-
Buxheti 2024/ 5.3 mld lekë ndahen për emergjencat civile! 800 mln u shkojnë bashkive për fatkeqësitë natyrore, 500 mln për mbrojtjen e digave
Buxheti për Emergjencat Civile për vitin 2024 do të jetë 5.3 miliardë lekë, nga 4.3 që është këtë vit. Prej tyre, 800 milionë lekë do ju shpërndahen bashkive për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, si dhe 500 milionë lekë është parashikuar për mbrojtjen e digave.
4 Nëntor 2023, 19:32 -
VIDEO+ FOTO/ Uragani Idalia ‘pushton’ Floridën, mijëra banorë të evakuuar! Biden: Ja si ndikon kriza klimatike, të shtohen masat
Plazhi i Keaton në Big Bend të Floridës është përfshirë nga moti i keq si pasojë e Uraganit Idalia. Uragani konsiderohet si i kategorisë së trete dheka detyruar miliona banorë të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuuohen pranë qendrave të strehimit. Më shumë se 75 persona janë shpëtuar nga përmbytjet në Shën Petersburg, thanë raportues të ndryshëm në platformën e mediave sociale X.
30 Gusht 2023, 22:27 -
E pashmangshme, lufta dhe fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar shpërnguljen e miliona njerëzve në mbarë botën
Sipas një raporti të publikuar të enjten nga Qendra e Monitorimit të Zhvendosjes së Brendshme të Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, lufta në Ukrainë shtyu që totali i njerëzve të zhvendosur nga konfliktet ose fatkeqësitë natyrore, të arrijë një rekord të ri prej 71.1 milionësh, vitin e kaluar.
11 Maj 2023, 11:33 -
Vendimi i qeverisë/ Edhe shtëpitë që janë pa leje do të marrin dëmshpërblim nëse u dëmtohet shtëpia nga fatkeqësitë natyrore! Ja kriteret që duhet të plotësohen
Banesat që janë pa leje dhe janë dëmtuar si pasojë e një fatkeqësia natyrore, do të marrin dëmshpërblim nga qeveria, mirëpo do duhet të plotësohen disa kritere. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratuan kushtet që do duhet të plotësojë një kryefamiljarë, banesa e së cilit mund të jetë dëmtuar si pasojë e tërmetit, apo përmbytjeve.
27 Dhjetor 2022, 18:38 -
Shqipëria pjesë e mekanizmit europian për Mbrojtjen Civile, komisioneri Lenarçiç: Të punojmë për shpëtimin e jetëve! Rama: Një hap më pranë BE-së
Shqipëria bëhet pjesë e mekanizmit të BE për Mbrojtjen Civile për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore. Sipas kryeministrit Edi Rama, sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët
18 Nëntor 2022, 11:42 -
Shqipëria aplikon zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE-së për Mbrojtjen Civile! Rama: Hap domethënës! Komisioneri Europian: E mbështes
Shqipëria ka aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Mekanizmin Mbrojtës të Bashkimit Europian, për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.
13 Qershor 2022, 16:18 -
Politikë
Zbardhet vendimi i qeverisë për fatkeqësitë natyrore/ Do të angazhohen vullnetarë, shteti do paguajë 2500 lekë për ushqim dhe 3000 lekë për fjetje
Në rast të fatkeqësive natyrore, siç ishte tërmeti i 26 nëntori apo zjarret e shumta që pushtuan vendin gjatë sezonit veror, tani më çdo kush mund të japë kontributin e tij, por edhe do të paguhet.
13 Nëntor 2021, 13:48 -
Bota
OKB: Fatkeqësitë e motit vranë 2 milionë njerëz në 50 vjet
Më shumë se 2 milionë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësive të nxitura nga ndryshimet klimatike, në 50 vitet e fundit, tha të mërkurën (1 shtator) një agjenci e OKB-së. Në deklaratë thuhet se 91% e viktimave kanë ndodhur në vendet në zhvillim.
1 Shtator 2021, 12:40 -
Politikë
Përfshihet edhe Shqipëria, Raporti i Bankës Botërore: Kur fatkeqësitë natyrore godasin të varfërit humbin më shumë se të pasurit! Kë rrezikon nga qytetet shqiptare tërmeti dhe përmbytjet
Të varfrit humbasin më shumë kur fatkeqësitë natyrore godasin vendet e Evropës lindore. Përfundimi është arritur nga një studim i bërë nga Banka Botërore dhe i përqendruar në 8 vende të Evropës Lindore, ku përfshihet edhe Shqipëria.
23 Korrik 2021, 17:45 -
Reshje shiu të dendura dhe qytete nën ujë, Australia shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore
Shiu i rrëmbyer dhe pa pushim i ditëve të fundit në Australi, ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët, kryesisht në Uellsin e ri Jugor, të cilët kanë braktisur banesat e tyre, tashmë nën ujë.
22 Mars 2021, 10:11 -
Tekat e natyrës dhe kontrasti në menaxhimin e tyre
Shqipëria goditet nga mesatarisht një fatkeqësi natyrore në vit, kryesisht në formën e përmbytjeve. Në 40 vjetët e fundit janë regjistruar nëntë përmbytje të mëdha, kryesisht në veri të vendit. Prandaj, pyetja që lind natyrshëm është: pse kaq shumë përmbytje në Shqipëri?
3 Shkurt 2021, 16:55 -
Banka Botërore: Fatkeqësitë natyrore, 'minë me sahat' për ekonominë shqiptare, rrezikojnë financat! Të realizohet sigurimi i detyrueshëm i pronës
Banka Botërore ka ngritur alarmin se në Shqipëri fatkeqësitë natyrorë janë një rrezik shumë i madh për ekonominë shqiptare. Përmes një raporti BB thotë se Shqipëria ka nivelin më të lartë të rreziqeve natyrore dhe se e ka të domosdoshme që të bëjë sigurimin e detyrueshëm të pronave.
18 Janar 2021, 17:03 -
Shqiptarët kulturë të ulët në sigurimin e pronës nga fatkeqësitë natyrore! Eksperti Meka: 3 janë shkaqet pse ndodh
3 janë shkaqet kryesore që ndikojnë në nivelin e ulët të sigurimit vullnetar të pronës nga qytetarët. Profesori dhe eksperti i ekonomisë Elvin Meka thotë se sigurimi me detyrim do të ishte hapi i parë drejtë një kulture të re, që do të ulte faturat e dëmeve që paguan shteti për fatkeqësitë natyrore.
13 Janar 2021, 20:12 -
Sigurimi i tokës të bëhet me ligj, shpëton fermerët nga falimentimi! Kreu i agrobiznesit për Report Tv: Shteti të jetë garant, të marrë një pjesë të kostos
Sa herë ka përmbytje, zjarre, tërmete pra fatkeqësi natyror vëmendja përqendrohet tek hartimi i projektligjin për sigurimin e detyrueshëm i pronës, por që deri më tani nuk është realizuar. Kreu i agrobiznesit Agim Rrapaj thotë për Report TV se ky proces do të shmangte nga falimentimi shumë fermerë që dëmtohen nga këto fatkeqësi.
12 Janar 2021, 16:55 -
Sigurimi i detyrueshëm i pronës nga fatkeqësitë natyrore mbetet peng i një drafti të pa konkretizuar
Sa herë ka përmbytje, zjarre, tërmete pra fatkeqësi natyror vëmendja përqendrohet tek hartimi i projektligjin për sigurimin e detyrueshëm i pronës, por që deri më tani nuk është realizuar. Aktualisht është bërë i detyrueshëm vetëm sigurimi i objekteve për 10 vite nga ndërtuesit.
26 Nëntor 2020, 17:12 -
Zgjedhje në Universitete pa dalë nga 'Fatkeqësia Natyrore', studenti: Kërkojmë anulimin, letër me 150 firma drejtuar ministrisë
Në lidhje me çështjen e zgjedhjeve në universitete edhe pse në një kohë, ku vendi është në fatkeqësi natyrore, Fatjon Biba, student në fakultetin Juridik është shprehur se i kanë dërguar një letër mistrisë së Arsimit.
5 Maj 2020, 19:55 -
Masat e qeverisë, Arben Malaj në 'Repolitix': Duhet njohur situata, 3 kolona që një program rimëkëmbje të funksionojë
Ish ministri i financave Arben Malaj i ftuar në “Repolitix”, ka komentuar vendimet e marra mbledhja on-line e qeverisë në një situatë të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë nga koronavirusi. Sipas Malaj, duhet të njohim mirë situatën në të cilën ndodhemi dhe të respektojmë këshillat e mjekëve dhe vendimet e qeverisë, pavarësisht se ato janë të paspecifikuara dhe në të njëjtën linjë me atë të qeverive të tjera. Ish ministri ishte kundër përdorimit të rezervës valutore e bankës së Shqipërisë, e cila sipas tij është krijuar për situata më kritike se kjo, ndërkaq ishte pro idesë së emetimit të një eurobondi për koronavirusin.
25 Mars 2020, 22:29