-
Zgjedhjet 2025, PD cakton grupin e punës për fushatën e Tiranës, lista me 36 emra! Nga djali i Sokol Olldashit, Adriana Kalaja, te Asllan Dogjani nën akuzë nga SPAK
Kreu i saj, Sali Berisha, nën akuzë për dosjen e aferës “Partizani” nga SPAK dhe i sapodalë nga arresti shtëpiak gati njëvjeçar, ka marrë vendimin e firmosur dje, duke e nisur me grupin e punës në Tiranë
4 Dhjetor 2024, 13:14 -
Situata në Kosovë, Harxhi: Mund të shmangej! Deputeti Deliu: Vuçiç po viktimizohet në arenën ndërkombëtare! Qori: Ka shumë tension
Situata në Kosovë ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv. Deputeti socialist, Denis Deliu duke komentuar situatën, tha se pas zgjedhjeve në veri, kryeministri Albin Kurti kishte plotësisht të drejtë që të siguronte që kryetarët e rinj të katër komunave të nisin punën.
2 Qershor 2023, 22:50 -
Dorëheqja e Alibeajt/ Edit Harxhi thirrje Tabakut dhe Bardhit: Silleni vulën në seli, të fillojmë ringritjen e PD-së! Kokalari: Shitët mundin për të mbuluar pisllëqet e Berishës me Metën
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Edit Harxhi, ka pasur një kërkesë për Partinë Demokratike, tashmë pa një kryetar sepse Enkelejd Alibeaj u tërhoq.
17 Maj 2023, 17:43 -
Shtyhet vendimi për çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD-së, Harxhi: Tendencioze se janë zgjedhjet! Ish kryedemorkati po lë litarin jashtë
Gjykata e Tiranës ka shtyrë vendimin për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat, paditësja Edith Harxhi është shprehur se ky vendim nga Gjykata është tendencioz për shkak se jemi në prag të zgjedhjeve vendore.
1 Mars 2023, 13:42 -
Tensionet në veri të Kosovës, Milaim Zeka: U shtuan se Kurti e ktheu dialogun në teknik! Politologu: Serbisë i intereson gjendja e luftës
Tensionet në veri të Kosovës kanë ardhur si pasojë e shndërrimit të dialogut në nivel teknik, ky ishte konkluzioni i analistit Mihahim Zeka.
12 Dhjetor 2022, 22:18 -
Leximi i emrave në PD, Harxhi: E nxorën numrin e delegatëve 120%! Qesharake! Do jem nesër në Kuvendin e Berishës
Ish-kandidatja për kreun e Partisë Demokratike Edith Harxhi, ka komentuar sot në ‘Kontrast’ zhvillimet me të fundit në PD. Në emisionin “Kontrast” në Report TV, Harxhi tha se do të marrë pjesë në kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, teksa zbuloi detaje.
10 Dhjetor 2021, 22:31 -
Politikë
Harxhi në Report TV: As 7 pikat e Bashës as Rama nuk zgjidhin krizën energjetike, duhet një politikë afatgjatë në këtë sektor
Shqipëria nuk mund të dalë nga kriza energjetike e as me propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha, as me qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama. Kështu ka deklaruar në studion e ‘Report Tv’, ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi. Sipas saj, 7 propozimet e Bashës kanë karakter të majtë dhe kriza nuk mund të zgjidhet me subvencione.
4 Tetor 2021, 18:35 -
Politikë
Kuvendi i PD-së, Bozdo: Nuk solli asgjë të re, duhet të ishin analizuar gabimet e Bashës! Platforma e Kadillit, e vetmja që rrëzon Ramën
Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asgjë të re. Kështu deklaroi në një intervistë në Report Tv Enno Bozdo, ish-koordinator i Partisë Demokratike, ku tha se u trajtua vetëm çështja e manipulimit të votës, që është e rëndësishme, por kjo ishte një pjesë e shteruar. Sipas Bozdos duhet që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe vëtë Kongresi i PD-së, të mos ndalej vetëm në këtë çështje, por të rikthehej drejt vetes, se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim
19 Korrik 2021, 18:52 -
Politikë
Harxhi dhe Ristani mbetën jashtë Këshillit Kombëtar të PD, 'Grupi për PD': Vendimet e marra antistatutore! Do jemi opozitë e fuqishme në vend
Dy prej anëtarëve të Grupimit për PD, Edith Harxhi dhe Arben Ristani mbetën jashtë Këshillit Kombëtar të PD-së, por ky vendim për ta është në kundërshtim me statutin e partisë. Për këtë grupim, që lindi si një opozitë e fortë ndaj PD-së, lista e përgatitur nga Lulzim Basha dhe drejtuesit e qarqeve ishte klienteliste që nuk përfaqëson anëtarësinë. Në deklaratën zyrtare të tyre, thuhet se ky Kuvend i mbajtur, nuk kishte asnjë lidhje me atë se çfarë është parë në Kuvendet e mbajtura deri para vitit 2018.
19 Korrik 2021, 09:53 -
Politikë
Statuti i partisë, Komisioni Statutor kalon vetëm propozimet e Bashës, rrëzohen draftet e Kadillit dhe Harxhit
Komisioni i Përhershëm Statutor në PD shqyrtoi sot propozimet për ndryshimin e statutit. Në përfundim të mbledhjes që zgjati me shumë se dy orë, kaluan vetëm propozimet e Bashës, të cilat anëtari i Komisionit Enno Bozdo i quajti thjesht rregullime të statutit aktual. Ai tha se duhet të merreshin parasysh edhe idetë e Kadillit, që reformojnë më tej partinë.
14 Korrik 2021, 08:45 -
Politikë
Reeker gjen kohë për Edith Harxhin dhe Princ Lekën, por shmangu për shkak të axhendës së ngjeshur Ilir Metën
Ashtu siç e kishte paralajmëruar në ‘Repolitix’ në Report Tv, ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker. Në fokus të këtij takimi kanë qenë zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, por pa lënë mënjanë edhe marrëdhëniet dhe partneritetin me SHBA.
1 Korrik 2021, 16:49 -
Politikë
Harxhi në Repolitix: Kuvendi Kombëtar i PD, spastrimi i radhës i Bashës! Që nga djegia e mandateve e deri sot marrëdhëniet e tij janë ftohur me SHBA
PD do të mbajë më 17 korrik Kuvendin Kombëtar, që për Edith Harxhin jo vetëm është një mbledhje e nxituar, por e shikon atë si përçarjen e fundit dhe spastrimin e radhës që Lulzim Basha do të bëjë me kundërshtarët e tij. Harxhi u shpreh se ka një ftohje Lulzim Bashës me ambasadën e SHBA-së që ka nisur që nga djegia e mandateve e deri sot.
22 Qershor 2021, 22:27 -
Politikë
Elezi në Repolitix: Nesër Harxhi do bëjë publike provat se si u manipuluan zgjedhjet brenda PD! Garë farsë
Anëtari i Grupimit për PD Ibsen Elezi ka deklaruar se nesër Edith Harxhi do të bëjë publike të gjitha provat sesi janë manipuluar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. I ftuar në Repolitix në Report TV Elezi tha se procesi zgjedhor ka qenë i njollosur në çdo aspekt duke theksuar se nukka pasur një garë të ndershme por vetëm një farsë.
15 Qershor 2021, 23:04 -
Politikë
Fitoi zgjedhjet brenda PD, Basha u shtrin dorën 3 kundërshtarëve: Të bashkojmë forcat kundër regjimit Rama-Doshi
Pas fitores së marrë për të drejtuar PD-në edhe 4 vite të ardhshme, Lulzim Basha u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit 3 kandidatëve, Agron Shehaj, Edith Harxhit dhe Fatbadh Kadillit që i mundi në garë. Kjo ftesë, sipas Bashës është për qëllimin e përbashkët kundër regjimit 'Rama-Doshi', teksa duket si një retorikë e ngjashme me atë atë kryeministrit Edi Rama, i cili pas fitores në 25 prill, ftoi Bashën të bashkëpunonin "për të mirën e vendit".
14 Qershor 2021, 20:49 - Politikë
-
Opinion
Fitorja e thellë e Bashës dhe ankesa e një anëtari të thjeshtë: Cila i vlen më tepër PD-së?!
Siç pritej, Lulzim Basha, u rizgjodh sot zyrtarisht për herë të tretë në krye të Partisë Demokratike, me diferencë të thellë votash karshi rivalëve. Basha do të jetë i njëjti që do udhëheqë partinë më të madhe opozitare, pas largimit të Berishës.
14 Qershor 2021, 18:19 -
Opinion
Zgjedhjet e PD, ringritja mbetet në kalenda
Gjëja më shqetësuese në zgjedhjet e PD-së kanë mbetur ankimimet e listës së anëtarësisë, të cilët nuk gjenin emrat për të votuar. Më shumë se probleme sistemi dhe organizimi, ato tregonin një lloj nënvleftësimi të hapur (dhe manipulimi mbase), që është përjetuar keq prej anëtarësisë.
14 Qershor 2021, 09:47 -
Politikë
Harxhi denoncon: Zgjedhjet me probleme të mëdha! Me mijëra anëtarë s'kanë emrat në lista, ndërkohë që votojnë ata që nuk janë anëtarë dhe s'kanë kartë anëtarësie
Edith Harxhi, kandidate në garën për kreun e PD, ka denoncuar disa problematika që po ndodhin në zgjedhjet e sotme. Ajo tha se në disa raste po votojnë persona që nuk janë as anëtar të PD dhe nuk kanë as kartë anëtarësie, ndërsa tha se në Kavajë edhe Mat po bëhet votim familjar.
13 Qershor 2021, 14:44 -
Politikë
Zgjedhjet në PD/ Del rezultati paraprak, me 81% të votave edhe Lulzim Basha fiton mandatin e tretë! Kundërshtarët: Maskaradë elektorale
Demokratët tashmë e kanë vendosur. Përballjen e radhës kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës do ta bëjnë sërish me Lulzim Bashën, edhe pse vijnë nga 4 humbje radhazi. Kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ashtu si rivali i tij politik ka arritur të marrë një mandat të tretë, pasi është konfirmuar bindshëm në krye të partisë së tij për herë të tretë radhazi me 81% të votave. Pas tij më i votuari ndër kandidatët është renditur Agron Shehaj me 14.8%. Ndërkohë që Fatbardh Kadilli ka fituar 1.8% të votave dhe Edit Harxhi ka marrë 2.4 %.
13 Qershor 2021, 07:37 -
Politikë
Sot heshtje zgjedhore, nesër PD shkon në zgjedhje! Demokratët votojnë drejtuesin e tyre të ri
Sot Partia Demokratike është në heshtje zgjedhore, ndërsa ditën e nesërme 75 mijë anëtarë demokratë do të hedhin votën e tyre për të zgjedhur mes Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli se kush do e drejtojë partinë.
12 Qershor 2021, 09:06