-
Marrëveshja Itali-Shqipëri/ Ministri Tajani reagon për 'Kushtetuesen' shqiptare pas pezullimit të ratifikimit në Kuvend:Të premten takoj Ramën!
Ministri i Jashtëm i Italisë ka reaguar për mediet vendase lidhur me pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët afrikanë nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare. Po ashtu, ai bën me dije se këtë të premte do të vizitojë kryeministrin Rama dhe vendet e përcaktuara ku do të ndërtohen qendrat që do të priten emigrantët
18 Dhjetor 2023, 12:59 -
Çfarë e shtyu Italinë të tërhiqet nga nisma 'Belt and Road' e Kinës në G7?
Italia, i vetmi vend i G7-ës që iu bashkua iniciativës kryesore të Kinës, Belt and Road, e më pas vendosi se do të largohet nga programi global i infrastrukturës kur kontrata e saj do të skadojë vitin e ardhshëm, njoftoi kryeministrja italiane Giorgia Meloni
10 Dhjetor 2023, 10:35 -
Sali Berisha tradhton aleatët italianë, çon në gjykatë Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët! I kishte premtuar se nuk do ta bënte
Sali Berisha tradhton aleatët italianë dhe çon në Gjykatë Kushtetuese marrëveshje me Italinë për emigrantët e firmosur mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama. Në Kushtetuese u regjistrua edhe padia e PD zyrtare, por ndryshe nga Sali Berisha, Lulzim Basha nuk kishte premtuar asgjë.
6 Dhjetor 2023, 10:08 -
Qeveria italiane miraton marrëveshjen për emigrantët! Në Shqipëri ata që shpëtohen në ujrat jashtë BE! Tajani: Kostot vjetore, më pak se 200 mln euro
Këshilli i Ministrave të Italisë i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët. Ministri i Jashtëm Tajani tha se vendosja e dy qendrave në Shqipëri të cilat do të jenë nën juridiksionin Italian, do ti kushtojë qeverisë së Romës rreth 200 milionë euro. Për të hyrë në fuqi drafti duhet të ratifikohet në parlamentet e dy vendeve.
5 Dhjetor 2023, 18:56 -
Emigrantët në Shqipëri/ Reklama e Melonit, shpenzime prej 100 miliona eurosh për vetëm 700 vende
Njëmbëdhjetë mijë euro për emigrant. Ideja e qeverisë Meloni për të ndërtuar atë qendër paraburgimi në Shqipëri për azilkërkuesit që vijnë nga vende të sigurta mund të kushtojë po aq (sipas parazgjedhjes)
4 Dhjetor 2023, 09:25 -
VIDEO/ Deputeti i 'Forza Italia' ngre në qiell Tiranën para Berishës: Qytet i bukur dhe tepër i sigurt! Bie heshtja në Kuvendin e Rithemelimit
Fjalimi i deputetit të forcës së djathtë italiane, Alesandro Batilokio i ka dalë Berishës jashtë parashikimit. Gjatë fjalës së deputetit italian në Kuvendin e Berishës, Tirana u cilësua si një qytet shumë i bukur dhe shumë i sgirutë, ndryshe nga çfarë pretendojnë anëtarët e Rithemelimit.
2 Dhjetor 2023, 13:52 -
Shehu del nga ‘rreshti’ i Rithemelimit: Ja pse jam kundër dërgimit në Kushtetuese të marrëveshjes me Italinë! Sherri me Mziun? S’merrem me 'çimka'
Tritan Shehu në një lidhje skype për "Studio Live" në Report Tv ka shpjeguar pse nuk mbështet propozimin e Rithemelimit për të dërguar në Gjykatë Kushteuese marrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe atij italian për emigrantët
29 Nëntor 2023, 20:26 -
Marrëveshja me Italinë në Gjykatën Kushtetuese, fut në ‘sherr’ opozitën! Tritan Shehu shpërthen ndaj kolegëve: Skuthat e çimkave
Deputeti Tritan Shehu ka reaguar ashpër pas lajmeve se në mbledhjen e përbashkët me deputetët e Bardhit dhe Berishës, ka kundërshtuar dërgimin në Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes me Italinë, duke thënë se neverit kolegët që bënë publik qëndrimin e tij
25 Nëntor 2023, 12:29 -
Tajani: Ballkani, prioritet! Nuk mund ta lëmë në dorë të Rusisë, Kinës e Turqisë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani, gjatë një takimi ndërqeveritar në Berlin, tërhoqi vëmendjen tek rajoni. Ai tha se ata nuk mund ta lënë Ballkanin në duart e Rusët, turqisë, sauditëve dhe kinezve, për arsye se "ne kemi nevojë për një prani të madhe industriale në Evropë dhe kjo varet nga vendet e mëdha të industrializuara".
23 Nëntor 2023, 15:17 -
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Berisha dhe Bardhi: Do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese! Një deputet i opozitës kundër (Emri)
Rithemelimi ka paralajmëruar se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e përkohshëm emigrantëve nga Afrika
23 Nëntor 2023, 15:16 -
'Nga krimet seksuale, te Kushtetuta', si u zbyth Berisha për emigrantët pas bisedës me Tajanin dhe dështimit të protestave
Pasi tmerroi mediat italiane për emigrantët dhe trazoi opinionin publik në Shqipëri, Sali Berisha duket se është tërhequr nga qëndrimet e tij. Shenjat e para të kësaj tërheqje u dukën që pas bisedës telefonike mes tij dhe zv,kryeminitrit italian, Antonio Tajani. Ishte ky i fundit që e qortoi Berishën ndërsa kreu i Rithemelimit deklaroi publikisht se nuk do të zhvillonte protesta kundër marrëveshjes Rama-Meloni
22 Nëntor 2023, 15:20 -
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Italia do e ratifikojë në Parlament! Dhoma e Deputetëve miraton Rezolutën: Inovative dhe mund të bëhet shembull
Parlamenti italian ka miratuar një rezolutë të propozuar nga mazhoranca që angazhon qeverinë që të ndërmarrë çdo aksion apo nismë për të zbatuar sa më parë marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Rezoluta kërkon ratifikimin në parlament, gjë për të cilën është dakordësuar edhe qeveria italiane.
22 Nëntor 2023, 11:19 -
Itali/ Tajani mbron marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët në Dhomën e Deputetëve: S'krahasohet me atë mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka zbardhur detaje nga memorandumi me Shqipërinë për sjelljen e mijëra emigrantëve në vendin tonë. Ndër të tjera ai shprehet se marrëveshja me Tiranën nuk krahasohet me atë mes Britanisë së Madhe me Ruandën.
21 Nëntor 2023, 13:57 -
Berisha ‘garanton’ Italinë se s’do protestojë, kundër Ramës s’i vjen askush
Sali Berisha është vërtetë në hall të madh. Pasi vendimi i gjykatës së Strasburgut në lidhje me ’21 janarin’, kërkon hetimin me themel të vrasjes së Aleks Nikës. Dhe jo duke u marrë me ata që kanë ‘luajtur gishtin’, pra gardistët që qëlluan, por me zinxhirin komandues
16 Nëntor 2023, 19:35 -
Marrëveshja për emigrantët/ Numri dy i qeverisë italiane i telefon dhe e kritikon ashpër! Berisha tërhiqet: Nuk do të protestojmë për ta kundërshtuar
Report Tv mëson nga burime nga shteti fqinj, se numri 2 i qeverisë italiane, Antonio Tajani, në një bisedë telefonike ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin Berisha për qëndrimet e mbajtura për marrëveshjen e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët dhe ngritjen e një qendre për strehimin e përkohshëm, derisa Italia të shqyrtojë kërkesat për azil.
16 Nëntor 2023, 15:40