-
Ambasadorja Kim apelon serish: Lëvizni me urgjencë, Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda vitit
Një tjetër apel i fortë i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në vend. Yuri Kim bën thirrje që palët të lëvizin me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para datës 31 dhjetor.
27 Nëntor 2020, 15:03 -
KED ndalon 3 kandidatë për Kushtetuesen! Lë në fuqi kandidimin e Sonila Bejtjas, Altin Binajt dhe Aleksandër Tomës për 2 vakanca
KED ndalon kandidimin e 3 gjyqtarëve për Kushtetuesen. Bëhet fjalë për Aldona Sylajn, Shaqir Hasanajn dhe Aleksandër Tomën. KED lë në fuqi kandidimin e 3 gjyqtarëve Sonila Bejtjan, Altin Binajn dhe Aleksandër Tomës.
26 Nëntor 2020, 20:28 -
Vishaj në Report Tv: Kushtetuesja s’ngrihet me urdhër ambasadash dhe emra anonimë! Për ngërçin e saj e ka fajin KLGJ
Avokati Sajmir Visha tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të ngrihet brenda këtij viti, pasi në krye të saj nuk mund të vijnë emra anonimë, por duhet juristë me eksperiencë. Për avokatin vendosja në ngërç e Kushtetueses është faji i KLGJ që pranoi dorëheqjen e 7 anëtareve të Gjykatës së Lartë dhe nuk i lejoi që ato të qëndronin në detyrë deri sa të zëvendësoheshin.
25 Nëntor 2020, 22:16 -
Presidenti ka bllokuar formimin e Gjykatës Kushtetuese, me stilet dhe agresivitetin që ai di mirë si i përdor
Reforma në Drejtësi deri më tash ka prodhuar një kastë agresive dhe të mirë organizuar të korruptuarish që pavarësisht se janë larguar nga gjyqësori tani kanë kapur Avokatinë dhe botën akademike pa ju hyrë asnjë gjëmbë në këmbë.
24 Nëntor 2020, 19:45 -
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përjashtoi 3 kandidatë, 'kushtetuesja' në udhëkryq
Mosplotësimi i kushtit ligjor që për çdo vakancë në Gjykatën kushtetuese duhet që këshilli emërimeve në drejtësi të propozojë së paku tre emra, pritet të rifusë në ngërç kompletimin e kësaj gjykate. Një ditë më parë KED përjashtoi nga gara tre kandidatë. Ndërsa konfirmoi Sonila Bejtjan, Altin Binaj dhe Aleksandër Tomën të tre në garë për të dy vakancat, atë të parlamentit dhe të presidentit.
24 Nëntor 2020, 14:48 -
Soreca: Nëse nuk ngrihet Kushtetuesja nuk ka Konferencë Ndërqeveritare! Koha nuk pret, të realizohen detyrat e shtëpisë para fundit të vitit
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka kërkuar nga institucionet shqiptare të përshpejtojnë punën për krijimin e Gjykatës Kushtetuese që do i hapë rrugë mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare.
19 Nëntor 2020, 16:49 -
Drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale brenda vitit/ Yuri Kim: Edhe 6 javë, udhëheqësit të përmbushin premtimin
Për Kim aktorët kyç në këtë proces, si Presidenca, Parlamenti apo edhe institucionet e drejtësisë, duhet të vijojnë punën dhe udhëheqësit të përmbushin premtimet dhënë shqiptarëve për drejtësi
19 Nëntor 2020, 12:06 -
Apeli rikthen në garë të skualifikuarin për ‘Kushtetuese’! Papandile merr 'ok', mbetet në fuqi përjashtimi për Tafajn
Apeli Administrativ rihap garën për Gjykatën Kushtetuese duke rikthyer kandidatin e përjashtuar nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi Eugen Papandile. Papandile aktualisht mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ai u përjashtua nga KED për mosplotësim kushtesh.
6 Nëntor 2020, 10:52 -
12 arsyet pse nuk po funksionon Gjykata Kushtetuese, nga mungesa e certifikatave të sigurisë për anëtarët e KED tek Avokatja e Popullit
Kryetarja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Vitore Tusha rendit faktorët që kanë vonuar plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, vonese edhe për pajisjen e anëtarëve me certifikata sigurie për t’u njohur me informacione sekrete rreth kandidatëve.
2 Nëntor 2020, 20:02 -
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, KED: Përzgjedhja varet nga vettingu dhe nga institucione të tjerë kontrolli
Do të ngrihet apo jo Gjykata kushtetuese deri në fundvit mbetet ende një përgjigje sfiduese. Por Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i cili jep dakordësinë e kandidatëve në garë reagon duke sqaruar se shpejtësia e këtij procesi varet jo vetëm prej tyre. Sipas KED gjithçka varet edhe nga ritmet e vettingut, apo përgjigjet e institucioneve si tatim taksat, autoriteti i dosjeve dhe subjetket private.
1 Nëntor 2020, 08:31 -
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Kim: Të jetë funksionale brenda fundit të vitit, KED të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve
Ambasadorja Kim i ka bërë thirrje edhe KED që të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve pasi nuk ka kohë për të humbur. Kim shkruan se Shqipëria brenda fundit të viti duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, e cila është dhe kusht për integrimin e vendit dhe zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave.
19 Tetor 2020, 13:21 -
Nga bllokimi i zgjedhjeve te përfitimet financiare, Report tv zbardh propozimet e Kuvendit për Ligjin e Presidentit
Report tv zbardh propozimet e deputetëve të Kuvendit mbi të cilat pritet të hartohet ligji për Presidentin e Republikës. Këto ndryshime ligjore kërkojnë të krijojnë mekanizma zhbllokues mbi disa çështje që kanë sjellë përplasje mes presidentit dhe institucioneve, si procesi zgjedhor, emërimet në gjykatën kushtetues dhe privilegjet e presidentit dhe familjes së tij pas përfundimit të mandatit.
13 Tetor 2020, 17:43