-
30 mijë lekë për falsifikimin e dokumenteve për xhamat e zinj të makinave dhe raport mjekësor për të mos vënë rripin e sigurimi, 7 të arrestuar, mes tyre një zyrtar i DPSHTRR dhe një mjek
7 persona janë arrestuar dhe një tjetër është në kërkim pasi akuzohen për falsifikonin dokumentet për pajisjen e mjeteve me xhama të zinj si dhe jepini raporte mjekësore false për drejtuesit që të mos vinin rripin e sigurimi. Të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke i marrë drejtuesve të mjeteve nga 10 deri në 30 mijë lekë përmes të cilave u siguronin dokumentacione të vendosjes së xhamave të zinj si dhe kalimin e kontrollit teknik të mjeteve, apo edhe pajisjen me dokumente mjekësore të falsifikuara për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
1 Shkurt 2022, 10:03 -
Rama: Nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë
Duke nisur nga sot, 24 janar, do të ketë një procedure të re për regjistrimin e mjeteve rrugore për herë të parë, e cila do të eleminojë kohë prite e kosto të tepërta për qytetarët dhe subjektet.
24 Janar 2022, 08:21 -
Skandali i pagave, jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, në dispozicion të hetimeve! Publikohet sot edhe lista e targave! AMA, mediave: Respektoni privatësinë
Pas skandalit të publikimit të pagave Drejtori i Sistemit Informatik te Tatimeve ka dhene doreheqjen dhe eshte vendosur ne dispozicion te hetimeve.
24 Dhjetor 2021, 14:23 -
Nga heqja e pikëve për drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, te masat shtrënguese për testin e patentës, të gjitha ndryshimet në Kodin Rrugor
Në këto ndryshime përcaktohen rregulla për Sigurinë Rrugore që lidhen me Drejtuesin e Mjetit, formimin dhe kualifikimin, lehtësim praktikash, risi për shërbimet e DPSHTRR si edhe për sektorin e Autoshkollave, masa shtrënguese.
22 Dhjetor 2021, 10:34 -
Ekonomi
Qeveria tërhiqet nga koncesioni i kolaudimit, do ofrohet nga shteti! Ministrja: Ulim vlerën edhe për kontratat e tjera të parashikuara
Qeveria është tërhequr nga koncesioni i ri i parashikuar në relacionin e projektbuxhetit 2022 për ndërtimin e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore.
23 Nëntor 2021, 14:57 -
Sociale
Të gjitha automjetet me timon anglez do bllokohen nga policia! DPSHTRR: Ata që kanë makinë të tillë, të ndërrojnë sistemin e drejtimit
Të gjitha mjetet e targuara pas marsit të vitit 2015 dhe kanë timon anglez, pra sistem drejtimi në krahun e djathtë, do të bllokohen dhe do të futen në listën e zezë, për shkak se sistemi i drejtimit të mjeteve duhet të përputhet me kriteret dhe normat e kodit tonë rrugor.
22 Nëntor 2021, 09:56 -
Kronikë
110,000 mjete më shumë në rrugë, DPSHTRR: Aksidentet rrugore me pasoja fatale kanë rënë ndjeshëm në 22 muajt e fundit
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, njofton se numri i viktimave në aksidente rrugore me pasoja fatale ka rënë ndjeshëm në 22 muajt e fundit, edhe pse kemi 110,000 mjete më shumë në këtë periudhë.
20 Nëntor 2021, 14:56 -
Sociale
DPSHTRR publikon kushtet e reja për rimarrjen e patentës, do përgjigjeni nëse i dini rregullat e qarkullimit rrugor
Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin! Shoferët që do të rinovojnë patentën do të duhet që t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor, në lidhje me disa pyetje thelbësore
15 Nëntor 2021, 12:27 -
Sociale
Kolaudimi tashmë do të zbulojë shifrat reale të kilometrazhit, Blendi Gonxhja: S'ka më abuzime! Frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të amortizuara
Kontrolli teknik i automjeteve, tashmë do të zbulojë edhe shifrat reale të kilometrazhit, duke i dhënë fund abuzimeve të shumta që bëhen në këtë aspekt. Kjo u bë me dije nga Drejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i cili shkruan se nëpërmjet kësaj do të frenohet edhe hyrja në vend e mjeteve të tejamortizuara.
5 Nëntor 2021, 11:34 -
Politikë
Transformim rrënjësor! Rama publikon pamjen e re që ka marrë DRSHTRR Laç: 111.000 shërbime në vit për 55.000 drejtues mjetesh
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e tij me pamje nga transformimi i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të transportit Rrugor në Laç që mbulon Lezhën dhe Mirditën. Në këtë Drejtori kryhen 111,000 shërbime në vit për 55,000 drejtues mjetesh.
3 Nëntor 2021, 08:37 -
Sociale
Leja e Qarkullimit ndryshon së shpejti, kreu i Drejtorisë së Patentave: Kushton më lirë, s'do ketë afat vlefshmërie dhe eliminon nevojë për leje ndërkombëtare mjeti
kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja thotë se leja e re e qarkullimit do të kushtojë më lirë, nga 3500 lekë në 2100, pra 40% më pak dhe nuk do të ketë afat vlefshmërie. Po ashtu leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vlefshme me certifikatën e pronësisë, ndërkohë që aktualisht ka dy kartona të ndryshëm që i dokumentojnë këto dy elementë.
30 Shtator 2021, 21:36 -
Kronikë
Shqipëria, e parafundit në Europë për numrin e automjeteve në raport me popullsinë
Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se vitin e kaluar Shqipëria kishte rreth 540 mijë mjete që qarkullonin rregullisht, shifër e mbështetur kjo në pagesën e taksës vjetore të qarkullimit. Kjo do të përkthehej në një numër prej rreth 192 automjetesh për 1000 banorë.
23 Shtator 2021, 07:32 -
Kronikë
Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve, Balluku: Do jenë në lartësinë e duhur, shërbim të shpejtë, korrekt dhe në ambiente pritëse dinjitoze
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vizituar nga afër investimin e nisur për rehabilitimin e një prej Qendrave të Kontrollit Teknik të Automjeteve në Tiranë.
12 Korrik 2021, 22:44 -
Kronikë
Blendi Gonxhja apel prindërve: Mos rrezikoni jetën e fëmijëve duke i ulur në prehër në makinë, ndenjësja redukton mundësinë për dëmtime fatale me 71%
Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja shkruan se shumë prindër vendosin në rrezik jetët e fëmijëve të tyre kur drejtojnë makinën duke udhëtuar të pasiguruar me rripa sigurimi e duke mbajtur fëmijën në këmbë a prehër
29 Qershor 2021, 20:35 -
Kronikë
25% e makinave nuk kalojnë kolaudimin, 1 mijë mjete drejt bllokimit! Gonxhja për Report Tv: Ashpërsuam kriteret
25% e mjeteve që janë paraqitur në pikat e kontrollit teknik, nuk e kanë kaluar testimin për shkak të problemeve që kanë pasur. Drejtori i transportit Blendi Gonxhja, thotë për Report TV se 1 mijë mjete rrezikojnë të dalin përfundimisht nga qarkullimi nëse nuk rregullojnë defektet, ndërsa bën të ditur se mjetet më problematike janë tek flotat e bashkive.
28 Qershor 2021, 17:07