-
Shqyejnë derën dhe hyjnë me forcë/ Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës u bashkohen atyre të Juridikut
Protesta e një grupi studentësh është shoqëruar me tensione te Fakulteti i Juridikut. Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë hapur portën kryesore me forcë duke iu bashkuar studentëve të drejtësisë në bojkotin e mësimit.
11 Janar 2019, 11:25 -
'Do t’ju q** motrat, o motërq**ra…'/ A janë këta me këtë gjuhë përfaqësuesit e studentëve? (VIDEO)
Persona që nuk janë pjesë e universitetit, kanë marrë në kontroll protestën e studetëve duke shkaktuar kaos dhe tensione brenda fakulteteve. Në këtë video që publikon Shqiptarja.com dëgjohen edhe sharje nga një grup të ashtuquajturish studentë.
11 Janar 2019, 10:54 -
Studenti përplaset me efektivin e policisë të Ekonomiku (VIDEO)
Vijojnë tensionet te brenda Fakultetit Ekonomik. Policia ka penguar futjen e studentëve në auditore pasi ata mbërritën aty me synimin e ngujimit në sallat e leksioneve. Mirëpo, pas disa minutash tensioni, rojet private dhe policia e rendit është tërhequr duke lejuar futjen e studentëve brenda Fakultetit. Pikërisht brenda Fakultetit Ekonomik një prej studentëve &a
11 Janar 2019, 10:43 -
-
Tensione gjatë natës te Juridiku, policia private liron dyert që ishin bllokuar me banga (VIDEO-FOTO)
Është tensionuar situata tek Fakulteti i Drejtësisë gjatë orëve të natës. Policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë rreth orës 01:00 pas mesnate duke hequr bankat e vendosura nga grupi i studentëve që bllokonin korridoret për të hyrë studentët e tjerë. Brenda në audi
11 Janar 2019, 09:04 -
Policia private dhe e rendit bllokojnë dyert e Ekonomikut, s'lejojnë futjen e studentëve (VIDEO)
Efektivë të policisë private të cilët ruajnë ambientet e Fakultetit Ekonomik dhe ata të rendit, kanë bllokuar hyrjen e studentëve për në Fakultet të cilët duan të ngujohen në ambientete e brendshme. Gjatë orëve të natës policia private hyri në auditoret ku ishin ngujuar student&e
11 Janar 2019, 08:55 -
Protesta/ Një grup studentësh ngujohen te Juridiku dhe Ekonomiku, largojnë deputetin e PD: Ik, hipokrit! (VIDEO+FOTO)
Rojet private kanë larguar nga korridoret e Juridikut bankat e nxjerra nga një grup studentësh të cilët kishin bllokuar dyert me to. Ndërhyrja është shoqëruar me tensione. Një grup studentësh kanë kaluar natën nëpër auditoret e Fakultetit të Drejtësisë në kryeqytet. Momente tensioni janë shënuar në mëngjes edhe te Fakulteti Ekonomik kur aty mbërriti një grup studentësh protestues me synim ngujimin, të cilët u penguan nga policia private e ndihmuar edhe nga ajo e rendit. Në këto dy fakultete nuk zhvillohet mësim.
11 Janar 2019, 02:04 -
-
Braçe për ‘ngujimin’ e studentëve në universitete: Dhuna nuk ka lidhje me shkollën
Zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar për protestën e një grupi studentësh të cilët së fundi kanë zgjedhur një mënyrë të re proteste, atë të bllokimit të procesit mësimor për të gjithë ata që duan të vijojnë rregullisht mësimin. Ai u bën thirrje të heqin dorë nga dhuna në shkolla, pasi kjo nuk është mënyra e duhur për të gjetur zgjidhjen.
10 Janar 2019, 15:52 -
Kaos te Ekonomiku dhe Juridiku, studentët e Fakultetit Filologjik zhvilluan mësim normalisht
Për të dytën ditë me radhë disa fakultete të Universitetit të Tiranës janë përfshirë nga kaosi i shkaktuar prej një grupi studentësh protestues. Edhe sot ata kanë nxjerrë bangat dhe tavolinat në korridore si dhe kanë bllokuar dyert. E tillë ka qenë situata te Ekonomiku dhe Juridiku. Grupi i studentëve rebel&am
10 Janar 2019, 15:14 -
Bllokuan dyert e Fakultetit, studentët e Drejtësisë katër kërkesa dekanit
Nga ambientet e brendshme të Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik ku kanë bllokuar me karrige dhe tavolina dyert, studentët kanë dalë me një deklaratë. Ata i drejtohen dekanit të Fakultetit të Drejtësisë dhe Universitetit të Tiranës me katër kërkesa. Deklarata e studentëve:
10 Janar 2019, 13:35 -
Kaosi në fakultete, Rama: Studentët po pengohen dhunshëm, nisim sot shpërndarjen e fondeve në universitete
Kryeministri Edi Rama thekson se ka marrë mijëra mesazhe nga prindërit dhe studentët që duan vijimin e mësimit normalisht. Kreu i qeverisë thotë gjithashtu se Ministria e Financave ka nisur punën për lëvrimin e fondeve për çdo student pranë universiteteve.
10 Janar 2019, 12:29 -
Tensione te Juridiku, studentët nuk lejojnë rojet të hapin dyert e bllokuara (VIDEO)
Mengjesin e sotëm disa studentë kanë vazhduar protestën brenda fakultetit Juridik. Ata kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme, ndersa shprehen të vendosur të qëndrojnë deri të dielën brenda fakultetit, deri në plotësimin e 9 kërkesave të tyre.
10 Janar 2019, 12:26 -
Ngujimi/ Tek juridiku ndërhyn Policia Private dhe heq bangat, disa studentë qëndrojnë gjatë natës edhe tek Ekonomiku
Një grup studentësh të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik vazhdojnë protestën e tyre, kësaj here duke u ngujuar brenda fakulteteve. Ata kanë nxjerrë tavolinat dhe karriget në korridore dhe me to kanë bllokuar dyert.Tek juridiku ndërhyn Policia Private dhe largon bangat nga korridoret.
10 Janar 2019, 10:26 -
Protesta që rikonfirmoi Edi Ramën
... Me një personazh si Rama që zotëron në perfeksion batutën dhe ironinë, është e vështirë ta nxjerrësh të humbur. Përtej kësaj, Rama ishte më i vëmendshëm ndaj kërkesave të studentëve sesa ndaj akuzave që i bëheshin atij për gjithfarësoj hyneresh.
10 Janar 2019, 07:58 -
Nxorrën jashtë bankat e klasave/ Policia e Shtetit thirrje studentëve: Do merren masa, po cënoni procesin mësimor
Duke ju drejtuar studenteve të distancohen nga veprime në shkelje ligjore policia përmes nje njoftimi u bën thirrje studentëve të heqin dorë nga veprimtari të paligjshme e të mos cënojnë procesin e rregullt mësimor, për të gjithë ata studentë që duan të vazhdojnë mësimin në auditore.
9 Janar 2019, 22:41 -
Protesta/ Zv/kryeministri i ri: Boll me dhunë e rrena, universitetet të njoftojnë që ka nisur mësimi
Zv/kryeministri i ri Erjon Braçe ka kërkuar nga të gjithë universitetet që të njoftojnë se ka rinisur procesi mësimor, pasi sipas tij, prindërit i kanë fëmijët në shtëpi, pasi i dinë shkollat mbyllur.
9 Janar 2019, 18:31 -
Protesta/ Një grup studentësh të UBT-së konfliktohen me rektorin Musabelliu: Ti je shërbëtor, puno për ne (VIDEO)
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët kanë protestuar paralelisht me ata të universiteteve të tjera, janë konfliktuar këtë të mërkurë me rektorin Bahri Musabelliu. Ky i fundit, përmes një videoje të shpërndarë nga Lëvizja për Universitetin, shihet tejet i revoltuar.
9 Janar 2019, 18:09 -
Universiteti i Tiranës: Ja si do të zëvendësohet mësimi për ditët e protestës së studentëve
Pas përfundimit të protestës studentore, e cila u zhvillua nga data 10-21 dhjetor, pra për 10 ditë mësimore Rektorati i Univeristetit të Tiranës përmes një njoftimi bën të ditur se është marrë në konsideratë humbja e orëve të mësimit dhe studentët do të kenë mundësinë tí zëvendësojnë me ditët e fundjavave (ditën e shtunë dhe të dielë) për 5 javët në vazhdim.
9 Janar 2019, 16:48 -