-
Tensionet në Ukrainë, deputeti Qefalia: Rusia po tregon se është e gatshme për ta sulmuar! Diskutimet për të shmangur luftën kanë arritur kulmin, ka mosbesim nga të dyja palët
Rusia po tregon se është e gatshme që të pushtojë Ukrainën! Kështu tha në një intervistë në emisionin 'Studio Live', në Report Tv, deputeti socialit Xhemal Qefalia, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Duke u ndalur tek konflikti dhe tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, Qefalia tha se pala ruse ka instaluar rreth kufirit ukrainas mjete ushtarake
15 Shkurt 2022, 17:48 -
Kriza/ Rusia njofton tërheqjen e disa trupave ushtarake, reagon Ukraina: Kur ta shohim e besojmë! NATO mosbesuese! Biden-Johnson: Ka shpresë për zgjidhje diplomatike
Një tërheqje të trupave të saj është njoftuar sot nga Rusia, teksa SHBA kishte deklaruar se është planifikuar një sulm për nesër, më 16 shkurt. Moska e ka quajtur ditën e sotme si historike pasi sipas tyre kështu vërtetohet dështimi i propagandës së luftës nga perëndimi.
15 Shkurt 2022, 09:25 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, eksperti për çështjet e sigurisë: Konflikti do jetë ekonomik, jo në llogore! Moska kryen luftë nervash, kërkon ta fitojë betejën në tavolinë përmes kërcënimeve
Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla në një intervistë për '5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, tha se nuk do të ketë luftë, por e gjitha do të jetë një "luftë nervash propagandistike" dhe kërcënimesh që Rusia të fitojë betejën e saj në tavolinë. Eksperti tha se në fakt e gjithë kjo luftë është ekonomike dhe se Rusia kërkon që të rrisë rolin e tij ndërkombëtar dhe për këtë shfrytëzon dobësitë e vendeve perëndimore.
14 Shkurt 2022, 22:42 -
Tensionet Rusi-Ukrainë, çfarë po ndodh, ku dhe pse
Përpjekjet diplomatike për të shmangur atë që zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se mund të jetë një sulm i afërt rus në Ukrainë, hynë në një fazë të re të hënën. Kryediplomati rus Sergei Lavrov këshilloi presidentin Vladimir Putin të vazhdojë bisedimet ndërsa kancelari gjermane u takua me presidentin ukrainas.
14 Shkurt 2022, 21:01 -
Bien bursat në Europë nga frika se Rusia do të sulmojë Ukrainën, nafta arrin në 96 dollarë/fuçi
Aksionet europiane po shiten dhe tregtarët po nxitojnë drejt aseteve të sigurta të hënën, teksa kancelari gjerman Olaf Scholz përgatitet të udhëtojë në Moskë në një përpjekje të re për të penguar Rusinë që të nisë pushimin e Ukrainës.
14 Shkurt 2022, 14:37 -
Tensionet me Rusinë, Shqipëria: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës! Duhet zgjidhje diplomatike! Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Jemi krah aleatëve
Për rreth 1 orë, Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë, ku është diskutuar mbi situatën në Ukrainë, në një kohë ku konflikti me Rusinë ka precipituar ndjeshëm. Meta dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare konfirmuan se, Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj
14 Shkurt 2022, 13:06 -
Jeton në Lviv prej 3 vitesh, shqiptari me veshjen tradicionale ukrainase për Report Tv: Situata e qetë, por kufijtë janë minuar nga Rusia! Në rast rreziku kthehem me familjen
Në dukje me një veshje të veçantë, Xama tregoi se është tradicionale ukrainase ndërsa shtoi se e ka veshur për shenjë respekti, pasi edhe bashkëshorten e ka ukrainase. Për situatën në Lviv, Devisi tha se deri tani është e qetë, ndërsa theksoi se edhe në Kiev situata paraqitet njësoj.
14 Shkurt 2022, 13:05 -
Rusi-Ukrainë, jemi vërtet në prag të konfliktit?
Shtëpia e Bardhë po bind ende aleatët evropianë që të godasin eksportet ruse të gazit, në rast pushtimi. Zyrtarisht, SHBA dhe BE thonë se janë në një linjë. Por shumëkush mendon që nuk është kështu. Mes këtyre janë sigurisht rusët.
14 Shkurt 2022, 12:34 -
Konflikti me Rusinë/ 'Gati të sakrifikojmë anëtarësimin në NATO', ambasadori ukrainas në Britani tërhiqet nga deklarata: E kemi angazhim Kushtetues për t'ju bashkuar Aleancës
Teksa tensionet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës rriten, u duke se ngjarjet do të merrnin një pikë kthese pasi ambasadori ukrainas në Britani deklaroi se ata ishin 'fleksibël' në lidhje me ambicien për t'u anëtarësuar në NATO, që do të ishte një lëshim i madh. Por vetëm pak orë më vonë, ai hodhi po vetë poshtë këtë deklaratë.
14 Shkurt 2022, 12:14 -
Frika nga pushtimi rus i Ukrainës rritet! Rusët japin sërish shenja pozitive: Të vazhdojnë bisedimet! Zelensky: Anëtarësimi në NATO, garanci për sigurinë e vendit
Më shumë se një duzinë vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA, u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina mes paralajmërimeve për një pushtim "të afërt" nga Rusia. Kjo e fundit mohon planet për të pushtuar, pavarësisht se ka grumbulluar 100,000 ushtarë në kufijtë e Ukrainës. Pavarësisht tensioneve dhe kërcënimeve nga ana e Moskës, duket se kjo nuk e ka penguar presidentin e Ukrainës të shprehë hapur se vendi do të vazhdojë me kërkesat për të qenë pjesë e NATO-s.
14 Shkurt 2022, 11:22 -
Tensionet me Rusinë, ministria e Jashtme e Kosovës thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni drejt Ukrainës! Të largohen sa më parë ata që ndodhen atje
Ministria në njoftim shprehet se tashmë nuk mund të përjashtohet fillimi i një konflikti të armatosur. Më tej, institucioni i shtetit i bën thirrje qytetarëve të Kosovës të mos udhëtojnë drejt Ukrainës ndërsa ata që ndodhen atje të largohen sa më parë.
13 Shkurt 2022, 19:19