-
ANALIZA e shifrave mbi nëndeklarimin/ Informaliteti në paga, një pjesë në dorë e tjetrën në bankë ‘krim ekonomik’ në kurriz të punonjësve
Ky fenomen që ka prekur thuajse çdo sektor të ekonomisë, ishte gjerësisht i dukshëm kur u publikua databaza e pagave, përfshirë edhe sektorin e medias, pasi gazetarë, drejtues, kryeredaktorë e shoferë deklaroheshin me rroga minimale. Fenomen që vijon edhe sot, ku pronarët e mediave, nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, ju vonojnë pagat dhe një pjesë ua japin në dorë e tjetrën e kalojnë në bankë. Raste si i medias kishte edhe në arsimin privat, në tregti, turizëm, ndërtim etj
24 Tetor 2024, 16:19 -
Lufta kundër informalitetit, 230 mijë punonjës me pagë minimale! Rama: S'pranojmë më deklarime që s'i besojmë! Mbyllim biznesin nëse s’paguhen sigurimet
Vjedhja e sigurimeve nga bizneset duke mos deklaruar pagat reale të punonjësve, është vepër penale dhe do të hetohet nga sot nga Krimi Ekonomik. Qeveria ka paralajmëruar gjoba, arrestime e deri tek mbyllje përfundimtare e aktivitetit nëse bizneset që nëndeklarojnë pagat nuk heqin dorë nga abuzimi.
23 Tetor 2024, 10:28 -
Rekord/ 'Paratë e pista' rrisin 'cash'-in, 150 mln € më shumë jashtë bankave! Brenda 2026 tavan për pagesat në dorë të qytetarëve
Volumi i parave jashtë bankave është rritur me afro 150 milionë € nga janari deri në fund të muajit gusht, e shkaku sipas qeverisë, shihet që nga kultura për të paguar me lekë në dorë e deri tek pastrimi i parave dhe informaliteti. Brenda 2026-ës pritet të caktohet një tavan për pagesat cash të qytetarëve.
28 Shtator 2024, 17:05 -
Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin
Ministri i Financave mblodhi Këshillin Tatimor ku prezantoi strategjinë e të ardhurave deri në 2027-ën, e cila një nga shtyllat kryesore të saj do të ketë goditjen e fenomenit të nën deklarimit të pagave edhe përmes inteligjencës artificiale.
28 Shtator 2024, 11:16 -
Paga në dorë/ 'E papranueshme, do marrim masa të forta!' Rama apel punonjësve: Denonconi pronarët që nuk ju deklarojnë pagën
Në vijim të turit në shkollat profesionale për të orientuar të rinjtë drejt një tregu të garantuar, kryeministri Rama foli për reformën e sigurimeve shoqërore dhe luftën ndaj informalitetit.
20 Shtator 2024, 19:33 -
'Burg kush fsheh pagat reale!' Inteligjenca Artificiale do zbulojë abuzimet! Nëndeklarimi rrezikon ekonominë e pensionet
Report Tv mëson eksluzivisht se nëndeklarimi i pagave të cilin Rama lajmëroi ta luftojë me burg, do të zbulohet përmes inteligjencës artificiale. Përmes ngritjes së një sistemi do të kryqëzohen pagat e deklaruara nga bizneset për punonjësit, dhe ku do të evidentohen mospërputhjet.
11 Shtator 2024, 16:12 -
Paraja cash mbi 4 mld euro konkurron edhe sektorin bankar, eksperti: E përqendruar në disa duar, përdoret dhe për fajde! Evazion dhe pastrim parash
Volumi i parave jashtë bankave është rritur me afro 97 milionë euro krahasuar me vjet referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë. Ekspertët thonë se shkak kryesor është informaliteti e pastrimi i parave. Sipas tyre paralelisht me bankat bizneset po përdorin paranë cash për fajde.
2 Shtator 2024, 20:18 -
Raporti/ Shqipërisë i ka emigruar 40% e fuqisë punëtore! Organizata e Emigracionit IMO: Pagat e ulëta shtuan largimet, dëmtohet ekonomia
Pagat e ulëta, varfëria, dhe mungesa e perspektivës për punët janë shkaqet kryesore të largimit të shqiptarëve nga vendi. Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin në raportin vjetor thotë se afro 40% e popullsisë së Shqipërisë që aktive për punë, ndodhet jashtë vendit. Largimi i trurit thotë organizata ka dëmtuar industrinë dhe ekonominë e vendit.
27 Gusht 2024, 15:04 -
Censi/ 667 mijë shqiptarë mbi 60 vjeç, kërcënohet skema e pensioneve! Eksperti: Jo vetëm plakja por dhe nëndeklarimi i pagave! Duhet ndërhyrje
Shqipëria ka 35% më shumë të moshuar se në vitin 2011, pasi sipas rezultateve të CENSIT, mbi 667 mijë shqiptar janë mbi 60 vjeç. Kjo plakje e popullsisë sipas ekspertëve të ekonomisë është kambane alarmi për skemën e pensioneve.
2 Korrik 2024, 15:43 -
Hotelet në informalitet/ 2.3 milionë turistë në 4 muajt e parë të vitit, vetëm 13% të deklaruar
Miliona turistë të huaj po vizitojnë Shqipërinë edhe këtë vit, por vetëm një pjesë e vogël e tyre po akomodohen në struktura. INSTAT, raport në se në 4-mujorin e parë nga 2.3 milionë turistë që erdhën në Shqipëri, vetëm 302 mijë u regjistruan në strukturat akomoduese
22 Qershor 2024, 16:47 -
Turizmi premtues, po evazioni?! Tatimet ‘zbarkojnë’ te bizneset: A deklarojnë paga reale e lëshojnë fatura?
Administrata tatimore u bën apel bizneseve të fushës së turizmit të deklarojnë pagat reale dhe numrin real të punonjësve, në të kundërt do të nisin kontrollet fizike ndaj tyre. Në një letër sensibilizuese, tatimet kërkojnë të lëshojnë fatura të fiskalizuara dhe deklarim real të kontratave të qirave të ambienteve.
17 Qershor 2024, 15:24 -
S'ndalen pasojat e nëndeklarimit! Mbi 55% e punonjësve nuk arrijnë pagën mesatare! Shtohen ata me rroga minimale
Fenomeni i nëndeklarimit të pagave reale vijon të shfaqet edhe përmes shifrave zyrtare. Sipas INSTAT, mbi 55% punonjësve në vend nuk e arrijnë rrogën mesatare, ndërsa është shtuar numri i punëtorëve me rrogë minimale, aq sa është detyrimi ligjor që bizneset duhet të deklarojnë.
17 Qershor 2024, 15:14 -
“Gjysma në dorë e tjetra në bankë!” Shteti ia kalon privatit, punonjësit ‘viktima’ të nëndeklarimit
Mijëra punonjës në vend vijojnë të jenë viktima të nëndeklarimit të pagave nga punëdhënësit. Rroga mesatare në sektorin privat u rrit minimalisht në nisje të vitit, por ekspertët thonë se shifrat nuk tregojnë realitetin pasi bizneset operojnë me dy bilance.
13 Qershor 2024, 15:35 -
1 Maji në shifra, plagë informaliteti! Punëtorët përballë pagave të nëndeklaruara dhe pa kontrata! 600 mijë pa sigurime! 825 mijë jo në tregun e punës
Shqipëria ka 1.3 milion të punësuar dhe 835 mijë të tjerë në moshë pune por jo në kërkim për një vendi pune, kryesisht moshat 15 deri 29 vjeç. Inspektimet e 2023 zbuluan se bizneset me shkelje janë ndërtimit, baret, fasoneria dhe tregtia kryesisht për mos-deklarimin e pagave, dhe punonjës pa kontrata. Nga 1.3 milionë të punësuar në vend vetëm 730 mijë janë me sigurime.
1 Maj 2024, 16:59 -
Rritet informaliteti në punësim për vitin 2023, ekspertja: Të shtohen kontrollet e gjoba! Ndërtimi përdoret për pastrim parash
Informaliteti në punësim gjatë vitit të kaluar, është rritur, dhe ishte i përqendruar kryesisht në tregti, ndërtim e fasoneri. Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi për Report Tv vë theksin se instancat shtetërore duhet të shtojnë kontrollet për bizneset.
1 Prill 2024, 14:05 -
Vëzhgim i Report Tv, duhani i grirë informal shitet në rrugët e kryeqytetit, kreu i AKDC: Duhen ndryshime ligjore
Për të luftuar fenomenin e tregtimit të duhanit informal kërkon ndryshime ligjore dhe koordinim më të madh të institucioneve. Për Report Tv drejtori i Agjencisë së Duhan Cigareve Gentian Selami thotë se edhe procesi i negociatave me Bashkimin Evropian do të kërkonte një sjellje të re, ndërsa ligji i mbetur prej vitesh në Kuvend kërkohet sa më shpejt të merret në shqyrtim.
1 Prill 2024, 10:35 -
Informaliteti nuk ‘çrrënjoset’, u rrit me 9.2% vitin e kaluar! Afro 2000 punonjës u identifikuan në 2023
Informaliteti në punësim gjatë vitit të kaluar, është rritur, dhe ishte i përqendruar kryesisht në tregti, ndërtim e fasoneri. Shifrat zyrtare tregojnë se puna në të zezë u rrit me 9.2% në 2023, dhe nga ana tjetër është thelluar edhe më shumë problemi me pagat e padeklaruara. Inspektoriati i punës thotë se nga mbi 200 mijë punonjës të inspektuar vjet, rreth 40 mijë ishin me paga minimale
31 Mars 2024, 15:38 -
Pas 1 dekade, Shqipëria drejt një reforme të re pensionesh! BB për Report Tv: Skema sfidohet nga rënia e kontribuuesve, plakja e popullsisë e informaliteti! Ja ku duhet ndërhyrë
Numri i ulët i kontribuuesve, plakja e popullsisë, emigrimi, dhe punësimi informal janë kthyer në sfida për skemën e pensioneve. Banka Botërore apelon se kjo skemë duhet rishikuar dhe se reforma e re duhet të jetë e drejtë. Në një intervistë për Report TV, Emanuel Salinas thekson se propozimet e bankës synojnë të ulin rreziqet dhe të rrisin qëndrueshmërinë e skemës së re
19 Mars 2024, 15:37 -
75% e të punësuarve informal në Shqipëri janë të varfër, puna e zezë e përhapur tek pagat e ulta! Ju rrezikohet pensioni
Punësimi në të zezë është fenomen i përhapur ndjeshëm në Shqipëri, kështu vlerëson në një analizë të kryer për tregun e punës OECD. Në analizën e kryer është dalë në përfundim se në Shqipëri, pjesa më e madhe e punonjësve të padeklaruar është tek ata që kanë paga më të ulta.
31 Janar 2024, 07:33 -
Report Tv siguron draftin/ Në 2026, ngrihet regjistri me pasuritë e milionerëve! Prej 2024 aksion ndaj informalitetit në disa sektore, plan masash për uljen e pagesave 'cash'
Brenda 3 viteve të ardhshme do të ngrihet regjistri i milionerëve, ku do të jenë të listuara të gjitha pasuritë e tyre. Po ashtu do të hartohet një plan masash ndaj punës informale, nëndeklarimit të pagave apo mashtrimit tatimor. Të gjitha këto vendime janë të parashikuara në Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026
17 Dhjetor 2023, 14:21