-
Ikën Vitore Tusha, në krye të KED-së për 2021 gjyqtari i lartë Ervin Pupe
Përgjatë 2021 Vitore Tusha kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese s'do të jetë më anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Tusha drejtoi KED-në pas largimit të Ardian Dvoranit ndërsa fillimisht u zgjodh si anëtare zëvendësuese. Në dy vite KED përzgjodhi 6 gjyqtar kushtetues, ndërsa pritet që të përzgjedh edhe tre gjyqtar të tjerë. Në krye të KED këtë vit do të jetë Gjyqtari i Lartë, Ervin Pupe.
3 Janar 2021, 09:21 -
Portugalia merr presidencën e BE-së, Zef Mazi: Shqipëria dha rezultate tani pret BE-në për veprim konktret e jo premtime
Mazi shkruan se Shqipëria ka dhënë rezultate dhe plotësoi kushtet për Konferencën e parë ndër-qeveritare dhe se tani pret që BE të japë rezultate konktere për 2021 dhe jo më premtime që vënë në pikëpyetje besueshmërinë e saj.
2 Janar 2021, 10:17 -
Lista/ 55 njerëzit që braktisën drejtësinë se ishin ‘pa qejf’, për t’u bërë avokat dhe punuar në privat, arsyet e çuditshme dhe frika e përbashkët nga Vetingu
Tre vjet nga hyrja në fuqi e ligjit të Vetingut 55 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë kanë dhënë dorëheqjen, siparin e hapi vëllai i Lulzim Bashës i pasuar nga anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese
1 Janar 2021, 16:03 -
Çoi në ‘Kushtetuese’ mënyrën si ndahen mandatet, Murrizi në ‘Repolitix’: Kjo gjykatë, më politike se e para! PS-PD-LSI kanë përfaqësuesit e tyre atje
Myslim Murrizi tha në “Repolitx” se Gjykata Kushtetuese e re është më politike se ajo e para, ku anëtarët e saj janë shprehur hapur si besnik të një linje politike.
29 Dhjetor 2020, 22:36 -
BD vë 'kushte', Skënderi: Moskandidimi në 4 qarqe rregull i panegociueshëm për këdo që bën koalicion me ne! Do pranojmë çdo vendim të 'Kushtetueses' për Kodin
Anëtari i Bordit të Bindjes Demokratike Arbën Skënderi në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se BD e kishte paralajmëruar dorëzimin në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut
29 Dhjetor 2020, 19:40 -
Kuorumi në 'Kushtetuese' në duart e Berishës dhe Metës, si i siguruan dy vota duke emëruar pa Veting Xhaferllarin dhe Bejtjan, ‘avokate’ të kauzave të PD-LSI
Kuorumi minimal prej 6 anëtarësh në Gjykatën Kushtetuese në varësi të Marsida Xhaferllarit dhe Sonila Bejtjas, e para Mbrojti 50 herë qeverinë Berisha në Kushtetuese përfshirë edhe paktin detar, bashkëpunëtore e Alibeajt, Nishanit dhe Metës, Bejtja mbrojtëse mbështetëse e PD-LSI, nuk njeh Kuvendin, i shoqi bashkëpronar i televizionit të familjes Berisha
29 Dhjetor 2020, 16:48 -
Çoi në ‘Kushtetuese’ zgjedhjet e 30 qershorit, Ademi për Report Tv: Sido të jetë vendimi është një hap për demokracinë
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi është shprehur se çfarëdo vendimi të marrë Gjykata Kushtetuese lidhur me padinë për zgjedhjet e 30 qershorit do të jetë një vlerë e shtuar për demokracinë.
29 Dhjetor 2020, 16:35 -
Çështje të 'nxehta' politike, nga zgjedhjet e 30 qershorit, përplasja Rama-Meta e deri te Teatri Kombëtar/ Tashmë me 7 anëtarë, Kushtetuesja i shqyrton në janar
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se duke filluar nga muaji i ardhshëm do të nisë shqyrtimi i kërkesave, disa prej të cilave presin prej vitesh. E presin një sërë çështjes të 'nxehta' që pritet të sjellin edhe reagime politike.
29 Dhjetor 2020, 15:51 -
'Shqiptarët s'kanë marrë drejtësi në Gjykatën e Lartë'/ Sadushi bën bilancin: Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar! Në 8 muaj 3 gjyqtarë shqyrtuan mbi 2 mijë dosje
Nga Gjykata e Lartë shqiptarët nuk kanë mundur të marrin drejtësi në dekadën e fundit. Shkak sipas zv. kryetarit të kësaj gjykate, Sokol Sadushi ka qenë drejtësia e vonuar, pasi aktualisht po shqyrtohen dosjet e vitit 2010-2011. Ai bëri bilancin e 8 muajve në krye të Gjykatës së Lartë. Sadushi tha se ka shqyrtuar së bashku me dy kolegët mbi 2 mijë çështje.
29 Dhjetor 2020, 11:44 -
Patozi dhe Murrizi, kërkesa në 'Kushtetuese': Të rrëzohet neni i Kodit Zgjedhor për ndarjen e mandateve! Kryemadhi e Topalli të bëjnë të njëjtën gjë
Partia Bindja Demokratike, me koordinator Astrit Patozin, është e para që shfrytëzon Gjykatën Kushtetuese menjëherë pas bërjes së saj funksionale. Paraditen e sotme Bindja Demokratike dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.
29 Dhjetor 2020, 11:24 -
Hyseni në Report Tv: Dyshoj se emigrantët do mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit! Shporta e kandidaturave është mbushur nga baza e PS, procesi ka filluar
Deputeti i PS Alket Hyseni gjatë një interviste në "5 pyetje me Babaramon" në Report Tv, ka deklaruar se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese është arritur qëllimi që PS ka pasur për ta bërë atë funksionale, duke plotësuar kështu një nga kushtet e konferencës së parë ndërqeveritare.
28 Dhjetor 2020, 21:46 -
Politizohet prapë Kushtetuesja, anëtarja e shtatë mbështëtëse e hapur e PD-LSI! I shoqi bashkëpronar i televizionit të familjes Berisha
Anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese që u emërua sot nga Meta disa orë pas propozimit të KED, mendon si PD-LSI, nuk njeh Kuvendin, kundër Vetingut dhe pro dekreteve të Metës për kthimin e ligjeve të qeverisë, shpall antikushtetues ligjet për kadastrën dhe dividentin
28 Dhjetor 2020, 18:04 -
Emërohet anëtari i 7-të i 'Kushtetueses'! Meta dekreton Sonila Bejtjen! BE: Përforcon funksionalitetin e Gjykatës! SHBA: Të mos ndalet puna deri në plotësimin e 9 vendeve
Presidenti Ilir Meta ka emëruar Sonila Bejtjen anëtare të 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dha "OK" për kandidaturën e shtatë të gjyqtarit kushtetues duke e dërguar në presidencë emrin e juristes Bejtja.
28 Dhjetor 2020, 16:21 -
'Dha dorëheqjen nga gara për Kushtetuesen'/ Nuk ndalet Zhaklina Peto, do të paditë sërish KED-në: Konkluzione të manipuluara
Nuk dorëzohet Zhaklina Peto. Pas vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i cili 5 ditë më parë njoftoi përfundimin e procedurave për verifikimin e kandidimit të saj për Gjykatën Kushtetuese, duke raportuar se ajo është tërhequr nga gara, Peto ka vendosur që të ankimojë serish vendimin e KED.
28 Dhjetor 2020, 12:36 -
Heshtja e "dhimbshme" e Sali Berishës për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, faktet për rolin e tij dhe të Ilir Metës në kapjen dhe sabotimin e saj
Sali Berisha asnjë fjalë për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, mungesën e saj e ktheu në kauzë prej tre vitesh dhe në argument për të sulmuar reformën në drejtësi, anëtarët e shkarkuar dhe të dorëhequr nga frika e Vetingut u emëruar të gjithë nga PD-LSI si të besuar, Meta vonoi plotësimin e vakancave me emërime pa Veting dhe me luftën ndaj Dvoranit
26 Dhjetor 2020, 15:44 -
Dyshimet për financimin e partive/Balla për Report Tv: Që në shtator nis puna për ligjin e ri! Duhet transparencë, nga 120 parti në zgjedhje marrin pjesë vetëm 30
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se objektivi më i rëndësishëm i Parlamentit që do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë bërja e dy ligjeve të reja një për financimin e partive dhe një tjetër për partitë politike.
26 Dhjetor 2020, 14:00 -
Gjykata Kushtetuese funksionale/ Pas 3 ditësh reagon edhe Basha: Lajm i mirë, por i vonuar
I janë dashur 3 ditë nga bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese, që kryedemokrati Basha të reagojë. Në një bashkëbisedim me studentët e drejtësisë, Basha e cilësoi një lajm të mirë, por i vonuar.
26 Dhjetor 2020, 12:44 -
Lëvizja/ Gjyqtarët e shkarkuar kërkojnë goditjen e ligjit të Vetingut në Kushtetuese, përpjekjet 4-vjeçare të PD dhe magjistratëve për sabotimin e ligjit
Ish-anëtari i KLGJ Tritan Hamitaj kërkon shfuqizimin e pjesshëm të ligjit të Vetingut dhe rikthimin në detyrë pas shkarkimit nga shkalla e parë për kriterin e pasurisë në shtator 2020.
25 Dhjetor 2020, 16:08