-
Votohet statuti i ri i PS-së/ Krijohet Libri i Rregullave të partisë, dekriminalizim për anëtarët, Hyseni: Nëse nuk je i sinqertë, përjashtohesh!
Deputeti Alket Hyseni në një prononcim për gazetaren e Report Tv Klesiana Omeri tregoi ndryshimet në statutin e ri të PS-së, që përfshin si risi krijimin e Librit të Rregullave të partisë.
29 Shkurt 2020, 18:38 -
Paralajmërimi i Ramës për Metën: Njerëzit kanë padurim të madh, po s'u lidhën ata të 'Besëlidhjes' s'kemi besë tek drejtësia
Presidenti Ilir Meta në datë 2 mars, ditën e hënë pasdite ka thirrur një tubim kundër kryeministrit Edi Rama në bulevard për të çmontuar atë që ai e cilëson 'grusht shteti'.
29 Shkurt 2020, 16:48 -
Majko: Qëllimi i fushatës 2021 mandati i tretë! 2 marsi, projeksion politik i Metës! Grusht shteti? Do kishte reaguar NATO
Nga kongresi i PS, Pandeli Majko në një intervistë për Report TV: Qëllimi i fushatës 2021: "Shqipërisë po i vjen mandati i tretë për herë të parë pas 30 viteve. Barrë e madhe, jemi të matur: Mos themi hop, duke qenë matanë kanalit.Grushti i shtetit?! "Gruaja është ose nuk është shtatzënë, nuk ka pak shtatzënë, opozita ta ndajë mendjen nëse është për grusht shteti, apo për dialog për reformën zgjedhore".
29 Shkurt 2020, 12:24 -
Rama: Në 2021 paga minimale 30 mijë lekë! Amnisti për pasuritë e padeklaruara ose ju pret OFL-ja! Tregoni xhepat
Dita e Dytë e Kongresit të PS/ Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur në kongresin e PS se socialistët do të marrin 800 mijë vota për mandatin e tretë, për të cilin tha se duhet të punohet shumë më shumë dhe nuk duhet të pritet arritja e tij për inerci të dy të parëve. "Mandat të tretë me 800 mijë vota! Jo shëmbëlltyrë rraskapitje, por 3-fish forcë". Rama paralajmëroi të gjithë qytetarët se nuk do të ketë më para në xhepa dhe "nën jastëk" të pajustifikuara, por të gjitha do duhet të depozitohet në llogari bankare. Nëse burimi i tyre nuk justifikohet Rama tha se pastaj do nisë ndërhyrja e OFL.
29 Shkurt 2020, 08:44 -
Fëmijët e këtij vendi meritojnë një ofertë të re
Eshtë vërtetë krenari, ta shohësh sot Shqipërinë mes 5 vendeve të para në botë për pjesëmarrjen e grave në qeveri dhe po ashtu, të shohësh se në tabelën globale të aksesit të gruas në sferën publike, Shqipëria ka pozicionin më të mirë krahasuar me çdo tabelë tjetër.
28 Shkurt 2020, 22:27 -
Linda Rama në Kongres: Fëmijët e këtij vendi meritojnë një ofertë të re, mbrojini nga interneti, pse nuk kemi një teatër të ri? (VIDEO)
Një pyetje, që ngriti Linda Rama ishte se përse sot nuk kemi një sistem funksional të klasave sportive për fëmijët në shkolla? Sipas saj, kryeministri, që është edhe bashkëshorti i saj, nuk i ka dhënë një argument bindës për këtë cështje.
28 Shkurt 2020, 18:51 -
Social-demokratët kroatë mbështesin PS-në: Forcë reformatore për vendin, Shqipëria e meriton integrimin
Presidentit i Partisë Social-Demokrate kroate, Davor Bernardić, i ftuar në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, vlerësoi punën e bërë deri më tani nga mazhoranca socialiste në reformimin e vendit duke e bërë një vend të denjë për të qenë anëtar në Bashkimin Europian.
28 Shkurt 2020, 18:45 -
Piedestali i Gruas në Kongresin e PS! Rama batuta: Kush ju cenon jepini dajak! Një bashkëkryetare në çdo organizatë
Kryeministri Rama vlerësoi fuqizimin e rolit të gruas jo vetëm në strukturat e Partisë Socialiste por kudo në Shoqëri gjatë Kongresit. Ai tha se do vendoset një bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste dhe tekstet feministe do të vendosen në programet e shkollave
28 Shkurt 2020, 12:02