-
Eksperti: Gomat e dimrit të përdoren në të gjithë territorin! Qibini: Ndryshim Kodit Rrugor, shmangin aksidentet! Shtohen përplasjet, ulen vdekjet në dy muajt e parë të vitit
Ekspertët e sigurisë rrugore propozojnë ndryshime në Kodin Rrugor në mënyrë që të gjithë automjetet të detyrohen të përdorin goma dimërore duke marrë shembullin e Kosovës. Sipas Islam Qibinit kjo do të ulte numrin e aksidenteve që shkaktohen si pasojë e akullit në rrugë. Ndërkohë gjatë dy muajve të parë të këtij vitit janë shënuar 13 aksidente më shumë se një vit më parë
1 Mars 2022, 16:33 -
Kronikë
Shefi i Rrugores: 85% e aksidenteve për mos respektim të rregullave! Kritikohemi se vëmë shumë gjoba, por ka shumë shkelje! Këmbësorët s'dinë si ecet në rrugë, ka nisur edhe gjobitja e tyre
Në studion e Report Tv, Shefi i sigurisë rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili tha se 85% e aksidenteve rrugore në Shqipëri janë pikërisht për shkak të mos respektimit të sinjalistikës nga ana e shoferëve që ka sjellë për fat të keq 168 viktima nga janari deri tani.
11 Nëntor 2021, 18:56 -
Kronikë
Të dhënat e INSTAT/ Rritje e frikshme e aksidenteve fatale të shkaktuara nga gratë! 9.4% vdekje më shumë për 9 mujorin e parë të vitit 2021 por vendi ishte në karantinë
Në 9 muajt e këtij viti kanë humbur jetën në aksidente gjithsej 151 persona, me një rritje prej 9.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por duhet thënë se kjo ishte një periudhë ku vendi ishte në pjesën më të madhe në karantinë.
18 Tetor 2021, 12:08 -
Kronikë
Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe shoferë ‘tap’, policia në aksion! Pezullohen 77 leje drejtimi dhe merren 3.796 gjoba në 48 orët e fundit
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia rrugore ka intensifikuar kontrollet, ka evidentuar dhe ka ndëshkuar 3796 drejtues automjetesh gjatë 48 orëve të fundit.
15 Tetor 2021, 18:17 -
Kronikë
Fluks dhe prezencë lagështire, policia në terren nga rruga e Kombit deri në Sarandë, pezullohen 24 patenta dhe vendosen 54 gjoba
Policia Rrugore, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në fundjavë, duke qenë se në shumë akse rrugore ka fluks të lartë të qarkullimit të automjeteve, nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, ka rritur prezencën e patrullave nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.
10 Tetor 2021, 16:17 -
Kronikë
Prezencë reshjesh në vend, policia në terren! Të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet 24 shoferë dhe pezullohen 109 patenta në 72 orët e fundit
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve, policia e shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e automjeteve në të gjithë vendin, edhe për shkak të shirave dhe lagështisë në rrugë.
8 Tetor 2021, 14:02 -
Kronikë
Ekskluzive, pamjet e 3 aksidenteve të rënda në Tiranë, 2 me vdekje! Këmbësorët nuk respektojnë rregullat e kalimit në rrugë, problematikë kryesore
Pamje të tilla të rënda si këto në pamjet e siguruara nga Report Tv fatkeqësisht i shohim shpesh në akset rrugore të Shqipërisë. Mosrespektimi i sinjalistikës rrugore vazhdon të përgjakë rrugët e vendit. Vetëm në 9 muajt e parë të vitit 151 të vdekur nga aksidentet në vend.
6 Tetor 2021, 11:11 -
Kronikë
Pajisja inteligjente në rrugë, Ziu për Report Tv: S'do zhbëjë kontrollet me patrulla! Shoferët me shkelje do futen në filtër! Qytetari do njoftohet me sinjalistikë se kjo rrugë po monitorohet
Në rrugët e Shqipërisë tashmë do të ketë një pajisje inteligjente që do të ndëshkojë të gjithë shoferët e papërgjegjshëm që shkelin rregullat, megjithatë, pavarësisht ekzistencës së saj, kjo nuk do të zhduk praninë e patrullave të policisë.
4 Tetor 2021, 11:24 - Kronikë
-
Kronikë
Tiranë/ Zona e 'Misto Mames' 'njollë' aksidentesh! Rruga që lidh Kombinatin me Yzberishtin si në Kabul, eksperti: Faji i këmbësorëve e shoferëve, jo i sinjalistikës
Zona e “Misto Mames” në Tiranë është kthyer në një nga zonat më të rrezikshme për qarkullimin. Aksidentet me pasoja të lehta janë të përditshme, por janë shënuar edhe viktima. Eksperti Arben Luzi thotë për Report Tv se problemi është tek edukimi i paktë i kalimtarëve dhe shoferëve, kurse sinjalistika është e rregullt.
23 Shtator 2021, 16:26 -
Kronikë
Të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen 9 drejtues mjetesh gjatë 24 orëve të fundit! Gjobiten 143 shoferë për parakalime të gabuara
9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi janë arrestuar në gjithë vendin në 24 orët e fundit
22 Shtator 2021, 15:36 - Kronikë
- Opinion
-
Kronikë
Policia rrugore në ‘aksion’! Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe drejtues ‘tap’, në pranga 15 persona, ndëshkohen me gjobë 2531 të tjerë dhe pezullohen 132 leje
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, policia e vendit duke përdorur radarë, drone, kamera dhe alooteste ka dal në terren për të ndëshkuar drejtuesit e pabindur dhe që veprojnë në kundërshtim me ligjin.
15 Shtator 2021, 16:44 -
Kronikë
Përmbysja e makinave në tunelet te ish-dogana, inxhinieri i sigurisë rrugore në Report Tv: Të përmirësohet sinjalistika! Kur aksidentet bëhen për faj të rrugës, dëmet i paguan kontraktori
Tunelet te nënkalimi i Shqiponjës janë kthyer në burim aksidentesh ku vetëm ditët e fundit janë përmbysur disa makina për shkak të kthesës së fortë dhe mungesës së sinjalistikës. Inxhinieri i Sigurisë rrugore Spartak Tarka tha në Report Tv se duhet rregulluar sinjalistika. Ai siguroi se rrugët në Shqipëri auditohen dhe inskeptohen nga ekspertët, të cilët japin rekomandimet e tyre kur duhet ndërhyrë në akse për përmirësimin e tyre.
15 Shtator 2021, 12:31 -
Kronikë
‘Lumë’ gjobash në 72 orët e fundit në vend, arrestohen 34 shoferë! Hiqen 209 patenta, 136 për shpejtësi të lartë
Një numër shumë i lartë gjobash janë vënë në 72 orëve të fundit në vendin tonë. Janë pezulluar 209 patenta nga të cilat 136 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 8 për qarkullim në sens të kundërt.
7 Shtator 2021, 16:29 -
Opinion
500 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë verës, si 'frika ruajti vreshti' në rrugët e vendit! Më pak aksidente dhe vdekje
Në një horizont afatgjatë, duhet menduar për një modernizim teknologjik të sistemit të vrojtimit dhe ndëshkimit të shkelësve të Kodit Rrugor, si dhe për një fushatë më të fuqishme sensibilizuese, në mënyrë që drejtuesit e mjeteve të mos arrijnë tek pika ku duhet të ndëshkohen me burg, me heqje patente, apo me gjobë…
5 Shtator 2021, 13:40 -
Kronikë
‘Fluturojnë’ 71 patenta! Vendosen 1192 gjoba për shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuar, arrestohen 9 shoferë
Këtë të shtunë “kanë fluturuar” 71 patenta e ndërsa janë vendosur 1192 gjoba, për drejtuesit e papërgjegjshëm të makinave. Pjesa më e madhe e gjobave dhe patentave të hequra janë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara si edhe parakalime të gabuara.
28 Gusht 2021, 15:51 -
Kronikë
Parakalime të gabuara me shpejtësi 'skëterrë', arrestohen 21 shoferë, hiqen 68 patenta! Lumë gjobash në 24 orët e fundit
Fundjava ka shënuar fluks makinash drejt zonave bregdetare dhe në Malin e Tomorrit në Berat për shkak të pelegrinazheve. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 21 shoferë, janë pezulluar 68 leje drejtimi, ndërsa janë vendosur 2871 gjoba.
21 Gusht 2021, 18:03 -
Kronikë
Përplasi me makinë 2 policë që patrullonin me motor, në pranga 67-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar 67-vjeçarin Sh. K, i cili teksa po udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz” ka aksidentuar 2 efektivë të cilët i përkasin patrullës së Forcës së Posaçme "Shqiponja" madhe po lëviznin me motor.
14 Gusht 2021, 09:27