-
Pika e zezë
Klithmat e fundit të ujkut Berisha dhe dinjiteti i tij i konsumuar
Pas 9 shtatori me vendimin e Lulzim Bashës për të pezulluar “përkohësisht” nga grupi parlamentar, Sali Berisha dhe familja e tij vetëkonsiderohen në Shqipëri si të vetmit të ndershëm, me integritet, liberalë, demokratë. Eshtë groteske, por sot pikërisht ata, me të shkuarën që kanë, pretendojnë se janë të vetmit e mbetur që luftojnë korrupsionin dhe që mbrojnë drejtësinë, ndërsa shumica dërrmuese e vendit konsiderohet ana e keqe dhe e kalbur.
30 Shtator 2021, 19:52 -
Opinion
'Foltorja' e Berishës: Rikthimi te nevoja për paramilitarë!
Ai personi që vullnetarisht ofroi veten “shehid” për doktorin nga Durrësi, që mund të ketë miliona arsye për pakënaqësi e frustacione, a nuk e ka parë se rruga që ka zgjedhur prej një mercenari, nuk i ka dhënë kurrë një mundësi e një personi të lirë, siç e tha edhe vetë? Por drama, është se ky militarizëm verbal e politik, kthehet në një dhunë mediatike, që nuk pushon as kur siç ndodhi në 8 vjet që nga 2013-a e deri më 25 prill nuk pi ujë.
30 Shtator 2021, 18:35 -
Opinion
Lëvizja ‘Berisha’ dhe loja me ‘dy porta’ e Topallit për vendin e Bashës, që tremb në fakt Metën
Nëse Jozefina Topalli vendos që t’i bashkohet Foltores së radhës së Sali Berishës në Shkodër, ose ndoshta edhe më vonë asaj të Tiranës, Partia Demokratike mund të ketë zyrtarisht një kandidate grua, për postin që mban aktualisht Lulzim Basha.
30 Shtator 2021, 18:17 -
Politikë
'Jam i pari që marr kallashin', kush është i dënuari që u shfaq në takimin e Sali Berishës dhe e shkuara e tij kriminale
Ilir Amedani theu arrestin e shtëpisë duke marrë pjesë në 'Foltoren' e Berishës, e duke bërë thirrje për 'luftë', rezulton i dënuar në 2011 për veprën penale të vjedhjes, ndërsa në 2019, Gjykata e Apelit Tiranë e la në “arrest shtëpie” për veprën penale “kundërshtim të punonjësve të policisë”.
30 Shtator 2021, 17:29 -
Politikë
Doli krah Berishës në Durrës, Bylykbashi kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar: Në demokraci, s'vendos një individ për llogarinë e tij
Një ditë pasi u shfaq në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, në "Foltoren" e tij në Durrës, duke munguar në takimin e delegacionit të ODIHR me Bashën, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i cili ka mbajtur peshën kryesore në reformën zgjedhore, ka reaguar për herë të parë
30 Shtator 2021, 16:11 -
Politikë
U shfaq në krah të Berishës dhe akuzoi Bashën se është peng i dosjes së lobimit rus, Ilir Meta i jep drekë në Presidencë Evi Kokalarit
Ditën e djeshme, nga "Foltorja" e Sali Berishës në Durrës, i vetmi lajm ishte deklarata e fortë e aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.Meta që e akuzoi kreun e PD-së Lulzim Basha se e përjashtoi Berishën që t'i mbyllej në SHBA dosja e lobimit rus. Ndërkohë sot ka qenë Meta që e ka thirrur për një drekë në Presidencë Evi Kokalarin.
30 Shtator 2021, 13:27 -
Politikë
Përjashtimi i Berishës, Gjikondi: Basha nuk i del zot vendimit! Fjalimi i Kokalarit skandaloz, akuzoi DASH se po bën presion
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk po i del zot vendimit që ka marrë për të përjashtuar Sali Berishë nga grupi parlamentar i PD-së. Kështu thotë analistja Brizida Gjikondi e ftuar në Report Tv, teksa po analizonte situatën në selinë blu dhe ‘Foltoren’ e Berishës një ditë më parë në Durrës, ku vëmendjen mori fjalimi i aktivistes Evi Kokalarit e cila tha se Basha shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus
30 Shtator 2021, 13:21 -
Opinion
Komedisë 'Berisha' i mungon një akt
Por komedisë së Berishës i mungon akti i fundit. Ajo që është më kryesorja nuk ka të bëjë me veprimin e tij, sepse edhe ai e di shumë mirë se mbledhja e firmave dhe rrëzimi i Bashës me Kuvendin 'Berisha' është një aksion ilegjitim që do të prodhojë një strukturë politikë e cila menjëherë do të klasifikohet si regresive nga partnerët tanë dhe jo vetëm që nuk do të njihet prej tyre, por do të klasifikohet me të njëjtën mënyrë siç është klasifikuar heroi komik që po lind së vdekurish.
30 Shtator 2021, 12:35 -
Opinion
Saliu po shfaqet dita ditës
Nga foltorja në foltore Saliu komunikon sipas mënyrës tipike, përmes kodeve të tij. Është provuar se Saliu foltoren nuk e nisi për të hequr Lulzim Bashën apo për të shpëtuar PD. Largimin e Lulzim Bashës nga PD, Saliu e bën me një fishkëllimë apo me një xhest gishti prej strofullës së 7(shtatë) xhuxhave.
30 Shtator 2021, 12:29 -
Opinion
Kur Berisha detyrohet të ngrihet në këmbë për Olldashin
Ka qenë e paparashikuar që Sali Berisha të asistonte në një sallë të ngritur në këmbë në nderim të Sokol Olldashit, sapo emri i tij të përmendej. Ka qenë gjithashtu e paparashikueshme që edhe ai vetë të detyrohej të ngrihej në këmbë e të duartrokiste për të ndjerin, të cilin këto tetë vjet as e ka përmendur askund, as në deklarata publike, as në rrjetin social ku Sali Berisha është aq aktiv
30 Shtator 2021, 11:39 -
Opinion
Në PD ka probleme dhe nuk është vetëm Berisha
Në Shqipëri ende operohet me format parapolitike që për të komunikuar një aksion apo ide politike, këtë e bën pas një takimi me të huaj. Një formë arkaike kjo që të kujton çka ndodhte në shtetet e reja apo të pazhvilluara të viteve 50-60 dhe ku delegacionet e huaja ishin ato që injektonin nga pak ide demokracie në ambientet që ushtronin pushtet
30 Shtator 2021, 08:44 - Politikë
-
Politikë
Basha refuzon të mbledhë Kuvendin Kombëtar, Ristani zbulon në 'Repolitix' hapat që do ndjekin: Do shkohet deri në gjyq! Zbardhet dokumenti që po firmosin demokratët për të mbrojtur Berishën
Report Tv ka sjellë një kopje të dokumentit që po firmosin demokratët me qëllim mbledhjen e 1500 firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndonëse Lulzim Basha ua ka bërë të qartë se nuk do të lejojë që të mblidhet. Megjithatë, përtej saj, Berisha po vijojnë betejën e tij ku synon ndryshime në statut, vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore si edhe përcaktimin e aksionit opozitar të PD-së.
29 Shtator 2021, 21:37 -
Politikë
'Këmbeu Berishën me dosjen e lobimit’, Ristani mbështet Kokalarin në ‘Repolitix’: Dëshmia e lobistit Muzin prova në 'duart' e SHBA që presionoi Bashën për të përjashtuar ish-kryeministrin
Deklaratat e forta të anëtares së Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari e cila tha se Basha, mbylli dosjen e tij të lobimit rus në SHBA me përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, i ka mbështetur edhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani, gjithashtu i akuzuar për këtë lobim madje i marrë dhe i pandehur. Prova që presionoi Bashën të përjashtojë Berishën, Ristani tha se është dëshmia e lobistit
29 Shtator 2021, 21:30 -
Opinion
Mero Baze: Poshtërimi publik i shtetit amerikan nga Sali Berisha
Sali Berisha ka gjetur një mënyrë se si të poshtëroj SHBA. Në takimet ku ai sqaron njerëzit pse është dënuar nga SHBA si familje e korruptuar, si një lider që ka minuar demokracinë shqiptare dhe ka shantazhuar sistemin e drejtësisë, sot kishte futur dhe flamuj amerikanë
29 Shtator 2021, 19:47 -
Politikë
Ish-kryeministri godet Bashën në pikën e dobët nëpërmjet Kokalarit: E shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus! PD: Shpifje, do e padisim
Nga "Foltorja" në Durrës, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka "shkundur karrigen" e Lulzim Bashës, duke thënë se ai e ka "shitur" ish-kryeministrin për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, sa i përket lobimit rus. Krah Berishës sot ishte dhe Oerd Bylykbashi, përpos Edi Palokës, Flamur Nokës,Igli Carës,Tritan Shehut.
29 Shtator 2021, 18:16 -
Opinion
Ylli Pata: Lëvizja e Kadillit shmang Berishën e i del përballë Lulzim Bashës
Nervat e rëna në kupolën e lartë të Partisë Demokratike tregojnë se sipas të gjitha gjasave forca më e madhe e opozitës do të përjetojë më shumë shpejt se vonë, një furtunë të brendshme, si pasojë e shumë lëvizjeve centrifugale që kanë lindur nga hapja e kutisë së pandorës” nga SHBA
29 Shtator 2021, 17:40 - Opinion
-
Opinion
Mero Baze: Të gjithë e duan Berishën t’u 'vrasë' Lulin, por jo t’i udhëheqë
Debati kryesor brenda Partisë Demokratike, nuk është a do ta mundë Sali Berisha, Lulzim Bashën, apo e kundërta, por çfarë do të bëjë ai që do të fitojë, me fitoren. Kjo pyetje në të vërtetë tregon se Partia Demokratike është sot një parti pa plan për të ardhmen e saj.
28 Shtator 2021, 20:26 -
Politikë
Dy rrugët e SPAK për dosjen e Gërdecit dhe 9 alibitë e Fatmir Mediut për t’i shpëtuar gjykimit nga imuniteti në 2009 tek afatet në 2021
SPAK mund të kërkojë gjykimin e Fatmir Mediut ose të thellojë hetimet drejt Berishës. Ish ministri 12 vite manovra dhe alibi për t’i shpuar gjykimit për Gërdecin
28 Shtator 2021, 18:25