-
Qeveria plotësoi kërkesat, një grup studentësh protestojnë sërish dhe shtojnë pikën e 9: Të anulohet ligji për Arsimin
Një grup studentësh rinisën protestat sot edhe pse qeveria ka miratuar tashmë "Paktin për Universitetin" duke plotësuar një pjesë të mirë të kërkesave të tyre. Me rinisjen e protestave ata tani do kërkojnë edhe shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë, kërkesë që nuk ishte përfshirë në 8 pikat dorëzuar në dhjetor. Për katër orë me radhë disa studentë protestuan sot përpara Kryeministrisë.
7 Janar 2019, 09:44 -
Studentët dhe kërkesat e tyre, maskë për opozitën që ka 5 vite në rrugë dhe është vetëm
Të bësh sikur qeveria nuk ka reaguar ndaj kërkesave, dhe të kesh argument të vetëm faktin se ato janë realizuar me VKM dhe jo me ligj, tregon që, ata që po merren me protestën e studentëve, janë të shqetësuar nga plotësimi i kërkesave. Protesta e nesërme është një miting i zakonshëm opozitar, por në emër të studentëve, meqë vetë u ka dalë boja dhe u vjen turp të bëjnë protesta në emër të opozitës.
6 Janar 2019, 20:45 -
Protesta e studentëve nesër/ Këshillat Studentore mblidhen në Qytetin Studenti
Një ditë përpara rinisjes së protestave, në ambientet e Qytetit Studenti janë mbledhur përfaqësuesit e këshillave studentore.Studentët e Universiteteve Publike të Shqipërisë, të hënën e 7 janarit në orën 8 të mëngjesit kanë njoftuar rinisjen e protestave për plotësimin e kërkesave të tyre.
6 Janar 2019, 19:59 -
Berisha 'përplaset' me kreun e FRESSH: Rama shkatërroi forumin, akt anti-kombëtar! Hysko: Ç’do kishe bërë nëse FRPD do protestonte kur qeverisje?
Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka mbyllur mundësinë që PS të ripërtërihet. Kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, i përgjigjet dhe thotë se FRPD nuk arriti të bënte asnjë protestë gjatë qeverisjes Berisha. Hysko përsërit faktin se FRESSH ka qenë gjithnjë në mbështetje të dialogut mes qeverisë dhe studentëve.
6 Janar 2019, 19:09 -
-
-
-
Kryemadhi takim me gjimnazistët: Reformimi i arsimit nuk bëhet me piktura, gjimanistët t’í bashkohen protestës së studentëve
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të premte një bashkëbisedim me gjimnazistët e Tiranës për problemet e tyre në shkolla ku theksoi se problemet në arsim sot janë të mëdha dhe se ka ardhur koha që të rinjtë të ngrejnë zërin për të drejtat e tyre. Kryemadhi i bëri thirrje gjimnazistëve t'í bashkohen protestës së studentëve më 7 janar.
4 Janar 2019, 14:01 -
-
Protesta e studentëve, Rama: Nëse do ngriheshin para 2-3 vitesh, s'do e përgjysmonim dot tarifën
Qeveria nuk do ishte në gjendje të përgjysmonte tarifën e studimeve për studentët nëse ata do ishin ngritur në protestë para 2-3 vitesh. Kështu u shpreh sot në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama.
31 Dhjetor 2018, 14:36 -
-
Letër publike zonjës Lindita Nikolla me rastin e largimit nga posti
Ndjehem i detyruar t'Ju shkruaj sepse sikurse e dini dhe e keni shprehur unë, midis kolegëve të tjerë që ndajmë të njejtat mendime për universitetet dhe arsimimin e rinisë shqiptare, për kulturën në përgjithësi, prej vitesh kam një qendrim kundërshtues parimisht ndaj situatës të arsimimit të rinisë studentore në vendin tonë.
30 Dhjetor 2018, 14:43 -
-
Vendimet për studentët, Meta: Mbështes cdo reflektim! Refuzimi i lejes për protestën e diasporës? Të vijnë në Presidencë
Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Korçë ditën e sotme, ndërsa u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimet e qeverisë për kërkesat e studentëve dhe refuzimin e lejes nga Policia e Tiranës për protestën e emigrantëve para Kryeministrisë në datat 28-30 dhjetor në intervale të ndryshme kohore.
27 Dhjetor 2018, 11:51 -
-
Protesta e studentëve, Ndreca: Ata nuk e kërkuan ndryshimin e ligjit
Juristi dhe një ndër hartuesit e ligjit për Arsimin e Lartë, Plarent Ndreca u shpreh se gjatë protestës së tyre, studentët nuk kërkuan ndryshimin e ligjit.“Protesta e studentëve nuk është drejtuar kurrë ndaj ligjit. Ata kanë disa kërkesa konkrete për interesat e tyre si student. Ligji në kë
26 Dhjetor 2018, 21:10 -
Vendimi i qeverisë për studentët/ Lëvizja për Universitetin: Nuk dha zgjidhje për kërkesat, tarifat e masterit mbeten të larta
Lëvizja për Universitetin thekson se pesha e votës së studentëve do të jetë e ulët, dhe se bordet e Administrimit të Universiteteve do të kontrollohen nga qeveria.
26 Dhjetor 2018, 15:54 -
Pas deklaratës së Ramës për kërkesat e studentëve, Boçi: Mashtrimi vazhdon, nuk ka asnjë vendim konkret
Pas vendimeve të deklaruara të kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave të studentëve, ka reaguar deputeti demokrat Luçiano Boçi. Ai i ka cilësuar vendimet si jo konkrete, që devijojnë kërkesat e studentëve dhe nuk e zgjidhin situatën aktuale të universiteteve publike.
26 Dhjetor 2018, 14:07 -
Qeveria 11 vendime dhe 4 urdhra për kërkesat e studentëve/ Rama: Arsimim falas për studentët ekselentë dhe në nevojë, bursa 10 mijë lekë në muaj
Report Tv zbardh 11 vendimet dhe 4 urdhrat që mori sot qeveria për tetë kërkesat e studentëve nga ulja e tarifave, heqja për shtresat në nevojë, ekselentët dhe grupet me aftësi të kufizuara, te punësimet në administratë. Në vendime janë përcaktuar qartë edhe afatet për cdo pikë.
26 Dhjetor 2018, 13:51 -
Pas vendimeve të marra të Ramës për kërkesat e studentëve, Basha: Cikërrima dhe mashtrime
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar deklarata e sotme të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me plotësimin e kërkesave të parashtruara nga studentët, si mashtrim kryekëput dhe u ofroi qytetarëve të vendit si "rrugëdalje" anulimin e ligjit për arsimin e lartë dhe dyfishimin e buxhetit.
26 Dhjetor 2018, 13:42