-
‘Mos ia jep më fjalën, po na flet me cinizëm’, plas 'sherri' tek 'Shëndetësia' mes demokratëve dhe deputetit socialist pse u përmend 21 Janari dhe Gërdeci (VIDEO)
Komisioni parlamentar i Edukimit ka rrëzuar propozimin e Albana Vokshit për minimumin jetik në 20 mijë lekë të reja. Socialistët e konsideruan nismën si një show politik dhe i kujtuan Vokshit se me Gërdecin dhe 21 janarin, PD tregoi se sa vlerë ka dinjiteti i shqiptarëve. Ndërsa nismëtarja demokrate e këtij projektligji i akuzoi për shkelje të rregullores pasi nuk e shqyrtuan prej kohësh.
10 Dhjetor 2024, 14:26 -
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
Në Komision nuk munguan as debatet dhe diskutimet, teksa në fund kaloi nen për nen. U morën parasysh propozimet e disa shoqatave, si dhe indeksimi i pagesave. U kërkua rritje të pagave për invaliditetin, pagesa dhe sigurime për kujdestarin, sigurim i parukeve dhe protezave të gjoksit për gratë për rikthimin emocional në jetën e përditshme
20 Nëntor 2024, 16:46 -
Punësimi me detyrim për mjekët e rinj! Opozita nuk i beson kostove, PS e voton e vetme te “edukimi”
Mes debatesh dhe vetëm me votat e mazhorancës ka kaluar këtë të martë në komisionet e parlamentit projektligji për punësimin e detyruar të studentëve të mjekësisë, pas rrëzimit pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese. Përplasje mes palëve solli kostoja e përcaktuar në relacion, pasi opozita tha se nuk pasqyrojnë realitetin
17 Shtator 2024, 17:42 -
Urdhri i Mjekut, PS e PD debate te ‘Shëndetësia’! Opozita: Ndryshimet propagandë, nuk zgjidhin problemet! Koçiu: Nga shkurti 12 mjekë firmosën kontratë të dyfishtë
Ndryshimet në Urdhrin e Mjekut kaloi këtë të martë në Komisionin e Shëndetësisë pas debateve të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe ministres Koçiu. Ministrja tha se ndryshimet synojnë përmirësimin e shërbimit, ndërsa për Urdhrin e Mjekut e kritikoi në drejtim të efektivitetit për masat ndaj mjekëve. Për opozitën gjithçka është propagandë dhe Urdhrit të Mjekut nuk i është respektuar pavarësia.
10 Shtator 2024, 21:06 -
Debati për 'Urdhrin e Mjekut'/ Ministrja Koçiu: Nuk po i merren kompetencat dhe as po i preket pavarësia! Po ngrihen Komisione Kolegjiale dhe transparente
Ministrja e Shëndetësisë iu përgjigj sot pyetjeve të deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Komisionin Parlamentar. Rrëzon pretendimet e opozitës për kapje apo tutelë të Urdhrit. Shpegon si do funksionojë procedura e ndëshkimeve ndaj mjekëve që bëjnë shkelje, deri te heqja e licencës. Kush ka të drejtë dypunësimi dhe kriteret
10 Shtator 2024, 15:28 -
Urdhri i Mjekut/ Debate te Komisioni për Shëndetësinë, Metaj: Fytyrat tuaja arkitektë të shkatërrimit të shëndetësisë! Gjergji: Keni dy ministra në SPAK, tërhiquni!
Edhe sot nuk munguan përplasjet dhe akuzat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Akti Normativ cilësohet i qëllimshëm për të vënë nën tutelë Urdhrin me ndryshimet e propozuara. Nënkryetarja Spahiu e cilëson nevojë dhe urgjencë ndërhyrjen, por Vokshi dhe Vasili e quajnë të paligjshëm
10 Shtator 2024, 14:58 -
Urdhri i Mjekëve kundër qeverisë: Aktin normativ e çojmë në Kushtetuese! Një deputet i PS-së i mbështet del kundër qeverisë: I zhgënjyer, preket pavarësia
Debate të forta te Komisioni për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, në lidhje me ndryshimet e propozuara. Kreu i Urdhrit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj, thotë se për rastin e skandalit te Onkologjiku nuk mund të ndërhynin, pasi e heton Prokuroria, ndërsa aktin do e conin në Kushtetuese. Kundër qeverisë një deputet socialist.
9 Shtator 2024, 12:58 -
Komisioni i Shëndetësisë/ Ministrja Ibrahimaj: Ja pse janë të nevojshme ndryshimet në ligjin për Inspektoriatet! S’do ketë emërime politike, përzgjedhje dhe ndëshkime me Komisione
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Bisnesit shpjegoi në Këmision pse po ndryshon ligji pas 13 vitesh dhe thotë se gjithçka do bëhet e monitoriar nga Komisione të posaçme, që do varen nga Inspektoriati Qendror dhe institucionet: "Nuk do merren më njerëz nga rruga, do jenë profesionistë!". Debate në fund, kryetarja Gjergji i kujton "kopshtin" dhe "ardhjen me vonesë", teksa ministrja kërkoi të largohej për një mbledhje tjetër
9 Shtator 2024, 12:02 -
Projektligji për Inspektoriatet, debate te Shëndetësia, PD: Patronazhistë në detyrë! PS: Iku koha kur shefat e inspektoriateve bënin fushatën!
Nuk ka kaluar pa dyshime dhe akuza mbledhja e sotme te Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në Kuvend, ku raportoi edhe ministrja Delina Ibrahimaj. Vasili pretendon se ky projektligj ka hapësira për abuzime. Kërcënime për prerje fjalë dhe ndërhyrje. Vokshi ngre dhe problemin e akulloreve kanceroze: Prokuroria e pushoi çështjen
9 Shtator 2024, 11:32 -
Skandali te Onkologjiku, debate të forta te ‘Shëndetësia’! PD: A shiten ilaçe të skaduara? QSUT: E pavërtetë! PS: Mos hidhni helm, po nxisni dhunë te mjekët
Mes debateve të forta u zhvillua seanca e Komisionit të Shëndetësisë me praninë e ministres Albana Koçiu dhe drejtuesve të Onkologjikut dhe QSUT-së, Opozita mes zhurmës e përplasjes me mazhorancës i ngriti pyetjet mbi bazën e denoncimeve nga qytetarët ndërsa ministrja dhe drejtuesit rrëzuan pretendimet për ilaçe të skaduara apo se kobalti u la në vend të pasigurt.
17 Korrik 2024, 18:08 -
Ministrja Koçiu: Rritëm me 4-fish buxhetin për trajtimin e sëmundjeve tumorale, akseleratorët e rinj shkurtuan listën e pritjes nga 3 muaj në dy javë
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka raportuar sot në Komisionin për Shëndetësinë lidhur me situatën e ndodhur në Spitalin Onkologjik në QSUNT, si dhe me gjetjet e Raportit të KLSH-së të vitit 2022 për sëmundjet tumorale.
17 Korrik 2024, 14:27 -
Skandali i Onkologjikut/ Të premten deputetët dëgjesë me ministren e Shëndetësisë e 2 drejtoresha! Debate në komisionin e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë, Drejtoresha e QSUT dhe shefja e shërbimit të Onkologjikut do të thirren në parlament për një dëgjesë në Komisionin e shëndetësisë ditën e premte, 5 korrik.
1 Korrik 2024, 18:14 -
‘Puna e Komisionit Hetimor në shëndetësi po zvarritet’, Vokshi: Ndreca po mbrohet nga Nikolla dhe Rama! Është paditur nga KLSH
Sipas saj, Plarent Ndreca, nënkryetari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Plarent Ndreca, e pyeti audituesin e KLSH në mbledhjen e komisionit më 13 qershor nëse ai kishte kualifikimet profesionale për auditime të tilla.
20 Qershor 2024, 11:43 -
Zgjidhet ngërçi! Pas 4 mbledhjeve të dështuara, të martën rinis komisioni hetimot i Shëndetësisë! PS refuzonte të merrte pjesë: Vokshi ‘hetim’ partiak
Pas 4 mbledhjesh të dështuara, Komisioni Hetimor i Shëndetësisë do të rimblidhet të martën. Palët duket se kanë gjetur dakordësinë për t’u kthyer në tryezën e komisionit, pas bojkotimit që PS i beri me argumentin se kryetarja Albana Vokshi e ka kthyer në komision hetimor partiak dhe se vendimet për mbledhjet I merr në mënyrë të njëanshme
21 Prill 2024, 10:37 -
Zjarri në urgjencën e QSUT, 30 milionë lekë rehabilitimi! Ministrja Koçiu në Komisionin e Shëndetësisë: Brenda majit kthehet funksioni
Sot nisin punimet në urgjencën e re të QSUT për rikthimin e saj në funksion të plotë pas rënies së zjarrit dy muaj më parë. Në Komisionin e Shëndetësisë ministria Albana Koçiu tha se 30 milion lekë do ti kushtojë buxhetit të shtetit rehabilitimi i urgjencës së QSUT dhe do të përfundojë në maj.
15 Prill 2024, 11:24 -
'Shëndetësia'/ Opozita kërkon dëgjesë me ministren për zjarrin në QSUT: Ende s’dimë shkakun! PS: Koçiu do flasë të enjten në Kuvend
Opozita dhe mazhoranca u bënë në një zë në komisionin e Shëndetësisë, se ministrja Albana Koçiu duhet të flasë publikisht për situatën në urgjencën e QSUT-së e cila nuk funksionon prej gati 2 muajsh. Pika që i ndau, ishte vendi ku ministrja do bëjë transparencë, në seancë plenare, apo në Komisionin e drejtuar nga kryetarja e Rithemelimit Zheni Gjergji
8 Prill 2024, 11:20 -
Kuvendi këtë javë/ Në pritje të amnistisë penale, cili grup i PD do të japë votat? Mblidhen sërish ‘Shëndetësia’ e ‘Tims’
Amnistia penale që nga mbetur peng i konsensusit politik pritet të votohet këtë të enjte, ndërsa në Kuvend do të vijojë puna me dy komisionet hetimore, atë për kontratat koncensionare në shëndetësi dhe për sistemin TIMS. Socialistët presin që Kuvendi të miratojë edhe ngritjen e një komisioni të posacëm për dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj.
31 Mars 2024, 14:39 -
I hapet rrugë ndalimit të tullumbaceve me oksid azoti, 'Shëndetësia' fut azotin në listën e lëndëve narkotike! Do ndalohet shitja
Përdorimi i tullumbaceve me azot shumë shpejt do të jetë I ndaluar me ligj. Në Komisionin e Shëndetësisë u miratua nisma e qeverisë që e përfshin protoksidin e azotit në lëndët psikotorpe të ndaluara për përdorim.
11 Dhjetor 2023, 14:48 -
Shëndetësia 2024/ 100 çifte do përfitojnë nga fertilizimi invitro në shtet! Paruke e protezë falas për gratë me kancer gjiri! Prindërit kërkojnë ilaçe për fëmijët me fibrozë cistike
Grupet e interesit të thirrur në Komisionin e çështjeve sociale në seancë dëgjimore gjatë diskutimit të buxhetit për 2024, ngritën një sërë kërkesash
15 Nëntor 2023, 18:54