parlamentar, për të diskutuar lidhur me shtyrjen e afateve të Vettingut, ç’ka parashikohen ndërhyrje në Kushtetutë.
20 Shtator 2021, 10:56 -
Kronikë
Gjyqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj u konfirmua në detyrë nga KPK në qershor, por vendimi kundërshtohet nga ONM! IKP: Po shqyrtojmë çështjen
Gjyqtarja e Vlorës, Atalanta Zeqiraj, u konfirmua në qershor në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Por ky vendim nuk i ka pëlqyer ndërkombëtarëve. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
17 Shtator 2021, 12:47 - Kronikë
-
Kronikë
Fajdexhinjtë e drejtësisë/ Gjyqtarët dhe prokurorët që dhanë para hua me interes, Sami Ujkashi i Tropojës i dha 'kredi' edhe babait të tij
Dhënia e parave me fajde një nga manovrat e njerëzve të drejtësisë për të justifikuar dhe shtuar pasurinë. Disa gjyqtarët kanë vepruar si banka në dhënien e huave me interes, duke sekuestruar edhe pasuritë e huamarrësve.
9 Shtator 2021, 17:08 -
Kronikë
Kishte dhënë 50 mijë euro hua një personi dhe do merrte mbrapsht 110 mijë, shkarkohet nga vettingu prokurori i Lushnjës
Arben Dyla, kreu i Prokurorisë Lushnje, është shkarkuar nga shkalla e parë e vettingut për shkak të problemeve me pasurinë. KPK shkarkoi Dylajn pas debateve të seancës së kaluar 2 ditë më parë. Në këtë seancë u konstatua se prokurori paralelisht me 'drejtësinë' kishte bërë edhe 'bankën' duke dhënë 'kredi' për një tjetër qytetar.
9 Shtator 2021, 10:36 -
Kronikë
Vetingu shpërbëhet në qershor 2022, vota e PD-së vendimtare për zgjatjen e mandatit, gjysma e gjyqtarëve e prokurorëve ende s’janë verifikuar
Ngërçi i ri në horizont, Komisionit të Vetingut pushon së funksionuari pas 9 muajsh. Për zgjatjen e mandatit duhet të ndryshohet Kushtetuta, ndryshe procesi kalon në duart e KLGJ dhe KLP.
7 Shtator 2021, 17:39 -
Kronikë
Prokurori i Lushnjës në Vetting, nuk ka dhënë vetëm drejtësi por edhe 'kredi'! 50 mijë euro hua një shtetasi, do merrte 60 mijë euro interesa
Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është paraqitur sot për vettingun prokurori i Lushnjës Arben Dyla. Gjatë seancës detaje shumë të çuditshme janë zbuluar për prokurorin i cili duket se paralelisht me 'drejtësinë' paska bërë edhe 'bankën' duke dhënë kredi për një tjetër qytetar.
7 Shtator 2021, 10:31 -
Kronikë
I arrestuar nga SPAK për korrupsion, shkarkohet prokurori i Sarandës Sali Hasa! KPK: Ka fshehur pasurinë
Sipas KPK Hasa nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë. Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë ka pasur mungesë burimesh financiare.
3 Shtator 2021, 09:52 -
Kronikë
Nga Arjan Ndoja i ‘atentatit’ te gjyqtari që shpëtoi Bashën, dosjet e ‘nxehta’ të Vetingut në shtator, në KPA do të vendoset për fatin e Fatmira Hajdarit
Vjeshtë përballjesh të bujshme në organet e Vetingut, Dritan Gina do njihet dosjen e verifikimit pasi shtyu 6 javë seancën dëgjimore. Drejt Vetingut edhe prokurori Arian Ndoja me 23 apartamente dhe 196 mijë m2 tokë dhuratë gruas, ishte objekt atentati në 2019. Afrohet Vetingu edhe për gjyqtarin Lazër Sallaku që mbylli dosjen e CEZ dhe shpëtoi Bashën për çështjen e lobimit rus.
16 Gusht 2021, 16:36 -
Kronikë
Ankesa për Theo Jacobs e 3 gjyqtarëve që gjykuan Imerajn, KPK: ONM rol të rëndësishëm në vetting, çmojmë çdo rekomandim të saj
Vettingu i prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj shkaktoi debate e përplasje të forta mes saj dhe vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs, i cili kërkon shkarkimin e prokurores. Pas këtyre situatave është detyruar të reagojë vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ku shpreh se mes këtij institucioni dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) ka pasur dhe vijon të ketë një bashkëpunim të frytshme në lidhje me procesin e vettingut.
7 Gusht 2021, 11:27 -
Kronikë
Dokumenti/ Hetimi i pazakontë që ‘fundosi’ Hajdarmatajn, njeriu i krimit të cilit i dërgonte mesazhe me numër të fshehtë, i mbylli dosjen dhe ‘fluturuan’ bashkë! Si ra prokurori i 'kauzave' të PD
Saga trevjeçare e Vettingut 2018-2021 që përfundoi me rrëzimin e Besim Hajdarmataj, zbulohet se si vëzhguesit ndërkombëtarë dhe Komisioneri Publik gjetën numrin e fshehtë të prokurorit përmes të cilit komunikonte me njerëzit e krimit, si doli në skenë dosja e bosit të bixhozit që Hajdarmataj mbylli në 2011.
6 Gusht 2021, 17:10 -
Opinion
Do jetë kjo vjeshta e fundit jashtë qelisë për 'gangsterët' politikë shqiptarë?!
Ka një besim të shtuar tek qytetarët se drejtësia e re në Shqipëri do të arrijë të mundë fenomenin e pandëshkueshmërisë në vend! Ky besim mbështetet kryesisht në angazhimin e fortë amerikan dhe europian për zhbërjen e drejtësisë së vjetër dhe ngritjen dalëngadalë të drejtësisë së re, e cila po formatohet dhe po institucionalizohet ditë pas dite.
5 Gusht 2021, 09:06 -
Kronikë
Fshehu miliona/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari Ken Dhima, bëmat e ‘rebelit’ të Vlorës nga shpërthimi kundër Soros tek përleshjet e fundit në gjykatë
Komisioni i Vettingut i jep fund karrierës 18-vjeçare të gjyqtarit Ken Dhima në drejtësi, rezultoi me dhurata, konflikt interesi dhe me pasuri të pajustifikuar me vlerë 600 mijë USD. Dyshime se fshehu edhe dy pasuri 300 mijë euro. I shpëtoi dy herë shkarkimit në 2014 dhe 2018, u kallëzua për pasurinë, por dosja e tij u mbyll.
29 Korrik 2021, 19:31 -
Kronikë
U shkarkua nga KPK, Kolegji i Apelimit lë në fuqi vendimin për ish-prokurorin Ardian Ylli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës Ardian Ylli, pas problemeve që iu gjetën në kriterin e pasurisë
29 Korrik 2021, 19:09 -
Kronikë
Trupi gjykues i Imerajt në KPK: Përfaqësuesi i ONM na ushtroi presion, kërkonte të ndikonte në vendim! Shpresojmë të mos përsëriten më
3 gjyqtarët e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që gjykuan prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj, kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të vëzhguesit të ONM, Theo Jacobs.
29 Korrik 2021, 13:36 -
Kronikë
Kërkohet shkarkimi dhe dalja nga sistemi i drejtësisë për prokurorin Besim Hajdarmataj, KPA shtyn seancën e radhës për në datën 3 gusht
Shkarkimi dhe dalja përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kjo është kërkesa e Komisionerit Publik për prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj. Por KPA nuk mori sot një vendim por ka shtyrë seancën për më datën 3 gusht, pasi është kërkuar një dokumentacion shtesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut.
29 Korrik 2021, 09:11 -
Kronikë
Sot 5 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ 155 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, 174 të konfirmuar në detyrë! 56 u dorëhoqën nga 'frika' e Vettingut
22 korriku është një datë e rëndësishme për historinë e vendit, pasi me duartrokitje, pas një sërë negociatash, 140 deputetët e Kuvendit Shqiptar votuar pro Reformës në Drejtësi. Report Tv ka arritur të sigurojë të dhëna mbi punën e bërë deri më tani nga 2 organet e vettingut, KPK dhe KPA, ku shihet se ky proces ka ecur me ritme të ngadalta, ku as 50% e gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmës ligjorë nuk kanë kaluar në filtër.
22 Korrik 2021, 08:53