-
Report Tv vëzhgim në rrugën që lidh Durrësin me jugun, manovrat për t’i shpëtuar gropave, burim për aksidente!
Një ndër rrugët më të rëndësishme në vend, që lidh Durrësin me Jugun e vendit ku çdo ditë lëvizin mbi 5 mijë makina është lënë në degradim të plotë. Gropat shpesh bëhen burim për aksidente, ndërsa ARRSH-ja nuk ka ende një projekt për asfaltimin e saj.
4 Prill 2023, 16:10 -
Eksperti rrugor: Personat që kapen duke përdorur telefonin në timon t’u hiqet patenta përgjithmonë! Avokati Duraj: Jo masa drastike, duhet edukim qytetar
Eksperti rrugor Gëzim Hoxha në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv propozon që personat të cilët kapen duke përdorur telefonin në timon duhet tu hiqet patenta përgjithmonë. Hoxhaj u shpreh se përdorimi i celularit të bllokon trurin dhe është i barabartë me pirjen e alkoolit
22 Mars 2023, 13:46 -
11 makina inteligjente, 16 radarë, patrulla me makina pa logo në terren! ‘Rrugorja’ apel shoferëve: Adrenalina e festës s' duhet të cenojë jetën
Në këto ditë festash, policia rrugore ka zgjedhur që t’u bëj një apel shoferëve që të ecin me kujdes, të shmangin shpejtësinë, telefonin teksa udhëtojnë, pra të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
2 Janar 2023, 13:18 -
5 ‘njolla të zeza’! 2022-shi, 10 të vdekur në aksidente rrugore në Korçë! Ekspertët: Shkak, kryqëzimet
Policia e Korçës ka përcaktuar 5 akset rrugore më problematike të cilësuara si njolla të errëta në këtë qark që janë bërë shkak për shumë aksidente rrugore me pasoje vdekjen. Më problematiku konsiderohet aksi i juglindjes që lidh Korçën me Pogradecin. Banorët dhe ekspertët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të përmirësuar sinjalistikën.
24 Dhjetor 2022, 22:04 -
Berat/ Një 65-vjeçar humb kontrrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën dhe trafikndarësen, asnjë i lënduar, qarkullimi i bllokuar (VIDEO)
Mjeti Toyota humb kontrrollin dhe përplaset me shtyllën dhe trafikndarësen e rrugës në qendër të Beratit, rreth 500 metër larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Fatmirësisht nuk ka anjë të lënduar. Qarkullimi në qendër të qytetit është momentalisht i bllokuar.
21 Dhjetor 2022, 13:08 -
Bilanci janar –tetor 2022, ulet numri i aksidenteve 33% më pak se në vitin 2018 dhe 19% më pak viktima se vitin e kaluar! Drejtuesit nën 25 vjeç më të përgjegjshëm
Shqiptarët po sillen në mënyrë më të përgjegjshme në rrugë me makinat e tyre. Në këtë përfundim duket se ka dalë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në një raport i bërë së fundmi për periudhën janar-tetor 2022. Bëhet me dije se numri i aksidenteve rrugore përgjatë 9 muajve ka pasur 33% më pak aksidente në krahasim me vitin 2018 për të njëjtën periudhë kohore si edhe më pak humbje jete.
24 Nëntor 2022, 14:03 -
Eduard Zaloshnja: Sezoni veror, u shtuan gjobat, u pakësuan aksidentet rrugore
Nga të dhënat zyrtare të Policisë Rrugore për këtë sezon veror (qershor-korrik-gusht), rezulton se u rrit me 21% numri i gjobave të vëna për shkelje të Kodit Rrugor dhe me 26% vlera mesatare e një gjobe, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar (Grafiku 1).
7 Shtator 2022, 17:07 -
Gjobë deri në 100 mijë lekë, nis ndëshkimin e personave që hedhin sende nga makina! VIDEO momenti kur shoferi hedh kanoçen në autostradë
Regjistrimi i aksidente të shumta rrugore nuk i ka ndërgjegjësuar shoferët që të lëvizin me makinë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Një prej tyre është edhe një qytetar me incialet B.K., i cili ecën me makinë 'sikur është Zot' i rrugës e duke mos respektuar jo vetëm rregullat e qarkullimit rrugor, por as normat etike.
11 Korrik 2022, 12:08 -
Ndal shpejtësisë! Të rinjtë në timon më pak se 80 km/h në autostradë! Propozimi për ndryshime në Kodin Rrugor shkon në Kuvend! Rinovimi i patentës çdo 15 vite
Të rinjtë në timon nuk do të lejohen të ecin me më shumë se 80 km në orë në autostradë. Një propozim i ri hartuar nga ekspertë të PS, tashmë i depozituar në Kuvend, parashikon disa ndryshime në Kodin Rrugor. Pjesë e ndryshimeve është edhe rritja e moshës së shoferëve të autobusëve dhe kamionëve apo rritja e kohës së vlefshmërisë së patentave nga 10 në 15 vite
5 Korrik 2022, 13:58 -
‘Si të çmendur në rrugë’, kapet shoferi që po ‘fluturonte me Benz-CLS, i hiqet 5 muaj patenta! Një tjetër lëvizte me 160 km/h
Aksidentet e shumta rrugore që janë regjistruar ditëve të fundit, duke marrë jetë njerëzish, nuk i kanë ndërgjegjësuar aspak shoferët, të cilët lëvizin me shpejtësi të frikshme në rrugë duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe të tjerëve.
2 Korrik 2022, 11:38 -
Kontrolle në të gjitha akset rrugore në Vlorë dhe Sarandë, vendosen 916 gjoba, 13 shoferëve i pezullohet patenta
Policia Rrugore ka kryer kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.
15 Qershor 2022, 15:03 -
Zaloshnja: 4 faktorët kryesorë të vdekjeve e plagosjeve të rënda prej aksidenteve rrugore
Indeksi i mortalitetit në aksidentet rrugore përfaqëson numrin e vdekjeve për 100 mijë automjete aktive. Indeksi i morbiditetit në aksidentet rrugore përfaqëson numrin e plagosjeve të rënda për 100 mijë automjete aktive. Të dy këta indekse në Shqipëri kanë regjistruar një ulje dramatike në periudhën 8-vjeçare 2013-2021 (shihni grafikun më poshtë).
15 Qershor 2022, 09:35 -
Vëzhgimi i Report Tv/ Semaforët ‘vrasës’ në Tiranë, qytetarët të frikësuar nga sinjalistika e shoferët! Eksperti i Policisë Rrugore: Kryeqyteti me shumë ‘zona të errëta’
Me plotësimin e sinjalistikës rrugore duket se problemet nuk janë zgjidhur në metropol. Report Tv pasi foli me specialist mbi zonat e errëta të trafikut dhe shkaqet e aksidenteve, vëzhgoi disa kryqëzime, ku semaforët që lejojnë kalimin njëherësh të makinave dhe këmbësoreve, shkaktojnë kaos e për pasojë ngjarje të rënda rrugore.
11 Maj 2022, 16:23 -
Aksidenti në Tiranë, të gjitha ‘mjetet nën lupë, pezullohen 79 lejë drejtimi! Arrestohen 16 drejtues mjetesh (VIDEO)
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë vendin janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 39 për shpejtësi (të matura me radarët automatikë), 29 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt
9 Maj 2022, 11:41 -
Aksident në Fier, dy makina përplasen me kamionin, plagosen tre persona, dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident rrugor është shënuar në aksin rrugor “Mbrostar Ura” në Fier. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital për të marë ndihmën mjekësore.
4 Maj 2022, 17:22