-
Opinion
A janë të besueshëm rivalët e Bashës?
Partia Demokratike është kthyer në minierë thashethemesh tanimë, ku gjysmat e tyre natyrisht janë të vërteta. “Të blesh mandatin 300 mijë euro”, “të blesh vota edhe atje ku nuk të njohin fare”, “të futesh në vallen e Lulit edhe pse ke paguar mijëra euro për të kapur listën e tij”, janë vetëm disa nga hamendësimet që po qarkullojnë dukshëm ditët e fundit në ambientet e demokratikasve.
31 Maj 2021, 14:16 - Opinion
-
Politikë
Zgjedhjet për kryetar, Harxhi: Serveri i listave të votuesve është bllokuar, PD e marrë peng nga një kupolë e vogël! Nishani: Jam ndier i lënduar nga Basha, fytyrën s'ia jap askujt
Kandidatja për kryetare e PD Edith Harxhi ka zhvilluar në Gjirokastër një takim me strukturat e PD për të kërkuar mbështetjen nga anëtarët e këtij subjekti politik për kandidimin e saj. Ajo ka pohuar se pret votëbesimin e demokratëve të Gjirokastrës për të sjellë një riformatim të partisë demokratike dhe afrimin e elementëve të larguar nga PD.
30 Maj 2021, 18:58 -
Opinion
Një premtim që duhet ta bëjnë kandidatët për kreun e PD-së
Por historia e derisotme me udhëheqjen e PD-së nuk duhet të përsëritet. Nuk ka më kuptim që kryetari ta çojë partinë në zgjedhje parlamentare, dhe pas tyre, të justifikohet me “masakra zgjedhore” apo “blerje/vjedhje zgjedhjesh”
30 Maj 2021, 16:57 -
Politikë
’25 prilli masakër elektorale’, Nishani-Bashës: Tezë spekulative dhe e padrejtë! Harxhi: Burimet diplomatike konfirmojnë se Bashës i është refuzuar viza nga SHBA
Një nga zërat më kritikë të kryedemokratit Lulzim Basha, Bujar Nishani nga Korça tha se “të deklarosh se humbja në zgjedhje erdhi për faj të Ramës”, është spekulative dhe e padrejtë. Kjo sipas Nishanit, përdoret nga Basha për të manipuluar demokratët.
29 Maj 2021, 18:21 -
Politikë
Të tre kundër Lulzim Bashës! Harxhi: Nuk merr dot vizën amerikane! Shehaj: Isha kundër strategjisë elektorale! Kadilli: Erë e re pa të dhe Berishën
Kandidati tjetër për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 qershorit, Agron Shehaj ka folur për një ftohje me kryetarin aktual Basha. Ai tha se kjo ftohje ka ndodhur që para zgjedhjeve dhe ka pasur lidhje me strategjinë elektorale në zgjedhjet e 25 prillit.
29 Maj 2021, 07:43 -
Politikë
'Luftë' në PD, Harxhi: Bashës i është refuzuar viza nga SHBA-të, çuditem pse nuk e kanë shpallur ‘non grata’! Është më i dobët se kurrë, PD-në e ka marrë peng
Një deklaratë të bujshme ka bërë para pak minutave kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi. Ai ka thënë se para disa vitesh Lulzim Bashës i është refuzuar viza në SHBA.
28 Maj 2021, 22:26 -
Politikë
Zgjedhjet në PD mund të përfundojnë në Gjykatë! Harxhi: Rregullorja për zgjedhjet e pavlefshme, duhet të miratohet në Këshillin Kombëtar! Ristani: S'ekziston Komisioni i Apelimit
Zgjedhjet në Partinë Demokratike mund të përfundojnë për pavlefshmëri në gjykatë. Kjo për shkak të përplasjeve për rregulloren e zgjedhjeve që u miratua nga Kryesia por që në fakt duhej miratuar nga Këshilli Kombëtar siç përcakton statuti. Gjithashtu arsye tjetër është edhe mosdhënia e listave të anëtarësisë
28 Maj 2021, 16:43 -
Politikë
Zgjedhjet në PD, Edith Harxhi prezanton programin: T’i jepet fund emërimeve nga Kryetari, emrat kontribues ndër vite të rikthehen në parti
Edith Harxhi, kandidatja për kreun e PD, ka prezantuar platformën e saj politike ku në fokus të saj ka reformimin e PD, bashkimin e partisë, heqjen e të drejtës së kryetarit për të bërë emërimet dhe rikthimi i çdo personaliteti e kontribuuesi që prej themelimit të Partisë.
27 Maj 2021, 09:25 -
Opinion
Sportiviteti me të cilin e kanë marrë garën rivalët e Lulzim Bashës
Ndërkohë që kryetari aktual (dhe i ardhshëm) i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur takimet në bazën e partisë, tre rivalët e tjerë, Harxhi, Kadilli dhe Shehaj, vijojnë që të rrinë në kryeqytet e të japin konferenca shtypi ose të dalin studio më studio nëpër intervista.
26 Maj 2021, 09:48 -
Politikë
U skualifikua nga gara për kryetar, grupi 'Për PD-në' kërkon rikthimin e Ibsen Elezit! Berisha 'non grata'? Harxhi-Nishani: Basha doli me qëndrim hipokrit e individual, s'u konsultua me partinë
Grupi për PD ka kërkuar rikthimin në garë të Ibsen Elezit si kandidat për kreun e PD në zgjedhjet që do të mbahen 13 qershor. Duke e cilësuar aktin e përjashtimit të tij si antistatutor, anti-demokratik dhe që deformon procesin zgjedhor në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Grupi për PD thonë se kërkon ndryshimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe lejimin e kandidimit të Elezit duke shtuar se ai ka kontribute reale dhe është një nga anëtarët më aktiv të PD-së
25 Maj 2021, 11:13 -
Politikë
Arben Ristani: Gara për kryetar po manipulohet nga Basha, PD jo demokratike nën drejtimin e tij! Zgjedhjet e 25 prillit u humbën, s'mund të flitet për masakër
"PD nuk është demokratike nën drejtimin e Bashës". Kjo deklaratë është bërë nga ish-deputeti demokrat Arben Ristani, në një intervistë në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, i cili tha se kreu i PD Lulzim Basha është lider autokrat që i merr vetë vendimet pa u konsultuar
24 Maj 2021, 21:52 -
Politikë
Debate në kryesinë e PD-së, miratohen 4 kandidatatët për kryetarin e ri! Në garë përballë Bashës, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi! Skualifikohen 5 të tjerë, anëtarja e grupit 'Për PD': Akt i rëndë
Kryesia e Partisë demokratike miratoi me debate 4 kandidatë për kreun e PD, Lulzim Bashën, Fatbardh Kadillin, Edit Harxhin dhe Agron Shehajn, ndërsa janë skualifikuar 5 të tjerë përfshirë edhe Ibsen Elezin, pasi nuk kanë plotësuar kriteret. Fatbardh Kadilli tha pas mbledhjes së nuk u pranua propozimi i tij për zhvillimin e debateve publike mes kandidatëve.
23 Maj 2021, 09:20 -
Opinion
Mero Baze: Rivali i Bashës, duhet të bëj betejë me Berishën
Shikoj që shumë vet janë gëzuar pse ka kandiduar Agron Shehaj. Ndoshta ngaqë nuk vjen nga një histori e lidhur me Berishën në PD. Ndoshta ngaqë nuk e njef dhe fare Beirshën për fat të mirë të tij. Por nëse edhe ai nuk e kthen këtë betejë si garë me Berishën për dëmin që Berisha i sjell PD, Shehaj do ti ngjaj Bashës dhe do mundet prej tij. Mes njërit që e shet partinë për vila, e tjetrit që mund të shes vilat për të blerë partinë, nuk ka ndonjë diferencë. Të dy tregtarë janë. Diferencën e bën kush bën betejë me Berishën.
22 Maj 2021, 18:37 -
Politikë
Zgjedhjet në PD/ Basha përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit, Ibsen Elezit dhe Lisandër Hoxhës! Grupi 'Për PD': Gara asimetrike dhe jo e mbështetur në rregulla
Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, Ibsen Elezi dhe Lisandër Hoxha duket se do të jenë kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e kësaj force politike. Basha, Kadilli dhe Harxhi kanë dorëzuar sot kërkesat zyrtare, ndërkohë që Elezi dhe Hoxha do të shfrytëzojë ditën e fundit të afatit për të zyrtarizuar kandidaturën.
21 Maj 2021, 12:11 -
Politikë
Zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, anëtari i 'Grupimit për PD': Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi dy emrat që do dorëzojmë! Jemi në një garë të pabarabartë
Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi janë dy emrat që 'Grupimi për PD' do të propozojë për garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kjo u bë e ditur nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i cili tha në studion e "Report TV" se mund të jenë po ashtu edhe emra të tjerë për të qenë pjesë e garës.
21 Maj 2021, 12:04 -
Politikë
Shpërbëhet PD, dy sekretarë qëndrorë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen! Harxhi: Shembull për Bashën! Elezi: Pas tyre, Lulin do e braktisin të gjithë, varka e tij në mbytje
Humbja në zgjedhjet e 25 prillit po pasohet me dorëheqje në PD. Pas kërkesës publike të qindra drejtuesve dhe militantëve drejtuar Lulzim Bashës, duket se ka pasur reagime në nivelet e larta drejtuese të PD.
9 Maj 2021, 15:26