-
SHBA/ 8.3 miliard dollarë për të luftuar COVID-19, Trump nënshkruan projektligjin e emergjencës
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një projektligj emergjent që parashikon më shumë se 8 miliard dollarë fonde për t’u përballur me krizën në rritje të koronavirusit. Pesë shtete amerikane, Merilendi, Kalifornia, Florida, Uashingtoni dhe Havai kanë shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të virusit. Gjithsej në SHBA janë konfirmuar 230 raste infektimi dhe numri i të vdekurve ka arritur në 14.
7 Mars 2020, 06:18 -
Koronavirusi/ 3,285 viktima, 95,413 të infektuar. Gjermania cilëson COVID -19 pandemi: Anulohet eksportimi i paisjeve mbrojtëse, duhen për mbrojtje kombëtare
Shkon në 3,285 numri i të vdekurve nga koronavirusi, 3,012 prej të cilëve janë shënuar në Kinë. Jashtë Kinës, vdekjet më të shumta janë raportuar në Itali me rreth 107 viktima deri tani, 92 në Iran dhe 35 në Korenë e Jugut. Ndërsa, mbi 95,000 persona janë konfirmuar të infektuar në të gjithë botën, shumica dërrmuese e të cilëve, sërish në Kinë. Italia ka urdhëruar mbylljen e shkollave deri në 15 mars për shkak të situatës kritike, ndërsa në SHBA rreth 1000 njujorkezë u është kërkuar të vetëkarantinohen për mospërhapjen e virusit. Ministri gjerman i Shëndetësisë e ka konsideruar tashmë koronavirusin një pandemi, ndërkaq OBSH refuzon ta bëjë një gjë të tillë duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme.
5 Mars 2020, 05:51 -
SHBA/‘Super e Marta’, Joe Biden fiton në 9 shtete. Ndryshon pamje vota e demokratëve
Ish zv presidenti ka fituar në Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia. Ndërkohë Bernie Sanders pritet të fitojë në Kaliforni ndoshta dhe në tre shtete të tjera.
4 Mars 2020, 13:12 -
Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në SHBA/ Italia masa kufizuese edhe këtë javë, shkollat të përfshira. Paniku, zbrazen supermarketet në Gjermani
OBSH ngriti alarmin e rrezikut për epideminë e koronavirusit nga i lartë në shumë i lartë por gjithsesi për momenti nuk flitet për pandemi. Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së tha se në këtë fazë armiku më i keq nuk është koronavirusi por frika, zërat e pa vërtetë dhe stigmatizimet kurse armët për ti luftuar janë faktet, arsyeshmëria dhe solidaritet.
29 Shkurt 2020, 07:59 -
Media në Kosovë/Richard Grenell: Deri në fundjavë të hiqet taksa 100%, në të kundërt gjërat mund të përshkallëzohen
Gjithashtu sipas mediave, në rast se Qeveria e Kosovës nuk heq tarifën 100%, duke nxjerrë pengesa në dialogun me Serbinë, administrate amerikane parasheh politika të reja përballë Kosovës në të gjitha fushat ku ka patur bashkëpunim deri tani
26 Shkurt 2020, 15:51 -
Trump shkarkon nga detyra numrin dy të Zbulimit Kombëtar
Largimi i Hallman menjëherë pas ish-Drejtorit në detyrë të Zbulimit Kombëtar, Joseph Maguire, është bërë për shkak të frikës së presidentit amerikan se mos zyrtarët kishin dhënë informacione që mund të përdoreshin kundër tij.
23 Shkurt 2020, 06:37 -
SHBA, prej 24 shkurtit administrata e Trump rregulla të reja për emigrantët
Më 24 shkurt administrata Trump do të nisë zbatimin e rregullave të reja për emigrantët që janë përfitues të programeve për ndihmë shtetërore në Shtetete e Bashkuara. Rregulli i ri do të ndikojë në procesin e marrjes së vizës emigruese ose leje të përhershme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara nga qytetarë të vendeve të huaja me të ardhura të vogla.
23 Shkurt 2020, 06:33 -
SHBA/Alarm i 007: Putin do ndërhyjë në zgjedhje në favor të Trump, Bernie Sanders kërcënon Moskën
Kandidati demokrat për Presidencialet amerikane, Bernie Sanders ka paralajmëruar Rusinë të qëndrojë larg zgjedhjeve të nëntorit, pas konfirmimeve nga zyrtarë të lartë amerikanë se Moska është përpjekur të ndërhyjë në fushatën e tij zgjedhore.
22 Shkurt 2020, 17:49 -
I shkroi ese në New York Times, presidenti Trump: E di se kush është autori anonim
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se ai e di se kush është zyrtari i administratës i paraqitur si anonim që shkroi një ese në gazetën New York Times dhe më vonë një libër kritik për presidentin.
19 Shkurt 2020, 06:40 -
Trump sulmon ish shefin e stafit, John Kelly
Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ish-shefin e tij të stafit, John Kelly, pasi ky i fundit mbrojti ndihmësin e shkarkuar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Alexander Vindman, i cili dëshmoi kundër presidentit disa javë më parë.
14 Shkurt 2020, 07:10 -
Situata pas impeachment/ Schumeru thirrje 74 inspektorëve të përgjithshëm të hetojnë hakmarrjen kundrejt dëshmitarve kundër Trump
Udhëheqësi i Minoriteteve të Senatit në SHBA, Chuck Schumeru u ka dërguar një letër të hënën të 74 Inspektorëve të Përgjithshëm të qeverisë federale, duke kërkuar hetime mbi “secilin prej të gjithë rasteve të hakmarrjes" kundër dëshmitarëve që kanë "hedhur dritë mbi sjelljet e gabuara presidenciale".
13 Shkurt 2020, 06:33 -
Presidenti Trump propozon uljen e ndihmës së SHBA për vendet e tjera
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar një ulje prej 21 përqind të ndihmës që Shtetet e Bashkuara u japin vendeve të tjera. Kërkesa në buxhet për programe të tilla është 44.1 miliardë dollarë, nga 55.7 miliardë që ishte miratuar për vitin e tanishëm fiskal.
11 Shkurt 2020, 06:56 -
Trump, demokratët të pandershëm dhe të korruptuar
Pas fitores në procesin gjyqësor në Senat që synonte shkarkimin tij, Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq të enjten duke tundur një nga të përditshmet amerikane e cila shkruante me shkronja kapitale "i pafajshëm", si dhe me kritika të ashpra ndaj kundërshtarëve të tij.
7 Shkurt 2020, 06:50 -
Guaido pritet në Shtëpinë e Bardhë
Udhëheqësi i opozitës venezueljane Juan Guaido është takuar këtë të mërkurë në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump. Takimi vjen në një kohë kur Guaido po përpiqet të rindezë fushatën e tij me qëllim largimin nga pushteti të Presidentit Nicolas Maduro.
6 Shkurt 2020, 05:02