-
Kryetarja Krasniqi dhe delegacioni i AMA, takim me homologët nga Mali i Zi: Plan bashkëpunimi
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi dhe delegacioni i AMA-s zhvilloi një takim me homologët e Agjencisë për Komunikimet Elektronike dhe Shërbimet Postare të Malit të Zi.
2 Shkurt 2022, 13:03 -
Skandali me pagat, AMA thirrje mediave: Respektoni ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale
Pas publikimit të bazës së të dhënave personale të qytetarëve siç janë numrat e ID-së dhe të pagave në sektorin shtetëror dhe privat, Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale
24 Dhjetor 2021, 13:33 -
Skandali me pagat dhe numrat e telefonit të shqiptarëve, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënat Personale kërkesë AMA e AKEP: Të ndalin mediat për publikimin e tyre
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i ka kërkuar AMA-s dhe AKEP-it që të ndal mediat dhe portalet që të publikojnë të dhënat personale lidhur me rrogat dhe numrat e telefonit të shqiptarëve që dolën së fundmi. Ndryshe nga një pjesë e mirë e mediave shqiptare që kanë zgjedhur t’i publikojnë këto lista, Shqiptarja.com ka vendosur që të mos i publikojë këto të dhëna duke respektuar ligjin, etikën profesionale dhe privatësinë e gjithkujt.
23 Dhjetor 2021, 16:07 -
Sociale
‘Mbrojtja e fëmijëve në mediat audiovizive’, Krasniqi: Do të vijojmë me monitorim të rregullt për zbatimin e dispozitave përkatëse
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi në fjalën e saj garantoi se AMA do të vijojë monitorimin e rregullt dhe të rreptë për zbatimin e dispozitave që rrjedhin nga Kodi i Transmetimit dhe forcimin e penaliteteve për OSHMA-të që shkelin dispozitat e këtij kodi për mbrojtjen e fëmijëve.
13 Tetor 2021, 12:33 -
Kronikë
AMA i tërheq vëmendjen televizioneve: Kujdes me raportimet mbi COVID-19, të shmanget gjuha e urrejtjes dhe trajtimi i fëmijëve si të rritur
Përmes një mesazhi të posaçëm, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka apeluar në këtë nisje të sezonit të ri televiziv për më shumë respektim të etikës dhe rregullave nga ana e të gjithë televizioneve.
21 Shtator 2021, 14:38 - Kronikë
-
Kronikë
Një ditë pasi mori detyrën në krye të AMA-s, Armela Krasniqi merr vendimin e parë
Një ditë pasi ka marrë zyrtarisht detyrën kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka vendosur të anulojë procedurën me objekt “Fushatë e informimit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, “Fëmijët dhe Reklamat” në televizione dhe portale”.
13 Korrik 2021, 19:03 -
Kronikë
Emërimi i Armela Krasniqit në krye të AMA-s, Reporterët Pa Kufij: Rama nuk priti parlamentin e ri me opozitën, kërcënohet liria e medias
Reporterët pa Kufij ka dalë kundër emërimit të Armela Krasniqit në krye të AMA-s, pa pritur parlamentin e ri në shtator ku do të jetë pjesë edhe opozita. Në reagimin e tyre, ato kanë dënuar emërimin e saj, duke e cilësuar si një kërcënim për lirinë e fjalës në media.
13 Korrik 2021, 10:32 -
Kronikë
U 'sulmua' nga opozita, Armela Krasniqi merr detyrën e re në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive
Armela Krasniqi ka marrë ditën e sotme zyrtarisht detyrën e re si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në prezantimin e saj në ambientet e AMA-s, ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj. Krasniqi vjen në vendin e Gent Salës, i cili i dorëzoi sot stafetën për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm për një mandat 5-vjeçar.
12 Korrik 2021, 16:53 -
Kronikë
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Europiane të Agjencive të Lajmeve, Giboi: Eksperienca e Krasniqit në media, do të orientojë AMA-n drejt paanshmërisë
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Europiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), Alexandru Ion Giboi, i është drejtuar me një mesazh urimi Agjencisë Telegrafike Shqiptare për zgjedhjen një ditë më parë nga Kuvendi të drejtoreshës së përgjithshme të ATSH-së, Armela Krasniqi si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive.
8 Korrik 2021, 13:12 -
Opinion
Shumë zhurmë për asgjë
Partia Demokratike po e përjeton në mënyrë dramatike zgjedhjen e re nga mazhoranca socialiste të kryetares së Autoritetit të Mediave Shqiptare (AMA), zonjës Armela Krasniqi. Ajo vjen në këtë detyrë pas drejtimit të suksesshëm dhe pa asnjë kontestim të Agjencisë Telegrafike Shqiptare
8 Korrik 2021, 12:49 - Politikë
-
Kronikë
Armela Krasniqi zgjidhet kreu i ri i AMA-s, për anëtarët votohet në shtator! BE-OSBE kërkuan edhe për kryetarin votim në vjeshtë! Basha: Harbutëri në dëm të të gjithëve
Pas akuzave të mbërritura nga opozita se qeveria Rama po tenton që të kap AMA-n, Delegacioni i BE-së në Tiranë, ka kërkuar që zgjedhja e kryetarit të ri të mos bëhet në seancën e sotme parlamentare, por në shtator me Kuvendin e ri. Edhe pas këtyre kërkesave Kuvendi vijoi pa ndryshime me rendin e ditës dhe zgjodhi kreun e ri të AMA-s. Armela Krasniqi mori votën e 83 deputetëve kundrejt 9 të kandidates tjetër Alketa Dibra.
7 Korrik 2021, 09:19 -
Politikë
Mbyllet legjislatura 2017-2021, Ruçi në fjalimin e fundit si politikan, merr lule dhe duartrokitjet e kolegëve: Gjeneratat e tjera do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë
Ditën e sotme u zhvillua seanca e fundit plenare në këtë legjislaturë, ku deputetët e opozitës dhe një pjesë e konsiderueshme e atyre të mazhorancës, folën sot për herë të fundit nga foltorja e Kuvendit.
7 Korrik 2021, 07:49 -
Politikë
Gara për kreun e AMA-s, PD: Rama zyrtarizon nesër zëdhënësen e PS, të tërhiqet nga ky vendim që i nxin imazhin Shqipërisë
‘Nesër përmes parlamentit ilegjitim, kryeministri Edi Rama do të zyrtarizojë emrin e zëdhënëses së PS-së në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive’. Kështu shkruan në rrjetet sociale deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Albana Vokshi, duke ju referuar kandidates Armela Krasniqit, ndërkohë që i bën thirrje Ramës të tërhiqet nga ky vendim antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij
6 Korrik 2021, 16:57 - Opinion
- Opinion
-
Kronikë
Gara për kreun e AMA-s/ Kuvendi do zgjedhë mes Armela Krasniqit e Alketa Dibrës! Skualifikon Gjergjin dhe Guxhollin
Mes katër kandidatëve, Komisioni i Medias vendosi sot t’i dërgojë Kuvendit emrat e Armela Krasniqit dhe Alketa Dibrës për kreun e ri të Autoritetit të Medias Audiovizive. Do të jetë Kuvendi që do të vendosë për njërën prej kandidaturave, ndërsa do të votojë edhe për anëtarët e bordit drejtues pas 4 vakancave të krijuara.
23 Qershor 2021, 09:47 -
Politikë
Plotësimi i vakancave të AMA, Meta si PD: Qeveria po kap lirinë e medias, po minon integrimin! Plotësimet të bëhen me kuvendin e ri
Pas PD edhe Presidenti Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se po kap dhe merr nën kontroll Autoritetin e Mediave Audiovizive me plotësimin e vakancave të saj me njerëz që janë të lidhur me qeverinë.
27 Maj 2021, 13:47