-
Sondazhi në ‘Real Story’/ Veliaj fiton me mbi 54% të votave garën për Tiranën, Këlliçi vetëm 23%! Diferencë të vogël me Dashamir Shehin
Një sondazh i publikuar nga analisti Eduard Zaloshnja në Report Tv për garën për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit, tregon se kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të dominojë.
24 Shkurt 2023, 07:19 -
Zaloshnja: Erion Veliaj qysh sot afër votave të parvjetshme të PS-së
Në mijëvjeçarin e ri, kandidatët socialistë për kryebashkiakë të Tiranës kanë marrë gjithmonë pothuaj aq ose më shumë vota se sa ka marrë PS-ja në zgjedhjet paraardhëse parlamentare në territorin e Bashkisë Tiranë.
18 Shkurt 2023, 12:43 -
Prognozë paraprake për 14 majin: 42-50 bashki majtas
Në zgjedhjet e prillit 2021, partitë e mazhorancës (PS+PSD) morën vetëm 50.9% të votave në rang kombëtar, por falë ndarjes territoriale vendore (që opozita e bojkotoi si proces më 2014), ato morën më shumë vota se sa koalicioni PD-PDIU-PR-PAA-LZHK në plot 50 bashki, nga 61 gjithsej.
17 Shkurt 2023, 09:33 -
Zaloshnja: Nga informacioni për çështjen McGonigal, çfarë beson më shumë elektorati aktiv?
Charles McGonigal u arrestua më 21 janar me akuzën se, pasi doli në pension, ka punuar ilegalisht për oligarkun rus Oleg Deripaska, i shpallur persona non grata nga Departamenti i Shtetit dhe i sanksionuar financiarisht nga Thesari i Shtetit Amerikan.
15 Shkurt 2023, 10:17 -
Eduard Zaloshnja: Votuesit e vakët të opozitës (jo pjesëmarrësit në protestë) janë kyçi i 14 majit
Para protestës opozitare të së shtunës, u pretendua nga drejtuesit opozitarë se do mblidheshin në bulevard deri në 100 mijë protestues (madje u paralajmërua zyrtarisht edhe Policia e Shtetit për këtë shifër). Nga një llogaritje e përafërt (bazuar në pamjet nga lart me dron), mua më rezultuan që maksimumi 10 mijë u mblodhën. Dikujt tjetri i rezultuan maksimumi 8 mijë.
12 Shkurt 2023, 09:46 -
Eduard Zaloshnja: Nga 800 mijë votues opozitarë, vetëm 10 mijë sot në bulevard
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuan 1 milion e 660 mijë shqiptarë. Dicka më pak se gjysma e tyre (rreth 800 mijë) votuan për partitë e ndryshme opozitare (PD, LSI, PDIU, PAA, PR, PBDNJ, PDK, BD, Vetëvendosje, etj.).
11 Shkurt 2023, 13:26 -
Eduard Zaloshnja: Beteja për 16 bashkitë veriore
Gjatë kohës që vemendja e publikut të gjerë ka qenë e përqendruar në debatin se kush do ta përfaqësojë zyrtarisht PD-AN në KQZ (si dhe në çeshtjet e ndryshme javore – inceneratorët, McGonigal etj. etj.), në terrenin e 16 bashkive veriore është zhvilluar një beteje fortë, por nën radarin e mediave. Dhe ja përse
10 Shkurt 2023, 10:38 -
Zaloshnja: Tkurrja elektorale e opozitës: Nga Basha-Kryemadhi, tek Berisha-Meta
Në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, opozita kishte dy liderë të shpallur publikisht: Bashën dhe Kryemadhin. Partitë e udhëhequra prej tyre morën gjithsej 730 mijë vota të vlefshme, por duke llogaritur edhe fletëvotimet e plotësuara gabim (fletët e votimit ishin si fjalëkryq gazetash), votat për këto dy parti mund të kenë qenë afër 800 mijëshit
8 Shkurt 2023, 17:47 -
Zaloshnja: Gjysma e zgjedhësve urbanë të Tiranës janë të ardhur nga rrethe të tjera, treçereku i kanë prindërit të ardhur
Në fund të vitit të shkuar, dizenjova dhe drejtova një vrojtim statistikor socio-ekonomik në territorin e Bashkisë Tiranë (urban e rural). U anketuan 1128 banorë të rritur, të shpërndarë në mënyrë proporcionale në të gjithë territorin e bashkisë, për ta përfaqësuar popullsinë e rritur sa më mirë nga pikpamja gjinore, moshore, dhe gjeografike.
30 Janar 2023, 09:38 -
Zaloshnja: 20% e atyre që votuan në prill 2021 s’preferojnë asnjë nga 4 politikanët kryesorë
Katër politikanët kryesorë kombëtarë janë kërleshur ashpër ditët e fundit në mejdanin publik arbëror. Dhe i natyrshëm është kurioziteti për të ditur se çfarë efekti ka patur kjo kërleshje tek opinioni i zgjedhësve që i kanë votuar ata para 21 muajsh.
27 Janar 2023, 19:57 -
Zaloshnja: 3 bashkitë që synon PBDNJ
Dje Sali Berisha dhe Vangjel Dule nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale, sipas së cilës PBDNJ-ja do të paraqesë kandidatët e saj në bashkitë Himarë, Finiq e Dropull dhe partitë e koalicionit opozitar do t’i përkrahin ata në terren.
26 Janar 2023, 09:08 -
Eduard Zaloshnja: Kurba e emigracionit shqiptar përgjatë tre dekadave të fundit
Shqipëria ka patur disa dallgë emigracioni qysh prej ndryshimit të sistemit politik. Dhe nëpër media e nëpër kafenera, janë përmendur me rradhë si shkaktarë të këtyre dallgëve – Enveri e Ramizi pas dallgës së parë, Saliu pas dallgës së dytë, Fatosi pas dallgës së tretë, Saliu pas dallgës së katërt, dhe Edvini pas dallgës së pestë…
23 Janar 2023, 19:15 -
Zaloshnja: Kilometrat e përshkruara janë dyfishuar, vdekjet rrugore janë përgjysmuar
Gjatë dekadës së fundit, numri i automjeteve aktive në regjistrat e DPSHTRR është rritur pothuaj dyfish – nga 445.956 më 2013, në 796.438 më 2022. Por përveç numrit të automjeteve aktive, është rritur edhe numri i kilometrave vjetore të përshkuara nga çdo automjet – mesatarisht nga rreth 8500 kilometra për automjet më 2013, në rreth 10000 kilometra për automjet më 2022.
19 Janar 2023, 14:15 -
Zaloshnja: Epërsia paraprake elektorale e mazhorancës prej hartës aktuale territoriale
Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” (opozita e bojkotoi procesin e përgatitjes së atij ligji). Ndarja e re territoriale e ndau Shqipërinë në vetëm 61 njësi vendore, nga 373 që ekzistonin deri atëherë.
16 Janar 2023, 14:42 -
Zaloshnja: Benet Beci rrotull 50-përqindëshit, pavarësisht se kë ka përballë në Shkodër
Qysh prej rrëzimit të regjimit komunist, PS-ja nuk e ka qeverisur Bashkinë Shkodër qoftë edhe një ditë të vetme. Me kandidimin e Benet Becit për kryetar të bashkisë më të madhe veriore, ajo shpreson ta kapë atje më së fundi këtë mollë të ndalueme.
15 Janar 2023, 10:12 -
Zaloshnja: A do të jetë rezultati në Bashkinë Shkodër një shumatore e thjeshtë aritmetike?
Vjet më 6 mars, u zhvilluan zgjedhje jashtë rradhe në Bashkinë Shkodër, por pjesëmarrësit ishin të paktë – vetëm 47 mijë shkodranë votuan, krahasuar me 69 mijë që kishin marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, apo 69 mijë që morën pjesë në zgjedhjet e mëparshme lokale, kur Voltana Ademi e PD-së siguroi një epërsi prej mbi 10 mijë votash ndaj Kejti Bazhdarit të PS-së.
10 Janar 2023, 12:27