-
Politikë
Ish-deputeti Hoxha ironizon Berishën: Moto e lëvizjes në PD nuk mund të jetë ‘bashkimi’, por ‘ndarja’ nga trashëgimia e keqe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka ironizuar Sali Berishën në lidhje me situatën më të fundit në parti, përplasjet Basha-Berisha. Përmes një postimi, duke iu referuar Foltores së Berishës nëpër qytete të vendit, Hoxha shkruan se moto e lëvizjes së Partisë Demokratike nuk mund të jetë ‘bashkimi’, por ndarja nga trashëgimia e keqe,
2 Tetor 2021, 18:26 -
Opinion
Kreshnik Spahiu: Disa pikëpyetje pse hesht ‘Europa’ për akuzat e SHBA ndaj Berishës?
Sali Berisha ka nisur misionin e tij të fundit në karrierë: “Rikthimin e partisë, në gjendjen e vitit 2005”. D.m.th Berisha kërkon rikthimin e tij në krye të opozitës, njëkohësisht duke e rikthyer Lulzim Bashën në Holandë, andej nga e mori dhe ja u bëri peshqesh gjithë demokratëve.
2 Tetor 2021, 18:14 -
Opinion
Nuk më intereson as Luli, as Doktori
Është e qartë se në 8 vjet në opozitë, Lulzim Bashën, ata që i kanë pasur nevojën, kanë qenë shumë pak. Mungesa e gjatë e pushtetit, e ka shturitur lëmshin e interesave dhe shumëkush sot, thuajse, është i painteresuar për fatin e tij, sepse nuk shohin tek ai asnjë shpresë. Që Luli nuk tremb kërkënd, pastaj, kjo s’ka nevojë për koment.
2 Tetor 2021, 16:38 -
Politikë
Berisha dhe Basha fusin në sherr deputetët e PD-së! 'Çfarë kërkon Mondi', Spaho i kthehet Salianjit: ‘Mitraloz’ i partisë, mos shaj në telefon se qëkur ndodhi “Babalja” janë regjistruar bisedat
Së fundmi në distancë është përplasur deputeti Edmond Spaho me nënkryetarin e PD Ervin Salianji, pasi ky i fundit tha se ai ka drejtuar një prej qarqeve me rezultatin më të dobët e se PD i dha gjithçka. Madje e Salianji e injoroi duke u shpreh se ‘çfarë kërkon më shumë Mondi?’.
2 Tetor 2021, 15:01 -
Politikë
Hiqej si njeriu i afërt i Merkel, Martin Henze i del krah Berishës, këshilltari gjerman i kërkon dorëheqjen Bashës
Tashmë vetë këshilltari i Lulzim Bashës, Martin Henze, të cilin PD ka tentuar që të bërë si njëri i partisë së kancelares Angela Merkel, ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës
2 Tetor 2021, 13:02 -
Politikë
Mbështetësi i flaktë i kthehet Berishës: Si mund të jesh kaq anti-Bashist, kur vetëm para një muaji e mbanit në kurriz?
Lufta mes Bashës dhe Berishës është reflektuar edhe mes radhëve të demokratëve, ku ndryshe nga sa pretendojnë 'babai dhe biri politik', janë më të ndarë se kurrë në kampe krejtësisht të kundërta.
2 Tetor 2021, 09:58 - Opinion
-
Politikë
Mori pjesë në ‘Foltoren’ e Berishës, kreu i FRPD-së në Shkodër në ‘Pa protokoll’: Nuk kemi pasur presion nga Basha për organizimin
Kryetari i FRPD-së në Shkodër Arvit Bushati, i cili mori pjesë në takim, tha në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv se 70% e kryesisë së PD ishin në të pranishëm. Sipas Bushatit ato nuk kanë pasur mesazhe nga Basha, apo presion për të mos marrë pjesë në takimet e Berishës
2 Tetor 2021, 07:55 -
Politikë
Berisha sulmon Fatos Klosin: Në zgjedhjet e 2001 u kap me qese duke ia dhënë vëzhguesit! Ish-kreu i SHISH: Je mësuar të bësh akuza, por merru me familjen se ke probleme të mëdha
Nga “Foltorja” e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish kreun e SHISH, Fatos Klosi, duke thënë se në 2001 një demokrat ka kapur atë duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi për manipulim votash. Klosi tha se kjo është një gënjeshtër dhe se Berisha duhet të merret me vetën dhe familjen e tij pasi kanë një hall të madh, duke iu referuar shpalljes ‘non grtata’ nga DASH.
1 Tetor 2021, 21:57 - Politikë
- Opinion
-
Politikë
Ish-ambasadori Ryerson flet për shpalljen “non grata” të Sali Berishës: Fakti që vendimi u komunikua nga Blinken, tregon se është një sinjal i fortë kundër korrupsionit
Ambasadori Ryerson u pyet edhe për vendimin e departamentin amerikan të shtetit për të shpallur 'non grata' ish kryeministrin Sali Berisha, ku tha se fakti që e komunikoi sekretari Blinken dhe jo një prej zëdhënësve është një sinjal i fortë kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë
1 Tetor 2021, 18:39 -
Politikë
Deputetët e Shkodrës braktisin ‘Foltoren’, nuk i shkon as Topalli, por i çon të bijën! Berisha kundër komisionit hetimor të PD për 25 prillin: S’vërtetoi vjedhjen e votave, tani gënjen njerëzit
Sali Berisha vijon të lëviz me ‘Foltoren’ e tij nga qyteti në qytet për të mbledhur demokratët për t’i bindur që kreu i PD-së, Lulizm Basha duhet të shkarkohet pse e përjashtoi atë nga grupi parlamentar i PD. Në bastionin e demokratëve, Berisha u braktis nga të gjithë deputetët e PD në Shkodër të zgjedhur më 25 prill dhe figurat kyçe demokrate, ndërsa krah tij u shfaqën mbështetësit e përhershëm nga Tirana si Flamur Noka, Klevis Balliu, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri.
1 Tetor 2021, 18:12 - Opinion
-
Opinion
Bledi Mane: Një pjatë me gjellë për Evi Kokalarin
Të hënën i zuri derën ambadadores Kim, dje shkoi hëngri drekë te Ilir Meta. Mëngjeset ia jep Sali Berisha ndërsa darkat i ha ku të mundet, sa në Vlorë, sa në Durrës. Kur mbetet pa ngrënë nuk merr në telefon Pizza Taxi por i bën zile Çim Pekës dhe ky i fundit ia përcjell hallin Shkëlzen Berishës...
1 Tetor 2021, 16:38 -
Politikë
Nuk përmbahet me 'perlat' mbështetësja 'amerikane' e Berishës! Evi Kokalari: Trump do rikthehet, do pastrojë DASH nga Soros e Gates! Unë do i tund themelet Bashës në Kongres
Prej dy ditësh që kur i shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës në Durrës, si një mbështetëse 'amerikane' e ish-Kryeministrit në 'luftën' e tij kundër amerikanë, Evi Kokalari nuk ka ndalur me 'perlat' e saj.
1 Tetor 2021, 10:20 -
Politikë
'Hemorragji' deputetësh nga grupi parlamentar i PD që zhvendosen te 'Foltorja'! Edhe Edmond Spaho i bashkohet Berishës
Pas shpalljes së 'Foltores' nga Sali Berisha, një tjetër deputet i është bashkuar 'luftës' së ish-Kryeministrit kundër Lulzim Bashës, ish-'birit të tij politik' Listës së deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha i është shtuar edhe Edmond Spaho.
1 Tetor 2021, 10:03 -
Politikë
Agron Gjekmarkaj: Berisha ka lënë gjurmë pozitive por nuk duhet të kthehet më në PD
I ftuar në ‘Open’ deputeti i partisë demokratike Agron Gjekmarkaj ka shprehur opinionin e tij sa i përket rikthimit të Berishës në PD. Sipas tij Berisha ka kontribuar pozitivisht në partinë demokratike por ka bërë mjaftueshëm.
30 Shtator 2021, 23:56 -
Politikë
Çim Peka: Basha u pajis me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës, tani mund të udhëtojë në SHBA
Sikur të mos mjaftonte vetëm Sali Berisha, në sulm të Lulzim Basha tashmë i kanë dalë të gjithë njerëzit besnik të kryeministrit, që në këto ditë të vështira për të, nuk e kanë braktisur duke nxjerrë “kokën” kundër kryedemokratit, për të cilin deri më tani kishin heshtur. I tillë është edhe rasti i gazetarit të televizionit Berisha, Çim Peka, i cili ka “tjerrur” akuzën e bërë një ditë më parë nga Evi Kokalari. Në emisionin e tij, Peka tha se Basha është pajisur me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës dhe tani mund të udhëtojë në SHBA.
30 Shtator 2021, 22:16