-
Eduard Zaloshnja: A do të bëhen partitë e reja pengesë për 84 mandatet e Ramës?
Nga sondazhi që zhvillova së fundmi për Report TV, dukej qartë se PS-ja mund t’i siguronte qysh sot 84 mandatet parlamentare e kërkuara nga Rama, në qoftë se do të kishte përballë vetëm PD-në dhe partitë e vogla aleate të saj.
15 Dhjetor 2024, 12:46 -
Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, PS merr mandatin e 4! Bie mbështetja për PD, rriten me 5% partitë e reja! Dumani kampion i antikorrupsionit, diaspora: Mesazh kundër Berishës
Sipas sondazhit të Report Tv, rezulton se Rama merr sërish mandatin e 4 nëse zgjedhjet mbahen sot. Bie mbështetja për PD, e partitë e reja rriten me 5%. Mesazh për të gjithë kastën politike e quajnë shqiptarët shpalljen e Dumanit si kampion të antikorrupsionit. Rama ruan fronin si politikani më i preferuar, ulet pëlqyeshmëria për Berishën.
12 Dhjetor 2024, 12:23 -
Eduard Zaloshnja: Sondazhi - Kujt i japin më shumë të drejtë kryeqytetasit në përplasjen Berisha-Veliaj?
Ditët e fundit Sali Berisha ka bërë disa akuza të forta publike ndaj Erion Veliajt. Dhe ky i fundit i është përgjigjur me kundër-akuza edhe më të forta. Por ç’mendojnë zgjedhësit kryeqytetas për këtë përplasje të kryebashkiakut të tyre me kryeopozitarin Berisha?
11 Dhjetor 2024, 10:04 -
Eduard Zaloshnja: 600 milionë euro më 2025 vetëm për interesesat e borxhit të akumuluar ndër dekada
Dhe çdo vit shteti shqiptar merr borxhe të reja, për të shlyer borxhe më të vjetra, ndërkohë që stoku i borxhit dhe interesat që paguajmë për të rriten nga viti në vit. Por një zbutje të këtij problemi për buxhetin e shtetit mund ta bëjë Banka e Shqipërisë.
10 Dhjetor 2024, 13:06 -
Eduard Zaloshnja: Tkurrje dramatike e segmentit të ish-të përndjekurve në elektoratin e PD-së së Berishës
Nga ai sondazh, rezultoi se pasardhësit e familjeve të përndjekura gjatë regjimit komunist përbënin vetëm 27% të zgjedhësve që ia dhanë votën kandidatëve për kryebashkiakë të Berishës. Një rënie dramatike kjo e peshës specifike të segmentit të ish-të përndjekurve politikë në elektoratin e PD-së së Berishës: nga 55% në 27%!!!
5 Dhjetor 2024, 15:13 -
Eduard Zaloshnja: Shumica dërrmuese e shqiptarëve duan një mandat të dytë të prokurorëve të SPAK-ut
“Kemi kërkuar të rishikohet dhënia e mundësisë prokurorëve të posaçëm që të rikandidojnë dhe të vazhdojnë të jenë pjesë e SPAK-ut, jo zgjatje automatike të mandatit”, deklaroi dje Altin Dumani, teksa mori pjesë në mbledhjen e Delegacionit të Këshillit të Evropës në Tiranë
3 Dhjetor 2024, 15:19 -
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
Pavarësisht se parimi “Voton kush taksohet” nuk vlen drejtpërdrejt për zgjedhësit që nuk banojnë në Shqipëri, ata kontribuojnë tërthorazi përmes dërgesave valutore që u sjellin familjarëve të tyre këtu. Për të mos përmendur disa që investojnë këtu, duke punuar atje...
25 Nëntor 2024, 15:16 -
Eduard Zaloshnja: 87% këtu duan të bllokohen TikTok dhe Snapchat, ndërkohë Australia po i bllokon për adoleshentët
Pasi Kryeministri Rama deklaroi se qeveria e tij po shqyrton mundësinë e bllokimit ose filtrimit në Shqipëri të rrejeteve sociale TikTok dhe Snapchat, u zhvilluan sondazhe online në tre media të këtushme me audiencë të lartë në internet
22 Nëntor 2024, 12:42 -
'Repolitix'/ Zaloshnja dakord me mbylljen e TikTok dhe Snapchat: U krijua nga Kina për të krijuar kaos në perëndim! Sefa: Jam për vendosjen e filtrave
Propozimi i Ramës për mbylljen ose jo të Tik Tok dhe Snapchat pas vrasjes me thikë të 14 vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, u diskutua në Repolitix me të ftuarit në studio.
20 Nëntor 2024, 21:54 -
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
Ne emisionin “Repolitix” u publikua sondazhi i përmuajshëm, i Report Tv, në bashkëpunim me analistin Eduard Zaloshnja, që këtë herë analizoi prirjen e votës në qarkun e Elbasanit. Sipas sondazhit, PS ruan rezultatin e 2021 ndërsa lufton një mandat më shumë, ndërsa PD bie. Ndryshe nga 2021, një mandat në Elbasan mund të rrëmbehet nga partitë e vogla.
20 Nëntor 2024, 21:12 -
Eduard Zaloshnja: Rreth 800 mijë banorë të rritur me prejardhje nga familje ish-të persekutuara para një dekade, po sot?
Para një dekade, zhvillova një sondazh rigoroz opinioni me 1200 të anketuar në gjithë vendin për fondacionin gjerman Konrad Adenauer Stiftung. Fokusi ishte në veçanti tek opinioni i shtresave të ndryshme të Ish-të Përndjekurve Politikë.
20 Nëntor 2024, 13:38 -
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40.6% të kënaqur me qeverinë, por vetëm 32.4% votojnë sot për PD-në
Në krye të saj është një 80-vjeçar që iku nga pushteti pasi mori 1 milion “shuplaka” elektorale në zgjedhje para 11 vjetësh, dhe që u rikthye me vrull në krye të PD-së vetëm pasi po i ngushtohej laku i drejtësisë për çështje penale si “Klubi Partizani”, “21 janari”, etj. Votuesit e zonës gri e nuhasin siç duket këtë gjë, dhe vetëm simpatizantët e tij të flaktë janë gati qysh sot të votojnë për PD-në.
15 Nëntor 2024, 14:45 -
Eduard Zaloshnja: Trump etj, nuk kanë gjasa të merren me Shqipërinë, të paktën deri në maj
Vetë Trumpi do ta ketë fokusin e politikës së tij të jashtme tek dhënia fund sa më shpejt e luftës në Ukrainë, Gaza dhe Liban, për të cilat ka bërë premtime solemne të përsëritura gjatë fushatës zgjedhore. Njerzit kryesorë pranë tij për politikën e jashtme, Sekretari i Shtetit (me gjasa Marco Rubio), Këshillltari i Sigurisë (me gjasa Richard Grenell), dhe ambasadorja në OKB (e emëruar tashmë Elise Stefanik) do të jenë tërësisht të preokupuar pas janarit për të materializuar premtimet solemne të shefit të tyre.
11 Nëntor 2024, 13:21 -
Sondazhi: 41.5% mendojnë se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trump, 29.2% Berisha
Në debatet e shumta në mediat shqiptare, janë dhënë opinione të ndryshme rreth pyetjes se cili prej dy politikanëve kryesorë këtu do të përfitojë më shumë politikisht nga fitorja e Trumpit në Amerikë. Por ç’mendojnë zgjedhësit e thjeshtë në Shqipëri rreth kësaj pyetje?
10 Nëntor 2024, 12:05 -
Eduard Zaloshnja: Trumpi ia kaloi Presidentit Biden në 6 shtete kyçe blu
Para katër vjetësh, Presidenti Biden ngjyrosi blu 6 shtete, që ishin kyçi i fitores së tij (bluja është ngjyra përfaqësueseve e Demokratëve në SHBA). Këtë vit, Trumpi i bëri të kuqe këto 6 shtete, që ishin kyçi i fitores së tij (e kuqja është ngjyra përfaqësueseve e Republikanëve në SHBA).
8 Nëntor 2024, 13:21