-
4 ditë në Hagë/ Thaçi: Për 21 vite janë fabrikuar shpifje, askush nuk tjetërson lavdinë e UÇK! Do dal i pastër
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar qytetarëve me një mesazh pas 4 ditë intervistimi në Hagë, ndajë të cilit janë ngritur aktakuza për krime lufte. Thaçi tha se liria e Kosovës është vulosur nga gjaku i atyre që ranë dëshmorë dhe se të gjitha akuzat janë të fabrikuara.
18 Korrik 2020, 20:23 -
Qindra shqiptarë presin kthimin e Thaçit nga Haga me fishekzjarre, flamuj e valle në Morinë! Pamje nga festa në kufi
Qindra shqiptarë presin presidentin Hashim Thaçi me valle e flamuj në dalje të kufirit Shqipëri -Kosovë, pas kthimit të tij nga Haga në shenjë respekti dhe përkrahje.
17 Korrik 2020, 19:14 -
Thaçi mbërrin në Tiranë: Do flasë nesër në orën 20:00 çfarë dëshmova në Hagë, askush nuk mund të rishkruajë historinë tonë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Tiranë duke përmbyllur qëndrimin e tij 4 ditor në Holandë ku tha dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës në lidhje me aktakuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte në Kosovë.
17 Korrik 2020, 18:22 -
Përfundon marrja në pyetje e Presidentit Hashim Thaçi në Prokurorinë e Posaçme në Hagë (VIDEO)
Prokuroria e Posaçme më 24 qershor publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj tij dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte
17 Korrik 2020, 08:50 -
Presidenti Thaçi mbërrin në Hagë: Askush s’mund ta rishkruajë historinë, ky është çmimi për Pavarësinë e Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur sot në Hagë ku është ftuar të intervistohet nga Prokuroria Speciale, pak ditë pasi ndaj tij u dorëzua aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
13 Korrik 2020, 13:18 -
Hashim Thaçi niset në Hagë nga Rinasi, do merret në pyetje për akuzat për krime lufte! Ja kush është avokati i tij
E hëna është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi do të shkojë në Gjykatën e Hagës për t'u marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale për akuzat që janë ngritur kundër tij për krime lufte.
12 Korrik 2020, 19:48 -
Dy ditë para Hagës, Hashim Thaçi i shkon tek varri Adem Jasharit: Dielli do të lindë përsëri!
Dy ditë para se të shkojë në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në varrin e Adem Jashari, një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe komandat i saj.
11 Korrik 2020, 22:35 -
Kryemadhi në Report Tv akuza të forta Ramës: Mos është nxitësi i aktakuzave të Hagës ndaj Thaçit e Veselit? Konsensusi për 'Zgjedhoren' u arrit falë Yuri Kim
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se konsensusi për zgjedhoren u arrit falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe veçanërisht ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, e cila u tregua e fortë dhe iu imponua si mazhorancës dhe opozitës në disa çështje. Ajo hodhi akuza të forta për vizitën e Ramës në Kosovës duke ngritur pyetjen se mos ai është nxitësi i aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit nga Gjykata e Hagës?
6 Korrik 2020, 21:09 -
Ben Andoni: Aktakuza ndaj Thaçit, jo rastësore, ka prapavijë politike! E ardhmja e Kosovës varet nga liderët e saj!
“Një dialog pa alternativë zgjidhje, pritet të dominojë të ardhmen e Kosovës, nëse liderët drejtues politik në Prishtinë nuk do tregohen të vendosur të ruajnë unitetin politik, përballë Beogradit dhe faktorit ndërmjetësues ndërkombëtar. Ky është mendimi që ndan analisti Ben Andoni. Sipas analistit Andoni përgjigjet më të sakta për bisedimet pritet t’i japë samiti i radhës i Parisit më 17 Korrik, i thirrur këtë herë jo nga përfaqësuesi i SHBA Grenell por presidenti francez Emanul Macron.
4 Korrik 2020, 19:33 -
Nesho për Report Tv: Dialogu Kosovë- Serbi prioritet i Ramës, Thaçi vuri bast me diçka të gabuar, të dorëhiqet!
Për ish- ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, kryeministri Edi Rama ka gabuar kur tha se prioritet është zgjidhja e mosmarrëveshjes Kosovë- Shqipëri, më tepër se integrimi i vendeve në Bashkimin Europian.
3 Korrik 2020, 18:37 -
Rama, një vizitë e rëndë 'plumb', pa veshur antiplumb
E ardhmja e Kosovës u kryqëzua fatalisht me një aferë juridike të errët të presidentit të saj. Ky incident që ngjan më i sajuar se kurrë, ka bërë që një prokuror deri dje anonim, të bëhet papritur protagonisti i bllokimit të një procesi që mban peng me komplikacionet e degëzimet e tij, jo dy shtete, por të gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit e më gjerë. Në këtë aspekt, tirada disaditore patriotike e Edi Ramës, këtej dhe andej pikës kufitare të Morinës, nuk ngjan edhe aq e sforcuar. Një vizitë e rëndë plumb, pa pasur nevojë të vishesh me antiplumb.
1 Korrik 2020, 08:55