-
DASH: Vendimi për të penguar udhëtimin e Lavrovit, pasqyron angazhimin për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse
Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të ndaluar avionin e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov të kalonte në hapësirën e tyre ajrore, duke sjellë si rezultat anulimin e një vizite të tij në Serbi, pasqyron angazhimin e Evropës për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin ndaj Ukrainës.
6 Qershor 2022, 22:56 -
Ku po gabon ende Perëndimi në lidhje me Putinin
Një nga arsyet pse është kaq e vështirë të kuptosh synimet e Rusisë dhe atë që është në lojënë luftën e Ukrainës është diferenca e rëndësishme midis mënyrës se si i shohin ngjarjet vëzhguesit e jashtëm, dhe si shihen ato nga Kremlini.
6 Qershor 2022, 09:18 -
Anulohet vizita e ministrit rus Lavrov në Serbi, zbulohet arsyeja
Vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi është anuluar. Kjo pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët e tij, tha një burim i lartë i ministrisë së jashtme për agjencinë e lajmeve Interfax të dielën
6 Qershor 2022, 08:09 -
Lufta/ Lavrov: Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve të dërguara në Kiev, aq më shumë do të përparojmë! Marrëveshja e parë mes Rusisë dhe Turqisë për grurin
Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 103-të. Një ditë më parë presidenti Zelensky vizitoi trupat në zonat më të sulmuara nga forcat ruse: "Jam krenar për të gjithë ata që takova," tha ai. Më parë, ai kishte qenë edhe në front në Zaporizhzhia.
6 Qershor 2022, 07:43 -
Sanksione që dëmtojnë edhe Rusinë, edhe BE-në
Ben McWilliams, nga Instituti Bruegel, thotë se Rusia do ta ndjejë fuqinë e vërtetë të sanksioneve në momentin që ato hyjnë në fuqi, por me kalimin e kohës, shton ai, ajo do të ndërtojë infrastruktura të reja dhe do të krijojë aleanca të reja
5 Qershor 2022, 09:27 -
Lufta në Ukrainë/ Vijojnë bombardimet në Kharkiv! Zelensky viziton ushtarët në Zaporizhzhia! Papa thirrje krerëve të qeverive: Ju lutem, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim
Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 102-të. Disa shpërthime goditën kryeqytetin ukrainas Kiev gjatë mëngjesit të sotëm. Lajmin e bëri të ditur Kryebashkiaku Vitali Klitschko në Telegram. Sipas informacioneve janë goditur objektiva civilë. Në orët e fundit, sirenat e alarmit kanë rënë në shumicën e qyteteve të vendit.
5 Qershor 2022, 07:29 -
Lufta/ Gati 14 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre! Papa: Do të doja të shkoja në Ukrainë, po pres momentin e duhur
Në ditën e 100 të luftës nuk pati asnjë shenjë të rifillimit të bisedimeve për armëpushim. Vladimir Putin nga ana tjetër u tregua i hapur për të diskutuar për çështjen e grurit, por disponueshmëria është e kufizuar në portet e Mariupol dhe Berdyansk dhe në territorin bjellorus.
4 Qershor 2022, 07:58 -
BE-ja ka miratuar zyrtarisht pakon e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, bllokohen bankat kryesore ruse, përjashtohet nga sanksionet patriarku Kirill
Bashkimi Evropian, të premten, më 3 qershor, miratoi edhe zyrtarisht embargon ndaj naftës ruse, si dhe sanksionet tjera kundër bankave dhe transmetuesve të mëdhenj, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.
3 Qershor 2022, 16:12 -
Rusia gati të ofrojë portin e Mariupolit për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas nëse hiqen sanksionet! Moska shkarkon gjeneralin e lartë
Lufta në Ukrainë, e cila ka nisur që prej 24 shkurtit është futur në ditën e 100. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë, pasi nuk do të përfundojë këtu. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen tha se lufta është e pajustifikueshme, ndërsa BE do të vazhdojë të mbështesë Kievin.
3 Qershor 2022, 07:42 -
Gjermania: Rusia në kolaps ekonomik
Zëvendës kancelari i Gjermanisë Robert Habeck tha sot se të ardhurat e vazhdueshme që siguron Rusia nga çmimet e larta të karburantit krijojnë "dhimbje", por ai shtoi se ekonomia ruse është në kolaps dhe se me kalimin e kohës, situata do të bëhen edhe më të vështirë për këtë vend.
2 Qershor 2022, 15:52 -
SHBA dhe aleatët po kërkojnë zgjidhje për të çliruar miliona tonë drithë të ngecur në Ukrainë
Administrata Biden po punon për të futur kontejnerë të përkohshëm për magazinimin e grurit ukrainas në vend, një masë ndaluese pasi kërkon të zbusë një krizë ushqimore në rritje të shkaktuar nga bllokada prej muajsh ruse e porteve ukrainase , thanë zyrtarët e administratës për CNN.
1 Qershor 2022, 22:11