-
Sipërmarrësit bashkohen në 'Tirana Slush’D' për të transformuar ekosistemin e startup-eve, Veliaj: Liria për të krijuar dhe guxuar, themeli i suksesit
Tirana Slush'D është eventi i parë i këtij lloji në Shqipëri, një aktivitet që synon të mbështesë themeluesit dhe të transformojë ekosistemin e startup-eve. I frymëzuar nga formati i njohur “Slush”, ky aktivitet sjell në qendër inovacionin dhe ndërlidh sipërmarrësit shqiptarë me Ballkanin, Diasporën, Europën dhe vendet nordike.
26 Tetor 2024, 10:30 -
Takimi i Ramës me pensionistët, Malaj: Po shqyrtojmë rritjen e bonusit të fundvitit, reformë në skemë! Gonxhe: 1/5-a e buxhetit shkon për to, 2-3 të punësuar për një pension
Kryeministri Edi Rama, ministrat Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj, po mbajnë sot (21 Tetor) një bashkëbisedim me pensionistët, për skemën e pensioneve. Kjo nismë është cilësuar si një “detyrim dhe përgjegjshmëri ndaj moshës së tretë”. Ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh se po shqyrtohet mundësia e rritjes së bonusit të fundvitit për pensionistët
21 Tetor 2024, 11:26 -
‘Expo Albania’ qendër e re për koncerte e panaire! Do ndërtohet në Farkë të Tiranës, 6 ha sipërfaqe, brenda edhe hotele me me 3-4 yje
Një qendër shumëfunksionale do të ndërtohet në Farkë, ku do të zhvillohen panaire, evente apo koncerte. Qendra Expo Albania më e madhja në Ballkan do të ketë brenda territorit të saj edhe hotele me 3-4 yje. Qeveria thotë se ky investim në pronën shtetërore, do sjellë miliona të ardhura në buxhet si dhe do tërheqë investitorë të huaj.
14 Tetor 2024, 17:56 -
‘Ma solle kafen si diversant’, Rama batuta me studentin në Elbasan: Mos je nga Gjirokastra ti?
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në Elbasan, ishin sot në Shkollën Profesionale të qytetit.
20 Shtator 2024, 19:08 -
Java kulturore britanike, diskutohet statusi i artistëve! Ministri i Kulturës: Artistët punësim të pasigurt, do ndryshohet ligji
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja është shprehur se artistët kanë punësim të pasigurt, por po punohet për ndryshimin e ligjit që aktualisht është i vjetruar dhe nuk u përgjigjet kërkesave të kohës
18 Shtator 2024, 21:41 -
Pensionet indeksohen 4.1%, përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë! Në tetor, ‘aksioni’ për goditjen e nëndeklarimit të pagave
Këshilli i Ministrave ka miratuar indeksimin e pensioneve në masën 4.1%. Rritja, hyn në fuqi më 1 tetor, dhe përfitojnë më shumë se 791 mijë pensionistë. Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja sqaroi se po punohet për skemën e re të pensioneve që në fokus do të ketë rritjen e pensioneve të ulta dhe të pjesshme, si dhe njoftoi se në tetor nis puna për goditjen e fenomenit të nën-deklarimit të pagave
18 Shtator 2024, 11:09 -
Ministri Gonxhja: Biblioteka Kombëtare është në situatë kritike, por nuk do preket! Bibliotekë e re Kombëtare pranë Gardës
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit jep lajmin gjatë seancës te Komisioni i Medias. Konfirmon se ka një nismë bashkë me Bashkinë e Tiranës, “për të dalë me më shumë metra:. Gonxhja: Biblioteka e vjetër kombëtare do të jetë atje për një theks ceremonial, muzeal, në qendër të qytetit, pranë sheshit Skënderbej!
17 Shtator 2024, 14:32 -
Rama në shkollën profesionale 'Beqir Çela' në Durrës: 400 regjistrime të reja në pesë drejtime të ndryshme
Shkollat e mesme profesionale, po përzgjidhen gjithnjë e më shumë nga të rinjtë, të cilët mund të orientojnë talentin e tyre drejt një profesioni, që në të ardhmen, i ofron mundësi punësimi, në një treg pune me kërkesë të vazhdueshme për punonjës të kualifikuar
16 Shtator 2024, 16:15 -
Masterclass nga regjisori i njohur Mike Figgis, Shqipëria pret Javën Kulturore Britanike nga datat 16 deri më 22 shtator
Çelja e Javës Kulturore Britanike do të jetë mbrëmjen e së hënës me performancën “BED – In Memory of Derek Jarman”, në galerinë “Naan” në Tiranë, nga artisti Jez Dolan nga Manchester.
15 Shtator 2024, 12:40 -
Viti i ri shkollor, Gonxhja në shkollën 'Gjergj Canco': Kërkesa të larta për të gjitha drejtimet profesionale
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2024-2025, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ishte në shkollën profesionale Teknike Elektrike "Gjergj Canco" në Tiranë, ku këtë vit ka pasur një numër të lartë regjistrimesh: mbi 300 nxënës, duke arritur kapacitetin maksimal 1100.
9 Shtator 2024, 19:52 -
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
Rama ndryshon drejtuesit politikë të PS! Delegon në Tiranë tre drejtues politikë, Veliaj, Spiropali dhe Manastirliu. Ikën Klosi, Gjiknuri, Çela. Balla pa asnjë qark, përgjegjës për Diasporën. Listës i bashkohet Gonxhe në Dibër, Mazniku në Elbasan, Beci në Shkodër, Sako në Durrës, Demo në Berat. Konfirmohen Manja në Lezhë, Majko në Kukës, Peleshi në Korçë dhe Kumbaro në Gjirokastër.
8 Shtator 2024, 12:22 -
Nga mbrëmja me muzikë jazz, ekspozita kushtuar Van Gogh te workshop-i për lirinë e medias dhe shprehjes! Nis Java Kulturore Holandeze
Holanda e njohur për kulturën e saj të lëvizjes me biçikletë, tulipanët, kinematografinë e pasur, inovacionin dhe dizajnin si dhe artin që sfidon kohën dhe një sërë traditash të tjera, është Java Kulturore e radhës që nis në vendin tonë.
7 Shtator 2024, 17:53 -
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet
Ministri Blendi Gonxhja njoftoi se janë 3 shkolla në Shkodër, 2 në Korçë dhe nga një në Tiranë, Durrës, Fier, Kukës, Vlorë, Lezhë dhe Pogradec. Rikonstruksione, ambiente shtesë dhe teknologji e fjalës së fundit
29 Gusht 2024, 09:23 -
'Pse qeveria injoron UNESCO-n?!' Zhupa interpelancë me Gonxhen! Ministri: S’ka projekte biznesi në Butrint! Deputetja: Je avokat i ADF-së! Po planifikoni edhe shkatërrimin e Drilonit
Çështja e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit u risoll në Kuvend nga deputetja Ina Zhupa e cila në interpelancën me ministrin Blendi Gonxhen tha se qeveria injoroi UNESCO-n dhe po tenton parcelizimin e trashëgimisë botërore. Por për ministrin Gonxhe, në Butrint nuk ka projekte biznesi dhe ADF tha ai nuk ka qëllim fitimin, por dhënien e 55 milionë eurove për trashëgiminë tonë kulturore.
25 Korrik 2024, 12:48 -
Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Komision i posaçëm shtetëror për ceremoninë e varrimit! Ja përbërja
Qeveria shqiptari shpalli dy ditë zie kombëtare për nder të të ndjerit Ismail Kadare, shkrimtarit të njohur të letërsisë shqipe i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 88 vjeçare.
1 Korrik 2024, 20:08 -
Makina e biznesit parkon në Parkun e Butrintit, Forumi i Trashëgimisë thirrje Gonxhes: Kafeneja e Kumbaros po përdhos Akropolin
Parku arkeologjik i Butrintit, një nga zonat më të rëndësishme të trashgimisë sonë kulturore, arkeologjike e turistike, tashmë po bie pre e përdorimit të tij për interesa fitmiprurëse të biznesit privat. Rasti më i fundit i abuzimit mbi parkun e Butrintit raportohet nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore
29 Qershor 2024, 19:27 -
Nisin punimet në monumentin e kulturës “Ura e Zogut”, me gjatësi 480 metra dhe e projektuar nga inxhinier zviceran
Ura e Matit është një prej veprave më të veçanta inxhinierike në Ballkan dhe njihet si një nga veprat e para inxhinierike, të këtyre përmasave, të shtetit shqiptar.
15 Qershor 2024, 14:27 -
Ushtria britanike ‘zbret’ në Kukës! Nis inspektimi në tunelet e nëndheshme të komunizmit
Ambasada britanike ka sjellë në Kukës një grup xhenierësh të cilët po studiojnë tunelet e nëndheshme të ndërtuara në kohën e diktaturës. Synimi është që këto tunele në të ardhmen të rehabilitohen dhe të kthehen në funksion të turizmit.
14 Qershor 2024, 16:50 -
Nga muaji ardhshëm nis monitorimi i agjensive private të punësimit, Gonxhja: Sjell mbrojtjen e të drejtave të punëkërkuesve dhe punëofruesve
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një publikimi në rrjete sociale, bën me dije se nga muaji ardhshëm, të gjitha agjensitë private të punësimit (APP) do t’i nënshtrohen një kontrolli të posaçëm inspektimi nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.
16 Maj 2024, 19:43