-
Rastet e shumta të qytetarëve të infektuar me grip, epidemiologia e ISHP: Shmangni spitalet! Janë viroza normale, nuk duhen trajtuar me antibiotikë
Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Gentiana Qirjako ka bërë thirrje që qytetarët të mos paraqiten menjëherë në spital për çdo simptomë të gripit, duke shtuar se bëhet fjalë për viroza të cilat janë normale për sezonin ku ndodhemi.
19 Janar 2023, 12:16 -
Ende mister si u infektua me HIV/ AIDS fëmija 1-vjeç në Tiranë, Manastirliu pa përgjigje: ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik sipas protokolleve
Mbetet ende një mister sesi është infektuar me HIV/AIDS 1-vjeçari në sistemin spitalor në Shqipëri. Që prej publikimit të rastit më 1 Dhjetor të 2022, Report Tv ka trajtuar herë pas herë këtë ngjarje të rëndë, të infektimit të 1-vjeçarit, ndonëse dy prindërit e tij nga testimi rezultojnë negativë.
10 Janar 2023, 12:57 -
Mister si fëmija 1-vjeç u infektua me HIV/AIDS në Tiranë! 135 bebe që ishin me të në maternitet s’u testuan, ISHP analiza vetëm infermierëve
Report Tv vijon të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë të infektimit me HIV/AIDS të një fëmije, sot 1-vjeçar, me dy prindër negativë. Fëmija qëndroi 1 javë në reanimacionin e “Mbretëresha Geraldinë” dhe u shtrua disa herë në pavione të ndryshme të QSUT-së. Por ISHP nuk ka testuar asnjë nga 135 bebet që ishin në maternitet me të dhe hetimi epidemiologjik ende nuk ka zbuluar se ku dhe si u infektua i vogli.
6 Janar 2023, 14:56 -
Virusi RSV, epidemiologia: Duhet kujdes i shtuar për fëmijët 0-6 muajsh, por dhe për moshuarit! Simptomat shfaqen vonë, jo si gripi normal
Rubina Muzina, epidemiologe nga SHBA-ja tha se virusi RSV po përhapet me shpejtësi në SHBA, i cili prek më së shumti fëmijë, 0-6 muaj, mirëpo thekson se duhet të kenë një kujdes të shtuar.
15 Dhjetor 2022, 19:52 -
ISHP me godinë të re, Manastirliu: Do ndërtojmë laborator të ri! Do rrisim nivelin e survejancës
Prezantohet masterplani përfundimtar i Institutit të Shëndetit Publik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh gjatë prezantimit të këtij masterplani se ky Institut është projektuar me kapacitetet të shtuara dhe për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes.
15 Dhjetor 2022, 14:17 -
Vaksinat anti grip, 200 mijë doza do të shpërndahen falas! ISHP: Përfitues, nga të sëmurët kronikë tek të moshuarit! Fundi i tetorit, periudha më e mirë
Në javën e fundit të tetorit pritet të nisë shpërndarja e vaksinave kundër gripit. Instituti i Shëndetit Publik sqaron për Report Tv se vaksinën duhet ta bëjnë grupmoshat në risk, që nga të sëmurët kronikë e deri tek të moshuarit.
22 Tetor 2022, 18:24 -
Shëndeti
Dita ndërkombëtare e zemrës! Report Tv sjell historinë e 77-vjeçarit, 20 vite me probleme kardiake: Dashuria për veten më mban gjallë
Me sloganin “Duaje zemrën Tënde”, në ditën botërore të zemrës, kardiologët bëjnë thirrje për më tepër kujdes, ndërsa vitet e fundit po preken edhe të rinjtë e faktorët kryesorë janë duhani, alkooli e stresi. Sipas mjekëve, sëmundjet kardiovaskulare janë ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë në vendin tonë.
29 Shtator 2022, 16:33 -
Dezinsektimi 'peng' i institucioneve, mushkonjat 'bëjnë kërdinë'! Ministria e Brendshme: Tenderi u pezullua, ISHP të rishikojë specifikimet teknike
Tenderi për procesin e dezinsektimit që duhet të ishte kryer në muajin maj është anuluar pasi ISHP duhet të rishohë specifikimet teknike, sipas agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në ministrinë e Brendshme. Por ISHP thotë se zgjidhjen duhet ta japë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara
13 Korrik 2022, 20:52 -
Lija e majmunëve, Ministrja e Shëndetësisë: Mbërrijnë testet e para në vend, do kryhen në ISHP
Kanë mbërritur në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmunit apo kontakteve të tyre. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manatirliu vizitoi sot laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik, ku bëri me dije se testimet për linë e majmunit do të kryhen në Shqipëri.
27 Qershor 2022, 11:11 -
Rreziku nga Lija e Majmunit, në ISHP mblidhen ekspertët! Autoritetet rrisin vigjilencën! Vaksinim për kontaktet e afërta të rasteve që mund të shfaqen
Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizmit në Institutin e Shëndetit Publik ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një diskutim në lidhje me masat praprake për virusin e lisë së majmunit. Komiteti i Ekspertëve të Imunizimit ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërt dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit.
30 Maj 2022, 11:23 -
COVID-19, konfirmohet prezenca e varianteve të reja të Omicron në Shqipëri, BA1 dhe BA2
Variantet e reja të COVID-19 BA1 i Omicron dhe të BA2 janë prezente në vendin tonë. Instituti Shëndetit Publik konfimoi praninë e tij në popullatën shqiptare pas analizave të kryera në Gjermani.
5 Prill 2022, 11:28 -
Report Tv sjell hartën e 7 bashkive me qytetarë të pavaksinuar! Kamza me 72% të personave të pavaksinuar! Bino: Të rinjtë janë më skeptikët
Shtatë bashki në vendin tonë kanë përqindjen më të lartë të popullatës të pavaksinuar anti-covid. Report Tv sjell hartën me grafikun e vaksinave sipas bashkive, ku në raport dhe me popullatën Kamza ka shifrën më të lartë të të pavaksinuarve.
17 Shkurt 2022, 18:03 -
Rritet numri i vajzave me kancer në qafën e mitrës! ISHP për Report Tv: Çdo vit 40 vdekje dhe 130 raste të reja! Nxitoni të bëni testin, nëse kapet në kohë kurohet
Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e dytë si shkaktari i vdekjeve tek gratë. Për Report Tv mjekja gjinekologe Mimoza Keta u bën thirrje grave të bëjnë testin e Human Papiloma virus, që kap në kohë sëmundjen dhe shpëton jetë.
27 Janar 2022, 14:09 -
Ulqinaku në Report Tv: Karantina do bëhet 5 ose 7 ditë! Mos përdorni antibiotik, nuk kanë efekt për gripin dhe Omicron-in
Periudha e karantinimit për të gjithë personat e infektuar me COVID mund të shkurtohet nga 10 ditë në 5 ose 7 ditë. Lajmi u bë me dije nga nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku për Report TV. Sipas tij, përdorimi i tepërt i antibiotikut gjatë pandemisë është dëmi më i madh që iu shkaktua popullatës.
21 Janar 2022, 20:02 -
Varianti Omicron, Ulqinaku në Report Tv: Deri në 5 mijë raste në ditë me COVID-19 brenda janarit! Sallabanda: Vaksinimi në Shqipëri i suksesshëm, por qytetarët e pandërgjegjësuar
"Me llogaritjet tona, rastet e COVID-19 për shkak të variantit Omicron do të arrijnë deri në 5 mijë në ditë", kjo ishte ajo që tha nëndrejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku në Report Tv, teksa po fliste lidhur me pandeminë gjatë festave të fundvitit.
30 Dhjetor 2021, 22:28 -
ISHP: Shqiptarët e vaksinuar jashtë vendit mund të regjistrohen në e-Albania! Dozën e dytë ose të tretë mund ta bëjnë në Shqipëri ose jashtë
Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri dhe do të përfitojnë automatikisht certifikatën e vaksinimit (green pass) nëpërmjet sistemit e-Albania.
28 Dhjetor 2021, 15:27 -
Gripi dhe COVID-i qarkullojnë njëkohësisht në vend, ISHP: Situata mund të përkeqësohet
Për shkak të qarkullimit të dy viruseve në të njëjtën kohë, ai i gripit të tipit A dhe COVID-19, sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik mund të përkeqësojnë situatën, ndaj rekomandohet vaksinimi.
21 Dhjetor 2021, 19:53 -
VIDEO/ Silva Bino thirrje për vaksinim: Të gjitha arsyet pse duhet ta merrni dozën e tretë anti-COVID
Në një kohë kur në vendin tonë ka nisur aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-COVID, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino teksa ka bërë thirrje për vaksinim ka shpjeguar arsyet se përse qytetarët duhet të marrin dozën e tretë.
20 Dhjetor 2021, 11:43