-
Ministrja e Drejtësisë akuzë ‘bombë’ Prokurorisë: Mbyll dosjet e korrupsionit pa bërë asnjë hetim
Etilda Gjonaj kritika të forta Arta Markut dhe Olsion Çelës: Shumica e dosjeve të plota të korrupsionit të referuara nga task-forca anti-korrupsion mbyllen pa bërë asnjë hetim, pjesa tjetër zvarriten.
5 Qershor 2020, 16:55 -
Ekskluzive/ 17 zyrtarë ranë në 'rrjetën' e dekriminalizimit në 2019, largohen e kallëzohen penalisht për fshehje të të shkuarës së zezë
Njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme gjatë vitit 2019 ka verifikuar 163 zyrtarëve, nga të cilët 17 kanë fshehur të shkuarën kriminale në formularët e vetëdeklarimit
28 Maj 2020, 17:30 -
Shpenzimet për hetimet/ ReportTv zbardh udhëzimin e Çelës për vartësit: Sekuestroni pasuritë e të hetuarve dhe pandehurve
ReportTv zbardh ekskluzivisht udhëzimin e kryeprokurorit Çela për vartësit e tij. Ai kërkon që për menaxhuar financat e hetuesit prokurorët duhet të vjelin shpenzimet e kryera për hetime nga personat që gjenden fajtorë. Sipas Çelës për ata që si paguajnë, duhet që prokurorët t'u sekuestrojnë pasuritë. Më tej Olsian Çela thotë se në gjyq cdo hetim të përfunduar ta çojnë shoqëruar me faturë e cila duhet paguar nga i hetuari apo i pandehuri.
23 Maj 2020, 13:24 -
Zbardhet raporti/ Krimet mjedisore nuk shqetësojnë prokurorët! Asnjë i hetuar në vitin 2019 për hedhjen e mbetjeve spitalore dhe inerteve në lumenj
Krimet mjedisore duket se nuk janë fokus i punës për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore në vend. Report Tv ka zbardhur raportin e procedimeve ku rezulton se përgjatë 2019 hedhja e mbetjeve spitalore në lumenj është zero të hetuar e dënuar. Ndërsa në rrjedhat e pasurive kombëtare "bombat ekologjike" janë të pranishme kudo.
11 Maj 2020, 09:30 -
5062 shqiptarë u përgjuan në 2019, 15 zyrtarë humbën postin pasi fshehën të shkuarën si kriminel! Shqiptarja.com zbardh raportin
Report Tv siguron raportin e prokurorisë depozituar në parlament ku përgjatë 2019, 5062 shqiptarë të përfshirë në krime janë përgjuar. Ndërsa rezulton se krimi ndaj jetës për vrasjen ka pësuar rritje krahasim me 2018 si dhe 15 zyrtarë kanë humbur postin pasi kanë fshehur të shkuarën e tyre si kriminel.
15 Prill 2020, 16:16 -
Meta kthen anti-KÇK-në dhe jep 7 arsye: Nuk është urgjent! 'Gllabëron' prokurorinë, shfaqje për kredite politike
Në 26 mars kreu i shtetit ktheu Aktin Normativ, ndërsa sot e publikoi. Meta jep shtatë arsye. Presidenti shprehet se në relacionin shoqërues të aktit normativ mungon sqarimi formal i nevojës dhe urgjencës. Me këtë Akt Normativ, qeveria sipas Presidentit ka dubluar institucionet e reja të drejtësisë që kanë kompetenca të qarta kushtetuese dhe ligjore dhe mbi të gjitha po “gllabëron” tagrin që e ka vetëm prokuroria. Operacionet nga Forca e Ligjit, Ilir Meta i cilëson si shfaqje televizive: Angazhohen një tërësi forcash policore me qëllimin e vetëm dorëzimin e një komunikimi shkresor (formulari), që mund ta bëjë një oficer policie apo postieri.
30 Mars 2020, 19:18 -
Kryeprokurori Çela me OPDAT: Të mbrojmë të drejtat e viktimave
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka vlerësuar rolin dhe kontributin që Koordinatorët e Viktimave pranë prokurorive në rrethe kanë bërë gjatë trajtimit të viktimave duke i njohur ato me të drejtat e tyre. Koordinatori i viktimave është në përbërje të strukturave organike të zyrave të prokurorive e sjellë me ndryshimet e fundit që i janë bërë Kodit të Procedurës Penale, nga Programi i Ndihmës dhe Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, (OPDAT).
24 Shkurt 2020, 17:28 -
Prokuroria e Përgjithshme: 10 arsyet pse dështoi zbatimi i ligjit anti-mafia, u hetuan korrierët, jo kokat e krimit
Prokuroria rendit arsyet e dështimit ndër vite të ligjit anti-mafia: S’ka bashkëpunim ndërinstitucional, s’ka hetime proaktive dhe janë hetuar korrierët e drogës që nuk kanë pasuri në emrin e tyre
18 Shkurt 2020, 14:00