-
Opinion
Prokuror për të tjerët e avokat për veten!
Basha, edhe pse është jurist, në deklarata e tij nuk ka pasur terma juridike, por si të jetë stër stër nipi i Maximilien Robespierre, kërkon koka të prera, duke vendosur verdiktin në gojën e vet, pa u hapur dosja, pa u shikuar materialet, pa nisur procedurat nga prokuroria, e pa këto të fundit të shkojnë në gjykatë për të kërkuar nisjen e gjykimit.
23 Korrik 2021, 20:28 -
Opinion
Mero Baze: Opozita me sytë nga brenda PS-së
Nëse deri më sot, Basha i ka gënjyer militantët me djegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, pastaj me zgjedhje të parakohshme e fitore zgjedhjesh, tani po i gënjen duke u thënë “mos u mërzisni se do të zihet Erjoni me Edin, Petrua me Armandon, Taulanti me Damjanin, Elisa me Oltën, Braçja me Peleshin…dhe kështu do të vijmë në pushtet”.
22 Korrik 2021, 20:52 - Opinion
-
Politikë
PD pas Kuvendit Kombëtar, Kadilli: Asnjë vendim! Të ndahemi nga çdo e keqe e së kaluarës, edhe nga ato që na la Berisha! Fjalimi i Bashës? Askush s'mban mend asgjë
Fatbardh Kadilli e konsideron Kuvendin Kombëtar të PD si një aktivitet që nuk dha asnjë përgjigje se si do të jetë opozita e re. Sipas tij nuk pati një demonstrim të qartë që do të tregonte reflektim. I pyetur se ç'shije i la fakti që kur mori fjalën në Kuvend Basha iku, Kadilli thotë se kreu i PD do të duhet ta dëgjonte fjalimin e tij dhe jo ato fjalime që i kishte lexuar më parë
21 Korrik 2021, 19:16 -
Politikë
Sahit Dollapi tender 190 mijë USD pa konkurrencë, i ‘buzëqesh fati’ pas humbjes së PD-së dhe dorëheqjes si Sekretar Organizativ! Kontrata edhe me Fatos Tushen e Lushnjës
Sahit Dollapit merr një tender për zhbllokim pusetash një muaj pasi dha dorëheqjen si Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike. Kompania e Dollapit nga 14 tendera të fituar, 13 i ka marrë duke qenë e vetme në garë dhe një sërish ku janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç kompanisë së ish-drejtorit të Berishës sot i besuar i Lulzim Bashës.
21 Korrik 2021, 17:55 -
Politikë
Zhupa për Report Tv: Shtyllat kryesore ku do fokusohet beteja e PD në shtator! Largimi i Harxhit e Ristanit? Jo vendim i Bashës, por i demokratëve
Partia Demokratike pritet që në shtator të nisë betejën e saj në Kuvend, pas një mungese prej gati 2 vitesh, e për këtë, deputetja e zgjedhur, Ina Zhupa ka prezantuar për Report Tv disa nga shtyllat kryesore ku do të fokusohet "lufta parlamentare". Ajo për të cilën Zhupa shprehet e sigurt është se do të jenë një opozitë e fortë që nuk e lejojnë kryeministrin Edi Rama "të bëjë çfarë të dojë".
21 Korrik 2021, 14:19 -
Politikë
Roland Bejko bën analizën e humbjes: Kandidatët punuan për të parin në listë, ndryshe nga PS! PD ka mbajtur qëndrime të kundërta me ndërkombëtarët! 3 sfidat e Bashës
Atë që nuk e bëri PD në Kuvendin Kombëtar, e bën Roland Bejko, anëtar i Këshillit, në studion e Report Tv. Bëhet fjalë për analizën që çoi demokratët në humbjen e zgjedhje në 25 prillit. Ai u ndal në qarkun e Gjirokastrës, ku emri i tij ishte renditur i dyti në listë. Për Bejkon, PD-ja i kishte të gjitha shanset për të marrë dy mandate, por "u luajt" gabimisht dhe gabimi nis që nga vendosja e emrin të Tritan Shehut i pari në listë dhe më pas në mënyrën e të bërit fushatë.
21 Korrik 2021, 13:00 -
Opinion
Basha nuk i duhet më Ramës
Basha nuk do i duhet më Ramës kur të vijë shtatori. Për qeverisje jo e jo. Për bashkëpunim për çështjet e rajonit këtë nuk e dimë. Le të themi mbase. Më së shumti Basha si duhet për mënyrën e çartallosur si doli pas përfundimit të kuvendit të PD. E për më tepër me Berishën në kurriz, ndërsa duket sikur ndajnë së bashku peshën e rëndë të 'non grata'.
21 Korrik 2021, 11:43 -
Opinion
Lulzim Basha, ky njeri i 'besës'!
Vjen një moment kur njerëzit shfaqen lakuriq. Ata pësojnë metamorfozën e të shfaqurit. Lakuriqësia nuk mban dot mbi vehte qoftë edhe një cergë merimange. Kështu davarisin çdo tis mjegulle, duke i dhënë fund misterit rreth tyre. Kjo metamorfozë i ndodhi edhe Z.Basha, Kryetar i Partisë Demokratike. Do të duhej Kuvendi kombëtar i PD që askush të mos ketë asnjë mëdyshje mbi atë çfarë dhe kë përfaqëson Z.Lulzim, e parë kjo në prizmin e përfaqësimit dhe orientimit politik.
21 Korrik 2021, 11:06 - Opinion
-
Opinion
'Dashuria' Berisha-Basha, mungesa e 'at-vrasjes' në PD dhe një mesazh 'ekspres' nga SHBA
Lulzim Basha, sa nga frika sa nga zori është i detyruar që të heqë vallen e nisur që në vitin 2005, kur si “bir” besnik” i “atit” të tij politik Sali Berisha, mori një sërë beneficesh, si akush tjetër që nga lufta e dytë botërore. As Mehmet Shehu që luftoi deri në Spanjë dhe ishte numri dy i regjimit derisa u vra apo u vetëvra, nuk i kishte provuar gjithë këto poste, nën hijen e Enver Hoxhës.
20 Korrik 2021, 19:39 -
Opinion
Ylli Pata: Ideja e PD-së për Senatin, si një 'mauzoleum fosilesh politike'
Deklarata e Mark Markut që duhet një Dhomë e Dytë e Parlamentit shqiptar, pra një senat, që të mbledhë politikanët “dinosaur” në vend, nuk është aspak e re, e realisht nuk duket si e dalë nga koka e Mark Markut.
20 Korrik 2021, 17:45 -
Politikë
Basha shpërblen Jemin Gjanën me 1 vend në Kryesi, akuzohet si dora që ka kapur zgjedhjet në PD, drejtoi votimet e kontestuara pas humbjeve në 2017 dhe 2021
Lulzim Basha zgjeron Kryesinë e PD-së me të besuarit e tij përmes ndryshimeve në statut, përfshin edhe Jemin Gjanën që u akuzua nga grupimi ‘Pro PD-së’ për fshehje e listave në zgjedhjet 13 qershorit. Nuk ndryshon mënyra e zgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkie dhe deputetë.
20 Korrik 2021, 17:05 -
Politikë
Brenda korrikut, Basha kupolë të re me të besuarit në PD! Pritet të zgjedhë sekretarët, nënkryetarët dhe kryesinë
Nëse për betejën në Parlament të cilën Lulzim Basha e shpalli ditën e Kuvendit të PD, nuk i ka të gjithë të besuarit e tij, për betejën jashtë, ai do të ketë njerëzit më të afërt të tij. Brenda korrikut, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë, sekretariatet dhe nën kryetarët e rinj të PD, emra të cilët do të propozohen nga vetë kryedemokrati Basha.
20 Korrik 2021, 12:25 -
Kronikë
Veliaj uron Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët: Mirënjohje për ata që sakrifikuan në këtë vit të vështirë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Pas takimit me komunitetin Mysliman, Veliaj tha se viti që lamë pas ishte një vit i vështirë, ndërsa shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për t&am
20 Korrik 2021, 11:05 -
Opinion
Ardian Isufi: I zhgënjyer, sot jam i bindur të tërhiqem nga PD! Janë ngushtuar hapësirat për elitat, po kthehet një kopje e shëmtuar të partisë-shtet
Ky nuk është thjesht një reflektim pas kuvendit të PD apo atmosferës së krijuar në parti me një elitë të sforcuar. Ajo që kam kuptuar qartë është se insistimi im për të kontribuar në evidentimin e një “alternative të re të djathtë” për sinergji dhe marrëdhënie me publikun në një frymë bashkëkohore nuk është realisht prioritet i kësaj partie, sesa thjesht po kthehet një kopje e shëmtuar të partisë-shtet që sot është në pushtet!
20 Korrik 2021, 09:43 - Kronikë
- Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Festa e Kurban Bajramit, Rama: Gëzuar! Meta: Mos ndalim përpjekjet për të shëruar plagët e shoqërisë! Basha: Mbizotëroftë shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë
Politika shqiptare ka uruar ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, një festë e shenjtë për të gjithë besimtarët myslimanë.
20 Korrik 2021, 08:34 -
Kronikë
Gazetari që kandidoi për në Këshillin Kombëtar: Si e krijuam Frankenshtajnin Gaz Bardhi në PD, një 'përbindësh' që me vetëm 3 muaj punë udhëton me 'Benz' 20 mijë euro
Gazetari Reldar Dedaj, i cili ishte kandidat për në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, në një shkrim të botuar sot në media me titull 'Si e krijuam Frankenshtajnin në PD' ka analizuar karrierën e Sekretarit të Përgjithshëm në PD Gaz Bardhi. Ai shkruan se Bardhi ka punuar vetëm tre muaj si ministër teknik në jetën e tij politike dhe sot udhëton me një fuoristradë e llojit “Benz”, me një vlerë rreth 20 mijë euro.
19 Korrik 2021, 22:15 -
Kronikë
Basha uron besimtarët myslimanë për Bajram: Mbizotëroftë shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë
Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se duhet të mbizotërojë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët.
19 Korrik 2021, 21:54 -
Politikë
Nishani në '5 Pyetjet': PD s'bëri asnjë analizë, u mbrojt Basha dhe paaftësia e tij! Ai është sot 100 mijë kilometra larg perceptimit si Kryeministër i Shqipërisë
Kuvendi Kombëtar i PD duhet të shërbente në radhë të parë për të thënë të vërteta. Për ish-kreun të Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, asgjë nuk ndodhi në këtë Kuvend përveçse u mor në mbrojtje Lulzim Basha dhe paaftësia e tij. Sipas tij një nga të vërtetat e mëdha është se si në këtë situatë PD nuk ka qenë kurrë.
19 Korrik 2021, 21:14 -
Kronikë
Festa e Kurban Bajramit, Meta: Të mos ndalim përpjekjet për të shëruar plagët e thella të shoqërisë, varfërinë e korrupsionin
Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në kuadër të Festës së Kuban Bajramit. Përmes një postimi në 'Facebook', Meta bën thirrje për sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati e dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit. Sipas Metës, nuk duhet t'i
19 Korrik 2021, 21:13 - Opinion
-
Opinion
Mero Baze: Pakënaqësitë jopolitike ndaj Lulzim Bashës në PD
Në gjithë mërmëritjet e brendshme në Partinë Demokratike, bie në sy fakti se të gjithë kritikojnë Lulzim Bashën rreth zgjedhjeve të tij, shijeve të tij politike, muzikore apo luftarake, dhe akoma më shumë rreth veseve të tij nepotike me familjen e gruas, vilat e tyre etj.
19 Korrik 2021, 19:58 -
Kronikë
Ruçi, uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit: Traditat myslimane, vlerë e shtuar e kulturës, qytetërimit dhe humanizmit të shqiptarëve
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Ruçi thotë se traditat myslimane, janë vlerë e shtuar e kulturës, qytetërimit dhe humanizmit të shqiptarëve. “Me rastin e Kurban Bajramit, kësaj dite të bekuar, u uroj të gjithë besmitarëve mysl
19 Korrik 2021, 19:27 -
Politikë
Kuvendi i PD-së, Bozdo: Nuk solli asgjë të re, duhet të ishin analizuar gabimet e Bashës! Platforma e Kadillit, e vetmja që rrëzon Ramën
Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asgjë të re. Kështu deklaroi në një intervistë në Report Tv Enno Bozdo, ish-koordinator i Partisë Demokratike, ku tha se u trajtua vetëm çështja e manipulimit të votës, që është e rëndësishme, por kjo ishte një pjesë e shteruar. Sipas Bozdos duhet që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe vëtë Kongresi i PD-së, të mos ndalej vetëm në këtë çështje, por të rikthehej drejt vetes, se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim
19 Korrik 2021, 18:52 -
Opinion
Apoteoza e Berishës si fund dhe fillimi i pushtetit të Bashës
Për shumëkush që priste ndryshime nga Kuvendi i Partisë Demokratike, kryetari i ri dhe i vjetër Basha nuk i ka zhgënjyer. Ai ka bërë pikërisht atë që priste pjesa më e madhe prej tij, që të mos ndryshonin. Vetëm se apoteoza e bazës pjesëmarrëse në Pallatin e Kongreseve për Sali Berishën, si fund i pushtetit fizik, mendor, ideor e këshillimtar tashmë është institucionalizuar.
19 Korrik 2021, 18:22 -
Opinion
Ylli Pata: Rreziqet që paralajmëron “bllokada” në Kuvendin e PD-së
Mungesa e kurajos, ndoshta e vizionit të Lulzim Bashës për të prodhuar një platformë të re politike në Kuvendin e PD-së, që ta kthejë opozitën në një strumbullar të shoqërisë shqiptare, sjell një rrezik të madh për sezonin e ri politik në Shqipëri
19 Korrik 2021, 17:24