-
Britani e Madhe/ Përfundojnë dënimin tre shqiptarët e arrestuar për kultivimin e sasisë së drogës me vlerë 300 mijë paund
Ata janë shtetasit e fundit shqiptarë që u përfshinë në tregtinë bujqësore të kanabisit Teesside, e cila më parë kishte përfshirë një numër të konsiderueshëm të shtetasve vietnamezë.
22 Prill 2020, 22:54 -
Koronavirusi/ Vdes infermierja shtatzënë, mjekët arrijnë të sjellin në jetë me sukses foshnjën (FOTO)
Foshnja e një infermiere në Britaninë e Madhe ka ardhur në jetë me sukses pasi e ëma vdiq nga COVID-19. Mary Agyeiwaa Agyapong, 28 vjeç, ishte punonjëse prej pesë vitesh në Spitalin Universitar Luton dhe Dunstable, ku dhe humbi jetën. Një zëdhënëse në spital tha se "fëmija i infermieres ishte shumë mirë", megjithatë ajo s’mund të jepte asnjë informacion të mëtejshëm.
16 Prill 2020, 04:10 -
25-vjeçari britanik me COVID-19 flet nga spitali: E kam nënvlerësuar, merreni seriozisht nuk është grip
Calum Wishart në Britaninë e Madhe tha për mediat e huaja se fillimisht kishte mbajtur një qëndrim krejtësisht të gabuar duke nënvlerësuar virusin, por më pas ai kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen, kollë të fortë e për këtë arsye u shtrua na spital.
12 Prill 2020, 20:48 -
Infermierja 21-vjeçare firmos testamentin e vdekjes, një mesazh për të gjithë: Mos na quani heronj, por luftoni me ne!
Një infermiere e re që ndodhet në vijën e parë të COVID-19 në Britani është shprehur se tashmë ka shkruar testamentin sepse ka frikë se mund të vdesë nga virusi vdekjeprurës.
8 Prill 2020, 22:38 -
Koronavirusi/ British Airways pritet të njoftojë pezullimin 36,000 anëtarëve të stafit të saj
British Airways pritet të njoftojë pezullimin e rreth 36,000 anëtarëve të stafit të saj. Linja ajrore, e cila u detyrua të ulte pjesën më të madhe të flotës së saj për shkak të krizës së koronavirusit, ka negociuar me Kombet e Bashkuara për më shumë se një javë.Të dy palët kanë arritur një marrëveshje të gjerë, por ende nuk kanë nënshkruar detajet.
2 Prill 2020, 06:11 -
Koronavirusi/ MEPJ: Britania e Madhe shtyn vizat për shtetasit shqiptar që u skadon afati
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të ketë shtyrje të vizës për të gjithë shtetasit shqiptar të cilët nuk do të mund të kthehen në vend për shkak të situatës nga koronavirusi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptar se masa do të aplikohet për secilin shtetas të cilit viza i skadon pas 24 janarit dhe që smund të largohet për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit.
26 Mars 2020, 20:09 -
Koronavirusi/ 336 të vdekur në Britani, Johnson 'i dorëzohet' pandemisë. Masa të rrepta parandaluese: Jashtë vetëm për ushqim, ilaçe ose sporte
Me 336 viktima dhe 6,726 të infektuar Boris Johnson-it përfundimisht i është dashur të dorëzohet përballë pandemisë së koronavirus dhe të mbyllë gjithçka, duke kërkuar edhe izolimin e banorëve dhe lëvizjen e tyre vetëm për nevoja thelbësore siç janë ushqimi ose ilaçet. Nga sot e në vijim në Britani mbeten në funksion vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë, ndërsa është urdhëruar ndalimi i çdo aktiviteti të panevojshëm, janë mbyllur të gjitha bizneset të cilat shesin mallra jo thelbësore si dhe janë mbyllur tubimet në publik e nuk lejohet lëvizja në grupe e njerëzve. Masat pritet të zgjasin 3 javë, ndërkaq Britania e Madhe ka hyrë në një situatë që nuk e kishte njohur as gjatë Luftës së Dytë Botërore.
24 Mars 2020, 03:39 -
Sulmi me bombë në Manchester Arena: Hashem Abedi shpallet fajtor për vrasjen e 22 personave
Shpallet fajtor për vrasjen e 22 personave pas koncertit të Ariana Grande në Manchester Arena, vëllai i kamikazit Salman Abedi, Hashem Abedi. 22-vjeçari Hashem Abedi kishte mohuar të kishte ndihmuar të vëllain për planifikimin e shpërthimit të "papritur dhe vdekjeprurës".
18 Mars 2020, 06:02 -
Koronavirusi, shënohet viktima e dytë në Britaninë e Madhe, 164 persona të infektuar
Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar viktimën e dytë brenda vendit nga koronavirusi. Ai është një i moshuar tek të 80-tat, ndërkohë ka shkuar në 164 numri i të infektuarve. 45 prej rasteve të konfirmuara vijojnë të marrin trajtimin e tyre në shtëpi, dhe18 persona të tjerë janë rikuperuar.
7 Mars 2020, 04:55