-
Politikë
Çelja e bisedimeve/ Ambasadorja e BE-së në Tiranë rendit kushtet: Priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave
Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann, në një konferencë ku ishin të pranishëm ministri të Brendshëm Bledi Çuçi, prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreut të SPAK Arben Kraja, prezantuan programin ‘EU4LEA’; BE-së për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri’ të financuar nga BE për sigurinë! Ambasadorja e BE-së tha në datat 3 dhe 4 nëntor Tirana do të mirëpresë takimin ministerial të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për çështjet e drejtësisë
23 Shtator 2022, 10:53 -
Kraja: Po hetojmë ministra e deputetë për inceneratorët! Berisha në hetim për Gërdecin dhe ish- kompleksin Partizani
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka bërë me dije se për aferën e inceneratorëve ka në hetim ministra e deputet. Në një intervistë për RTSH-në, Kraja është shprehur se hetimi i korrupsionit në nivele zyrtarësh është i vështirë, por pavarësisht kësaj, ai thotë se tashmë dosja është hapur dhe po hetohen edhe në poste të larta.
12 Shtator 2022, 21:00 -
Arben Kraja drejt largimit, më 16 shtator hapet gara për kreun e ri të SPAK! Emrat, kush janë 3 kandidatët
Më 16 shtator pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili pritet të nisë gjithashtu edhe garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.
10 Shtator 2022, 08:18 -
Ambasadorja e BE takon Manjën dhe Arben Krajën: Sundimi i ligjit, shtylla kurrizore e integrimit
Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann ka zhvilluar ditën e sotme takim me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreun e SPAK, Arben Kraja. Me anë të një postimi në Twitter, Hohmann tha se mbeten synim rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
6 Shtator 2022, 17:46 -
Kush është prokurori Sotir Kllapi i dosjes Meta, i vlerësuar maksimalisht dhe i trajnuar nga SHBA-BE, jetoi me qira në Qytetin Studenti
Sotir Kllapi është prokurori i SPAK që ka në dorë dosjen e Ilir Metës për lobimin 690 mijë USD në SHBA, udhëtimi i tij në sistemin e drejtësisë, kalimi me sukses i Vetingut deri te emërimi në SPAK. A do të kërkojë ndalimin e Ilir Metës për korrupsion?!
27 Gusht 2022, 16:24 -
Skandali me lobimin në SHBA, SPAK u kërkon bankave të dhëna për llogaritë bankare të LSI! Meta: Marrin urdhra nga Rama, hetim qesharak
SPAK i ka kërkuar bankave të dhëna për llogarit bankare të LSI dhe transaksionet e kryera drejt zyrave të lobimit në SHBA. Gjendja civile i kthen përgjigje SPAK: Ish-presidenti s’ka bërë kurrë ndryshim emri e mbiemri
26 Gusht 2022, 11:45 -
Sikur t’i kërkoni llogari Metës, aq sa po i kërkoni Arben Krajës!
Arben Kraja ka mbaruar studimet për ekonomi. Shkollën e mesme e ka mbaruar natën, për shkak të kushteve ekonomike. Në vitin ‘88 hetuesia filloi të merrte studentë që kishin mbaruar ekonomi, inxhinieri apo agronomi, për t’i specializuar në profilet përkatëse.
25 Gusht 2022, 16:39 -
Sulmet ndaj SPAK, ambasadorja Yuri Kim takon Arben Krajën: SHBA do të mbështesë fort reformën në drejtësi
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën. Kim shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë ta mbështesin punën e SPAK dhe të institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.
25 Gusht 2022, 09:42 -
Mero Baze: Fajtorët kanë emër, shantazhuesit kanë dhe ‘pseudonim’
Sot paradite kryetari i SPAK Arben Kraja u bë objekt i një telendisje publike nga Ilir Meta, duke e sulmuar me një fjalor poshtërues, për shkak të mbërritjes së një njoftimi, se ndaj Ilir Metës ka nisur një hetim penal
24 Gusht 2022, 19:03 -
Zëri i Amerikës e pyet për hetimet për Berishën ‘non grata’, Kraja ‘devijon’: Kemi shumë çështje në hetim, do i shkojmë deri në fund
Kreu i SPAK në një intervistë për Zërin e Amerikës i është përgjigjur kritikave politike ndaj institucionit që drejton. Arben Kraja, i pyetur se çfarë është duke bërë SPAK për Sali Berishën, i cili është shpallur non grata për korrupsion nga SHBA, Kraja tha se “Çështje penale SPAK ka shumë ne hetim dhe ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund dhe për ti vënë para përgjegjësisë kur provohet vepra penale.”
5 Gusht 2022, 19:22 -
Krerët e institucioneve të drejtësisë vizitë zyrtare në SHBA, do të takohen me zyrtarë të FBI, DEA dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, së bashku me prokurorin e posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtoreshën e BKH, Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së. Gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.
2 Gusht 2022, 08:57 -
Hetimet mbi grupet kriminale dhe ndaj zyrtarëve të lartë, Gledis Nano takon kreun e SPAK Arben Krajën (VIDEO)
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Në fokus të takimit Nano-Kraja janë hetimet mbi grupet kriminale si dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Në fokus të takimit edhe sekuestrimi i pasurive miliona euro të Anton Gjinajt
28 Korrik 2022, 14:36 -
Nuk ishte në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE te kryeministria, Kraja për Report Tv: Me ftuan, por kisha një angazhim tjetër
Në aktivitetin e sotëm të ceremonisë së ngritjes së flamurit të BE tek kryeministria në mënyrë simbolike ka qenë i ftuar edhe kreu i SPAK Arben Kraja, ndonëse nuk mori pjesë.
20 Korrik 2022, 15:58 -
SPAK, së shpejti me forcë operacionale në terren! 28 oficerët e parë të BKH nisin në gusht trajnimet në zyrat e FBI në SHBA! Edhe Kraja drejt Uashingtonit
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë në fazën e rekrutimit edhe të forcës operacionale, e cila do të ndjekë operacionet në terren, e pavarur nga policia e shtetit.
20 Korrik 2022, 12:40 -
Frrok Çupi: Një përgjigje nga SPAK se kush do të fitojë
Vini re: Asnjëherë Prokurori i Shqipërisë komuniste nuk ishte ftuar në Kremlin. Madje edhe vetë Bedri Spahiu, më i besuari dhe më i rralli i llojit, nuk qëndroi shumë në atë karrige; veç sa çoi në ferr Koçi Xoxen, zëvendës- kryeministër
20 Korrik 2022, 09:09 -
Drejtuesi i SPAK takon Kreun e Antimafias italiane, Giovanni Melillo
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka takuar kreun e Antimafies italiane, Giovanni Melillo. Në takimin mes tyre është diskutuar rreth bashkëpunimit mes dy institucioneve, ndërsa është rënë dakord që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të ngrihet në një nivel më të lartë
11 Korrik 2022, 17:26