-
Zaloshnja: Pothuaj 40% e të rinjve s’duan as Ramën e as Berishën kryeministër
Në fundjavë zhvillova një sondazh elektronik me rreth 2000 banorë të rritur krejt të rastësishëm në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku pyetja kryesore ishte “Kë doni të jetë kryeministër i vendit: Ramën, Berishën, apo asnjërin nga këta të dy?”.
11 Korrik 2022, 14:38 -
Eduard Zaloshnja: Efekti margjinal i shitblerjes së votave në Elbasan e gjetkë
Qarku i Elbasanit ka spikatur në media këto ditë për dy raste të dyshuara shitblerje votash në zgjedhjet parlamentare të vjetshme. Në një rast, dyshohet se militantët e PD-së po blinin vota para 25 prillit të vjetshëm dhe në rastin tjetër dyshohet se 8 komisionerë i kanë shtuar vota PD-së gjatë numërimit (pas 25 prillit), përkundrejt ndonjë shpërblimi
30 Qershor 2022, 18:53 -
Zaloshnja: Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit?
Gjatë fundjavës zhvillova një sondazh elektronik, ku ndër të tjera, të anketuarit (banorë të rritur, 18 vjeç e sipër) u pyetën edhe për të ardhurat e tyre personale mujore dhe se për kë kishin votuar vjet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Duke i kryqëzuar përgjigjet e këtyre dy pyetjeve, mund të krahasohet mënyra e votimit të gjysmës më të varfër dhe gjysmës më të pasur të elektoratit.
28 Qershor 2022, 10:04 -
Eduard Zaloshnja: Rritja galopante e diferencës mes Mesatares dhe Mesores së të ardhurave gjatë qeverisjeve të Berishës e të Ramës
Kur gjysmën e trupit e ke në frigorifer dhe gjysmën tjetër në furrën e sobës, tempratura MESATARE e trupit është 36.5 gradë Celsius. Normale si tempraturë, por gjendja e trupit është tejet anormale. Kjo është një metaforë, enkas e ekzagjeruar në ekstrem, që përdoret nga ekonomistët për të stigmatizuar shoqëri me kontraste të forta mes të pasurve e të varfërve.
20 Qershor 2022, 10:10 -
Zaloshnja: 4 faktorët kryesorë të vdekjeve e plagosjeve të rënda prej aksidenteve rrugore
Indeksi i mortalitetit në aksidentet rrugore përfaqëson numrin e vdekjeve për 100 mijë automjete aktive. Indeksi i morbiditetit në aksidentet rrugore përfaqëson numrin e plagosjeve të rënda për 100 mijë automjete aktive. Të dy këta indekse në Shqipëri kanë regjistruar një ulje dramatike në periudhën 8-vjeçare 2013-2021 (shihni grafikun më poshtë).
15 Qershor 2022, 09:35 -
Zaloshnja: Pikëpyetjet e koalicionit Berisha-Meta
Para se Meta të firmoste në territorin e konsullatës shqiptare të Stambollit dekretin për lirimin e Bajram Begajt nga detyra ushtarake, dukej se bashkëpunimi Berisha-Meta ishte solid. Koalicioni Shtëpia e Lirisë u krijua dhe funksionoi pa fërkime në zgjedhjet e 6 marsit (ndryshe nga zgjedhjet e 25 prillit, kur mosdakordësia mes PD-së e LSI-së i dha në pjatë PS-së mandate në qarqet Berat, Durrës, Gjirokastër e ndoshta Korçë).
13 Qershor 2022, 20:27 -
55% e shqiptarëve dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt
55 e shqiptarëve janë dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës. Kështu rezultoi nga një sondazh elektronik që zhvillova duke e shpërndarë linkun e pyetësorit në gjithë territorin e vendit me 3000 SMS krejt të rastësishme.
7 Qershor 2022, 13:43 -
Zaloshnja: Përkatësia fetare e votuesve të PS, PD, LSI
Në Barometrin e përvitshëm që zhvilloj me një kampion përfaqësues përpjestimor nga të gjithë bashkitë e vendit, të anketuarit pyeten edhe se cili është besimi i tyre fetar e se sa shpesh marrin pjesë në shërbesat/ceremonitë fetare. Duke i kryqëzuar këto pyetje me pyetjen se për cilën parti ka
30 Maj 2022, 21:56 -
Zaloshnja: Anketimi/ Sa fetarë janë tiranasit?
Nga një anketim rreth besimeve fetare në kryeqendrën e vendit, që e zhvillova para ca kohësh me anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike për secilën nga 24 njësitë administrative brenda katërkëndëshit Krrabë-Shëngjergj-Zall Herr-Ndroq), më rezultoi se besimimi fetar në popullsinë e rritur tiranase ka shpërndarjen e paraqitur në Tabelën 1
28 Maj 2022, 11:48 -
Zaloshnja: Problemi afatshkurtër i Berishës
Gara me Ibsenin dihej që nuk do të përbënte fare problem për Berishën – ishte praktikisht e sigurt që ai do të merrte pothuaj 100% të votave të atyre që do të shkonin për të votuar në zgjedhjet e organizuara nga Komisioni i Rithemelimit.
23 Maj 2022, 18:07 -
Eduard Zaloshnja: Automjetet janë dyfishuar në dekadën e fundit, vdekjet rrugore janë përgjysmuar
Aksidenti i frikshëm ku një familje u dëmtua rëndë tek po kalonte në vijat e bardha ishte një lajm tronditës, që i bëri aksidentet rrugore temë të disa debateve televizive. Dhe lajmet ditore janë të mbushura me njoftime aksidentesh të rënda rrugore, duke krijuar opinionin në publik se ne kemi një problem me sigurinë rrugore. (vjet, mesatarisht patëm 1 vdekje rrugore në çdo 2 ditë).
20 Maj 2022, 13:10 -
Zaloshnja: 60% e demokratëve me Berishën, 20% me Alibeajn, 20% me asnjërin! Zgjedhja e presidentit, manovër e Ramës për të përçarë edhe më shumë demokratët
Analisti, Eduard Zaloshnja tha se kjo për1#arje e grupit parlamentar është reflektuar edhe në elektoratin e djathtë. Nga sondazhet, thotë Zaloshnja, është kontestuar një raport 6-2-2, pra që 60% janë të Berishës, 20% të Alibeajt dhe 20% nuk janë me asnjërit.
10 Maj 2022, 12:40 -
Zaloshnja: 31-përqindëshi i së keqes më të vogël
Para dy javësh publikova një sondazh rreth opinionit që kanë banorët e rritur të Shqipërisë për tre politikanët tanë kryesorë. Pyetja kyç e sondazhit ishte “Për cilin nga këta 3 politikanë keni sot opinionin MË POZITIV?” Opsionet e përgjigjeve ishin “Ramën; Berishën; Metën; Asnjë nga këta 3”.
5 Maj 2022, 11:08 -
Zaloshnja: Cilët janë 650 mijë votuesit gri?
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në listat e zgjedhësve të Shqipërisë janë pothuaj 3.6 milionë shtetas. Sipas të dhënave më të fundit të Eurobarometer, rreth 40% e shtetasve shqiptarë të rritur (18 vjeç e sipër) janë në emigracion. Që do të thotë se vetëm 2.16 milionë shtetas të rritur banojnë në Shqipëri.
27 Prill 2022, 11:30 -
Eduard Zaloshnja: Fabula e Berishës për rikthimin në pushtet
Qysh kur filloi serinë e foltoreve, Berisha i është përmbajtur një fabule të thjeshtë politike, e cila duket se i ka funksionuar tek pothuaj çereku i shqiptarëve – në një sondazh që publikova javën e shkuar, rreth 24% e të anketuarve e simpatizonin atë ndër politikanët kryesorë të vendit.
25 Prill 2022, 10:16