-
Kronikë
Kërkoi lirinë për t’u kujdesur për fëmijët, GJKKO rrëzon kërkesën, Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha dërgohet për gjykim
Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, do të vijojë të qëndrojë në burg. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO ka rrëzuar kërkesën dhe e ka dërguar çështjen për gjykim.
14 Shtator 2021, 10:48 -
Kronikë
U arrestua në sallën e gjyqit pasi lironte kriminelët kundrejt parave, SPAK përfundon hetimet për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 7 të tjerë
SPAK përfundon hetimet paraprake për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 7 personat e tjerë të akuzuar për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
11 Gusht 2021, 12:34 -
Kronikë
Në kërkim të provave të reja, SPAK zgjat me 1 muaj hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë! Zgjaten me 6 muaj për mjekun Edvin Prifti
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zgjatur me një muaj hetimet për për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë. SPAK i ka zgjatur hetimet me qëllim për të pasur më shumë kohë për të kërkuar prova të tjera në lidhje me ish-gjyqtares dhe bashkëpunëtorëve të saj. SPAK ka kërkuar zgjatjen me 6 muaj të hetimeve edhe për mjekun Edvin Prifti i cili doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës.
6 Gusht 2021, 13:27 -
Kronikë
Nga alergjia, stresi, ‘s’duroj dot qelinë’ tek shpërthimi i lotëve, pretendimet e të arrestuarve VIP nga SPAK-u për të dalë nga burgu, si u ‘sëmurën’ zyrtarët sapo hynë në qeli
Zyrtarët e arrestuar për llogari të SPAK pretendime çuditshme për të dalë nga izolimi, listë me sëmundje nga më të ndryshme para gjykatës, nuk mungojnë as shpërthimet në të qara për të ndryshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg.
22 Korrik 2021, 18:09 -
Kronikë
Kërkoi rrëzimin e vendimit të KLGJ që e shkarkoi nga detyra, Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' gjyqtaren Enkeleida Hoxha: Duhet të ankohet në KPA
Gjykata kushtetuese nuk pranon ankimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila kërkoi nga Kushtetuesja anulimine vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor që i hoqi statusin e magjistratit. Sipas kushtetuese, ky ankim duhet bërë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi KPA është institucioni që shqyrton këto ankime.
11 Qershor 2021, 14:47 - Kronikë
-
Kronikë
Lironte të dënuarit me burgim të përjetshëm, ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha ankimon në KPA vendimin e KLGJ për shkarkimin nga detyra
Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apleimit (KPA) vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për shkarkimin e saj nga detyra. Në ankimimin e saj, Hoxha kërkon shfuqizimin e vendimit të KLGJ pasi, sipas saj, është i papajtueshëm me Kushtetutën.
29 Maj 2021, 16:47 -
Kronikë
U lirua me kusht nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, Apeli kërkon arrestimin e Genc Tafilit, vrau komisarin në 2000
Gjykata e Apelit ka kërkuar kthimin në qeli të Genc Tafilit, autorit të vrasjes së komisar Arben Zylyftarit në 2000. Kjo sepse lirimi i tij me kusht në 2017 është bërë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet në arrest në burg për akuzën e korrupsionit.
27 Maj 2021, 13:45 -
Kronikë
Bashkëpunoi me gjyqtaren Enkelejda Hoxha për lirimin e Hekuran Billës, KLP shkarkon prokurorin Bujar Memia
Pas gati 10 muajsh pasi Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD), i ka dërguar një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë që prokurorit Bujar Memia të shkarkohej sa më parë, më në fund ka një vendim nga KLP. Me 10 vota pro dhe 1 kundër shkarkohet Memia, ish-prokurori i Krujës.
31 Mars 2021, 12:59 -
Lironte të dënuarit me burgim të përjetshëm, shkarkohet gjyqtarja Enkelejda Hoxha
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila akuzohet se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve. Vendimi është marrë para pak minutave dhe është komunikuar nga kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami. Gjyqtarja humb kështu me efekt të menjëhershëm statusin e gjyqtarit.
17 Mars 2021, 10:23 -
Bashkëpunoi me gjyqtaren Enkelejda Hoxha për lirimin e Hekuran Billës, zhvillohet seanca në KLP për shkarkimin e prokurorit Bujar Memia
Më 15 qershor të 2020-s, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD), i ka dërguar një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë që Memia të shkarkohej sa më parë, por kur kanë kaluar më shumë se 8 muaj, KLP nuk ka marrë asnjë vendim. Seanca është përcaktuar për ditën e nesërme.
16 Mars 2021, 09:22 -
Ekskluzive/ Enkelejda Hoxha rrëfehet nga qelia dhe hap letrat: Si i lirova të dënuarit para kohe, gabova me Hekuran Billën, si unë kanë vepruar edhe gjyqtarë të tjerë
Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha tregon rrethin të personave të përfshirë në lirimin para kohe të të dënuarave, pranoi se kishte bërë shkelje me lirimin e Hekuran Billës që u vra më pas dhe kërkoi marrëveshje me ILD për një masa disiplinore të lehtë. Një përgjigje edhe për komentet e politikës pas arrestimit nga SPAK
16 Mars 2021, 08:09 -
Liroi të fortët e dënuar me burgim të përjetshëm, shtyhet për më 17 mars vendimi i KLGJ-së për gjyqtaren Enkelejda Hoxha
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është përballur sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për vendimin për shkarkimin ose jo të saj.
11 Mars 2021, 10:36 -
Report Tv sjell pamjet ekskluzive! Lironte të fortët, ja ku jetonte gjyqtarja Enkelejda Hoxha, 5 persona në 65 m2! E ëma: E kërcënonin, mirë që ma arrestuan vajzën se do ma vrisnin
Enkelejda Hoxha e njohur publikisht si gjyqtarja qe nxirrte nga burgu të fortët, ndodhet në qeli e akuzuar për korrupsion. Po ku jetonte kjo juriste nënë e dy fëmijëve dhe vajzë e dy prindërve të moshuar? Report TV sjell ekskluzivisht pamje nga shtëpia 65 metra katrorë në Tiranë brenda së cilës fshihet kaosi, sëmundjet, hallet e të moshuarave
10 Mars 2021, 17:35 -
'S’ka kush të kujdeset për fëmijët e mi', Apeli i GJKKO refuzon kërkesën për liri të gjyqtares Enkelejda Hoxha
Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën për lirim të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Hoxha kërkoi zëvendësim të masës "arrest në burg" me një masë më të butë duke e argumentuat me nevojat e veccanta të djalit të saj, si dhe faktin se vajza e mitur është shkëputur nga shkolla.
9 Mars 2021, 13:00 -
Shtyhet në 11 mars vendimi! Enkelejda Hoxha me pranga në duar! KLGJ rrëzon kërkesën e avokatit: Nuk thirren dëshmitarë dhe as marrje të provave
Me pranga në duar, gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka mbërritur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Vendimi, për shkarkimin ose jo të saj, nuk u mor as në seancën e sotme, kjo pasi u shty për në datën 11 mars ora 10:00, pas kërkesës së vetë gjyqtares për të pasur më shumë kohë për mbrojtjen e saj.
4 Mars 2021, 09:47 -
U kap me 380.000 € cash dhe përgjime për korrupsion, Apeli i GJKKO liron mjekun Edvin Prifti, gjyqtarja Enklejda Hoxha mbetet në burg
U arrestua për 380 mijë euro të pajistifikuara, Apeli i Gjykatës së Posaçme liron kardiologun Edvin Prifti. Në Apel është rrëzuar kërkesa e SPAK për mbajtien e tij në burg edhe pse janë paraqitur prova për korrupsion dhe denocime të reja nga qytetar që pretendojnë se kanë paguar para për kurimin e të afërmve
2 Mars 2021, 11:37 -
'Dvorani kampion i anti-korrupsionit', Rama thumbon Metën: SHBA mesazh për të! Arrestimi i gjyqtares dhe mjekut që rropi dynjanë fryt i 'drejtësisë së re'
Nga Berati ku u shfaq në krah të ish-deputetit të LSI-së, Nasip Naço, kryeministri Edi Rama komentoi dhe njëherë vlerësimin e Ardian Dvoranit nga SHBA, duke thënë se ky është mesazh për Presidentin Ilir Meta i cili e ka sulmuar gjyqtarin.
26 Shkurt 2021, 09:05