-
Zhupa në ‘Pa Protokoll’: Kthimi i Metës dhe Berishës do inspirojnë popullin opozitar për të fituar zgjedhjet! Kushtetuesja do rrëzojë marrëveshjen e Butrintit
Zhupa, e cila është rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha brenda PD-së, tha në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, se tashmë opozita nuk ka asnjë dilemë, që të qëndrojë përballë Edi Ramës. Sipas Zhupës, me rikthimin e Ilir Metës në politikë si dhe të Sali Berishës në krye të PD-së, do të motivohet populli opozitar për të fituar zgjedhjet
15 Korrik 2022, 22:23 -
Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Butrintin! Seanca shoqërohet me debate! Berisha s’lëshon foltoren në Kuvend, garda e rrethon! Ofendon Spiropalin
Mes debatesh është zhvilluar seanca plenare në Kuvend, kjo pasi Sali Berisha u bë sërish protagonist duke kërkuar më shumë kohë për të folur. Në mbrojtje të tij, dolën edhe besnikët Flamur Noka, Oerd Bylykbashi e Luçiano Boçi që kërkuan që Berisha të marrë fjalën, pasi deputetja Elda Hoti i kishte lënë radhën e saj.
14 Korrik 2022, 13:21 -
'Butrinti', Gjinushi në Report Tv: Dakord me menaxhimin, por jo me hulumtimin! Fondacioni s’mund të shkruajë historinë! Fjalori i Gjuhës Shqipe gati në 2023
Kreu i Akademisë së Shkencave, nuk e sheh problemin tek menaxhimi i parkut, por tek pjesa e hulumtimit. Në këtë pikë, thotë Gjinushi, në vëzhgim të parë është një tejkalim i institucioneve shqiptare të cilët kanë të drejtën ekskluzive që të kryejnë hulumtime. Sipas Gjinushit, një fondacion i caktuar mund të marrë përsipër menaxhimin, por jo shkrimin e historisë.
12 Korrik 2022, 21:58 -
Parku i Butrintit, Kumbaro i përgjigjet Metës: Do të mbetet nën administrimin e shtetit! Nuk heqim dorë nga asnjë përgjegjësi
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisi, Mirela Kumbaro ka deklaruar se shteti nuk heq dorë nga asnjë përgjegjësi ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit. Kjo deklaratë e ministres, vjen si kundërpërgjigje ndaj presidentit Ilir Meta, një ditë më parë, i cili i kërkonte shtetit të mos të heqë dorë Parku Kombëtar i Butrintit
22 Qershor 2022, 09:46 -
Meta kthen në Kuvend Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit: Cenon interesin e shqiptarëve! Të ngrihet një komision hetimor
Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishikim marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit. Sipas Metës kjo marrëveshje cenon kushtetutën si dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO.
20 Qershor 2022, 12:53 -
Marrëveshja e Butrintit, Ina Zhupa thirrje Metës: Ligji është antikushtetues dhe rrezikon historinë shqiptare, mos e dekreto
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që mos të dekretojë ligjin për marrëveshjen e Butrintit
1 Qershor 2022, 13:16 -
Marrëveshja për Butrintin, Zhupa në ‘5 pyetjet’: Nuk është në interes të publikut! Një park kombëtar s’mund t’ia lësh privatit, historia nuk jepet me koncesion
Deputetja demokrate Ina Zhupa, një ndër zërat më kritik të opozitës sa i përket marrëveshjes për menaxhimin e Butrintit, thotë se kjo marrëveshje nuk është në interes të publikut. E ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Zhupa thotë se po shkelet Konventa e Parisit.
23 Maj 2022, 22:36 -
‘Butrinti’ diskutohet në Kuvend, Apollon Baçe në protestë: Parlament njësustësh! Hodges antishqiptar, ka pretenduar se Sarandën na e falën! 60 mln fitime do i kalojnë Fondacionit
Teksa projektligji diskutohej në Kuvend, akademiku Apollon Baçe dhe një grup aktivistësh protestuan kundër menaxhimit të Butrintit nga privati. Baçe ngre dyshime mbi faktin që fitimet nuk do t’i kalojnë shtetit dhe tek qëllimet e arkeologut britanik Hodges për Butrintin.
23 Maj 2022, 10:34 -
Butrinti/ Auron Tare: Granoff mendon se për 5 mln USD të dhuruara duhet të marre në kontroll Qendrën e Pasurive Botërore te Unesco
Faktet për Butrintin janë shumë të thjeshta. Si fillim, Butrinti është në pronësi dhe kontrollohet nga qeveria dhe populli i Shqipërisë. Asgjë nga këto që e po bëjmë nuk e ndryshon pronësinë dhe kontrollin e Butrintit si dhe objektet e trashëgimisë kulturore
23 Maj 2022, 10:12 -
Butrinti/ PD: Po i jepet me koncesion për 10 vite një fondacioni privat! Rama: Ndryshimi i kufijve të Parkut me kërkesë të UNESCO! Marrëveshja miratohet me 75 vota pro në Kuvend
Në seancën finale për miratimin e marrëveshjes që si synim ka administrimin e Butrintit për 10 vite nga Fondi Shqiptar-Amerikan për Zhvillim, opozita ka vijuar me akuzat që pas këtij veprimi fshihet një koncesion. Përballë këtyre akuzave, nga 'Foltorja' e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka sqaruar se ndryshimi i kufijve është bërë me kërkesë nga UNESCO për shkak të ndërtimeve pa leje pa kriter që u bën në kohën e Sali Berishës.
23 Maj 2022, 08:09 -
Miratohet pr/ligji për menaxhimin e Butrintit, Braçe: Mbroni kufijtë e zonës së mbrojtur, një herë është abuzuar me ndërtime! Margariti: Investimi strategjik është jashtë Parkut Kombëtar
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”. Projektligji u miratua vetëm me votat e qeverisë, ndërsa opozita tha se do e dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, njësoj si projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
17 Maj 2022, 12:46 -
Përplasja me Koçin për 'Butrintin', deputetja Ina Zhupa: Thanë do sabotojnë seancën me ekspertët, kanë frikë të ballafaqohen! Administrimi i pasurive kulturore të bëhet nga shteti
Deputetja e PD, Ina Zhupa pati përplasje me Petro Koçin për "Butrintin" në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Pas mbledhjes foli para mediave duke thënë se Koçi i bëri me dije se do të dështojnë mbledhjen pasi PD ka kërkuar që të marrin pjesë në Komision për të dhënë komentin e tyre për Parkun Kombëtar të Butrintit.
11 Maj 2022, 14:19 -
Butrinti, Majko akuza qeverisë: Keni ndryshuar kufijtë e zonës së mbrojtur! Dule: Qeveria ka dhënë pronën e manastirit ortodoks për ndërtimin e një resorti
Kalimi i menaxhimit të Butrintit nga Fondacioni Amerikan për Zhvillim ka krijuar debate të ashpra edhe në Komisionin e Politikës së Jashtme. Majko ka akuzuar qeverinë se ka ndryshuar kufijtë e Parkut, kurse deputeti Dule ishte i shqetësuar për tokat e kishës. Nga e ana tij, kreu i fondacionit, Martin Mata u tha deputetëve se ka pasur luftë që dixhitalizimi i parkut të mos funksionojë. Miratohet me 11 vota pro
10 Maj 2022, 10:11 -
‘Fati’ i Butrintit diskutohet te ‘Ekonomia’, opozita: Ministrisë s'do i lejohet as që të futet pa leje, po shkelet Konventa e Parisit! Ministrja: Ne jemi pala kryesore! Braçe: Po bëhet propagandë
Shqyrtimi i projektligjit për marrëveshjen e administrimit të Butrintit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit , në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, nisi me vërejtje edhe sa i përket mungesës së ekspertëve të pavarur.
9 Maj 2022, 15:21 -
Debati për Butrintin, reagon Fondi Shqiptaro-Amerikan: Pronësia e parkut nuk do të ndryshojë! Investimet e popullit amerikan, dhuratë për shqiptarët
Fondi Shqiptaro-Amerikan i Sipërmarrjeve (AAEF) ka reaguar për herë të parë lidhur me debatin e zhvilluar për parkun e Butrintit. Në një njoftim zyrtar, AADF shkruan se pronësia e parkut nuk do të ndryshojë, ndërsa shton se vetë nuk janë organizatë fitimprurëse dhe çdo gjë që do të investojnë janë dhuratë nga populli amerikan
30 Prill 2022, 23:17 -
'Butrinti nuk është grek', ekspertët kundër marrëveshjes me PPP: Arroganca e Ramës e papranueshme, po nxjerrin në ankand historinë! Plani i Biznesit të bëhet menjëherë publik
Ekspertë të trashëgimisë kulturore e asaj natyrore kundërshtojnë mënyrën se si po çohet para marrëveshja për Butrintin. Ata thonë se duhet të bëhen publikë të gjitha pikat e planit të biznesit dhe të përfshihen specialistët vendas
29 Prill 2022, 15:54 -
Elva Margariti në Report Tv: Butrinti nuk do jepet me koncesion! Ndërtimi i Teatrit u shty nga kriza! Nisim restaurimin e Muzeut Etnografik të Krujës
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti thotë se se Parku Kombëtar i Butrintit nuk do të jepet me koncesion, por është një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Për ndërtimin e Cirkut Kombëtar, ministrja u shpreh se po bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës për ta vendosur në një nga zonat e rindërtuara.
27 Prill 2022, 18:57