-
Vangjel Tavo: S'do jem qytetari i parë, por shërbëtori i parë i Himarës! Do i shërbej çdo banori, pa dallim bindjesh politike (Fjala e plotë)
"Bashkia e Himarës do jetë bashkia juaj. Dyert e bashkisë dhe dera e zyrës sime do jenë gjithmonë të hapura për banorët e thjeshtë, për shqetësimet dhe nevojat e komunitetit. Do jenë të hapura edhe për ide dhe angazhim nga cilido individ apo institucion që kërkon të kontribuojë në të mirën e Himarës"
30 Shtator 2024, 11:03 -
VIDEO/ Fitoi zgjedhjet e 4 gushtit, Vangjel Tavo betohet si kryebashkiak i Himarës: Do punoj për qytetarët, kundër abuzimeve e korrupsionit
Vangjel Tavo mban fjalën e parë si kryebashkiak, premtimet për Himarën dhe ftesa për bashkëpunim me të gjitha palët. Ligjërimi i mandatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe certifikimi nga Gjykata e Vlorës javën e kaluar, i kanë hapur rrugën edhe betimit sot të socialistit Vangjel Tavo. Fitoi me diferencë rreth 1500 vota ndaj Gjikurisë
30 Shtator 2024, 10:00 -
I arrestuar për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goros për masë më të butë sigurie
Goro akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie për abuzim me pronat në bregdetin e Himarës, gjatë kohës kur drejtonte këtë bashki.
24 Shtator 2024, 16:31 -
Tjetërsuan 10 mijë m2 tokë, SPAK dërgon për gjykim Jorgo Goron e 4 të tjerë! Ish-kryebashkiaku i Himarës në akuzë për shpërdorim detyre e mosdeklarim pasurie
SPAK dërgon për gjykim për shpërdorim detyre dhe mos deklarim pasurie ish kryetarin e Himarës, Jorgo Goro. Ai akuzohet se ka tjetërsuar 10 mijë m2 tokë në Himarë në 2 sipërfaqe të ndryshme. SPAK ka zbuluar edhe një apartament të Goro në Tiranë të cilin e kishte fshehur duke e regjistruar me emër të një shtetasi tjetër
22 Shtator 2024, 10:25 -
KQZ i jep zyrtarisht mandatin, Vangjel Tavo kryebashkiaku i ri i Himarës! Pritet betimi, PBDNJ dhe Beleri e kontestojnë
Pasi opozita humbi betejën edhe në Kolegjin Zgjedhor, Vangjel Tavos i jepet zyrtarisht sot mandati si kryebashkiak i Himarës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh dhe vendosi në orën 10:30 për t’i dhënë mandatin, duke i hapur kështu rrugë betimit në Këshillin Bashkiak. PBDNJ dhe Fredi Beleri vijojnë betejën me ankimime
12 Shtator 2024, 08:42 -
I hapet rruga betimit të Vangjel Tavos, nesër KQZ i jep mandatin si kryebashkiak i Himarës
Pasi opozita humbi betejën edhe në Kolegjin Zgjedhor, Vangjel Tavos do t’i jepet zyrtarisht mandati si kryebashkiak i Himarës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet nesër në orën 10:30 për t’i dhënë mandatin Tavos.
11 Shtator 2024, 10:20 -
SPAK kopsit dosjen për Jorgo Goron, ish kryebashkiakun e Himarës e akuzon për tjetërsim pronash e fshehje të pasurisë
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzen ish-kryebashkiakut te Himarës Jorgo Goro e disa ish-zyrtar të tjerë lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, teksa u arrestua në muajin mars të këtij viti.
10 Shtator 2024, 12:37 -
Zgjedhjet në Himarë/ Kolegji Zgjedhor rrëzon koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, i hapet rruga betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë, të cilët kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht. Kolegji Zgjedhor unanimisht ka lënë në fuqi vendimin e KAS, i cili vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve është i pakontestueshëm.
9 Shtator 2024, 17:28 -
Fredi Beleri tregon shokët që bëri në burg dhe një falederim për Ramën: Zyra miqësi me Kokën, Gjicin, Bllakon, ja debatet e socialistëve dhe çfarë thoshin për arrestimet
Ish-kryebashkiaku i zgjedhur eurodeputet për Greqinë në Parlamentin Evropian, rrëfen se si i kaloi 16 muajt e izolimit në Durrës dhe Fier. Miqësitë e reja që zuri: Me askënd prej tyre nuk njihesha, u miqësuam aty në ambientin e burgut. Po të mos ishte Rama që më arrestoi, s’do isha bërë eurodeputet
7 Shtator 2024, 14:05 -
U dënua për blerje votash, Fredi Beleri lirohet me kusht, i kishin mbetur edhe 6 javë burg! Militantët në Himarë e presin me flakadanë (VIDEO)
Minoritari Fredi Beleri u lirua sot me kusht nga Gjykata e Fierit pasi kreu 16 muaj burg për korrupsion në zgjedhje. Teksa la qelinë ai u shpreh se nuk do të heqe dorë nga Himara, duke paralajmëruar se do të kandidojë sërish nëse merr OK nga Gjykata e Strasburgut.
2 Shtator 2024, 10:05 -
Bashkia e Himarës i jep 2 hektarë tokë projektit strategjik në një ‘mbledhje të jashtëzakonshme’
Tetë ditë pas zgjedhjeve, Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi pa praninë e opozitës një kërkesë të dy ministrive për të kaluar 2.1 hektarë kullotë publike për llogari të projektit strategjik "White Roads Hotel" në pronësinë e kompanisë Gjikuria, ndërsa përfaqësues të opozitës pretendojnë parregullsi.
29 Gusht 2024, 17:21 -
Dëmet kolaterale të perëndimit të Vangjelit
Në këtë situatë, loja e shahut do të nisë nga fillimi me gurë të tjerë. E gurët e vjetër nuk vlejnë as për damë, ndaj dhe jemi në këtë situatë kur po tentohen të gjenden valvola shpërthimi duke kopjuar performancën e Ilir Metës e Sali Berishën, me shpresë së shantazhi do të rezultojë efikas.
24 Gusht 2024, 20:49 -
Zgjedhjet në Himarë, KAS vendos hapjen e kutive! Opozita kërkon ‘prova’: 560 zgjedhës s’votuan për shkak të ID të skaduar
Me kërkesë të opozitës, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi hapjen e kutive të 36 Qendrave të Votimit të Himarës. Brenda tyre do të merren të dhëna për qytetarët që nuk arritën të votojnë për shkak se kishin një ID të skaduar apo për ata që nuk u identifikuan dot nga pajisja PEI. Të hënën KAS vendos nëse do të lërë në fuqi fitoren e Tavos apo do të përsërisë zgjedhjet.
22 Gusht 2024, 12:40