-
Hapi i fundit drejt bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese/ KED diskuton nesër 2 emrat për anëtarin e 6-të, vakancë e Presidentit
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të dërgojë emrat në Presidencë për plotësimin e vakancës së gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, diskuton nesër për kandidatwt dhe pikwzimin dhe renditjen pwrfundimtare.
21 Dhjetor 2020, 16:19 -
Kuvendi zgjodhi Altin Binajn si anëtarin e 5 të Gjykatës Kushtetuese, OSBE: Hap i rëndësishëm, në pritje të emërimeve të tjera deri sa të jetë në funksion të plotë
Prezenca në Tiranë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Kuvendit për të emëruar Altin Binajn si gjyqtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese.
18 Dhjetor 2020, 10:24 -
'Kushtetuesja' drejt funksionimit/ Miratohet me 96 vota pro Altin Binaj si anëtari i 5-të, mbetet vetëm plotësimi i vakancës së Metës! Kim: Lajm i madh, KED të veprojë shpejt
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot me 96 vota pro, Altin Binajn për anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë! Binaj bëhet kështu anëtari i pestë i këtij institucioni kyç. Tashmë me plotësimin e vakancës së Presidentit të Republikës arrihet kuorumi dhe për ta bërë më në fund funksionale Gjykatën Kushtetuese.
17 Dhjetor 2020, 14:39 -
Pa kaluar as 24 orë/ Drejt plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve voton Altin Binajn, emrin e dërguar nga KED
Pa kaluar orë nga mbërritja në Kuvendin e Shqipërisë nga KED të emrit të Altin Binajt për të plotësuar vakancën e fundit në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Ligjeve ka kaluar sot në mëngjes për në seanc ë plenare.
15 Dhjetor 2020, 12:08 -
Presioni i Yuri Kim / Gjykata Kushtetuese një hap lag funksionimit, edhe një anëtar për të plotësuar kuorumin e 6 votave
Vendimi i KED për dërgimin e kandidaturës Altin Binajt në Kuvend e çon në 5 numrin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese, duhen 6 gjyqtarë për të plotësuar kuorumin, vonesa për emërimin e anëtarit të gjashtë për shkak të vendimit të fundit i Gjykatës Administrative
14 Dhjetor 2020, 17:49 -
Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED dërgon emrin e Altin Binajt në Kuvend! Kim: Sapo Presidenca të emërojë kandidatin e vet, gjykata do jetë funksionale
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dërguar për miratim në Kuvend emrin e Altin Binajt për vakancën në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi erdhi gjatë mbledhjes së KED-së ditën e sotme. Këtë vendim e ka përshëndetur dhe ambasadorja Yuri Kim e cila përmes një postimi në Twitter shkruan se sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do jetë funksionale.
14 Dhjetor 2020, 16:02 -
Ultimatumi i Kim/ Mblidhet sot KED, miraton listën përfundimtare të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe ia nis Parlamentit e Presidencës
Këshilli e Emërimeve në Drejtësi mbildhet ditën e sotme dhe në rend dite ka diskutimin dhe votimin e listës përfundimtare të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhjen e zhvilluar para 3 ditësh sa i takon ngritjes dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, KED ka vendosur lejimin e kandidatit të Përparim Kalos për kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
14 Dhjetor 2020, 10:31 -
Mbledhja e KED, vendimet që u morën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese! Lejohet kandidimi i Përparim Kalos, ndalohet Mone
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa i takon ngritjes dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë saj KED ka vendosur për lejimin e kandidatit të Përparim Kalos për kandidimin për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
11 Dhjetor 2020, 23:10 -
Ambasadorja Kim për Zërin e Amerikës: Kushtetuesja gati në 31 dhjetor! SPAK duhet të funksionojë plotësisht, jemi në proces për BKH
Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka besim se brenda 31 dhjetorit Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ajo thotë se korrupsioni në Shqipëri është një kancer, e se është i tillë si në reputacion ashtu dhe në realitet. Për këtë arsye ajo thekson se është e rëndësishme që Prokuroria speciale të funksionojë plotësisht, duke vlerësuar veprimet e ndërmarra së fundmi nga SPAK
10 Dhjetor 2020, 20:03 -
Ambasadorja Kim e ashpër: Ngrini Gjykatën Kushtetuese, mos prisni BE-në të marrë vendim
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka përsëritur thirrjet për të bërë funksionale brenda këtij viti Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka theksuar se nuk duhet të pritet derisa BE të marrë një vendim.
10 Dhjetor 2020, 14:31 -
Ekskluzive/ Ilir Meta në mbështetje të Zhaklina Petos, u përjashtua 4 herë nga gara për Kushtetuesen për fshehje pasurie, ja pse u rikthye nga gjykata
Prapaskenat që mbajnë peng Gjykatën Kushtetuese. Historia e paprecedentë me kandidaten Zhaklina Peto, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e përjashtoi 4 herë pasi nuk justifikon dhe ka fshehur pasurinë, Gjykata Administrative e Apelit në garë për shkelje procedurash, Meta e mbështeti në gjykatë kandidaten. Detaje nga beteja njëvjeçare mes KED dhe Gjykatës Administrative të Apelit për fatin e kandidates Peto
8 Dhjetor 2020, 15:20 -
Dy rreziqe për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese deri në dhjetor
Objektivi i shpallur për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese deri në fund të vitit, është i rrezikuar seriozisht nga dy faktorë. E para dualiteti mes Presidentit dhe parlamentit që coi dhe në krizën e vitit të kaluar dhe e dyta sjellja e Gjykatës Administrative të Apelit, si fortesa e fundit e drejtësisë së vjetër në Shqipëri.
7 Dhjetor 2020, 20:23 -
Kim e Soreca, të prerë: KED të çojë sa më parë emrat në Presidencë e Kuvend. S'ka arsye që Gjykata Kushtetuese të mos jetë gati brenda 31 dhjetorit!
Edhe një herë ambasadorja e SHBA në Tiranë ka bërë apel që të ecet sa më shpejt drejt plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Yuri Kim apelon që KED të mblidhet këtë javë për të vlerësuar kandidaturat. Edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i është bashkuar mesazhit të Kim, pasi ka shpërndarë postimin e saj në Twitter, duke shtuar rëndësinë e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese për integrimin.
7 Dhjetor 2020, 12:03 -
EMRAT/ Hidhet shorti për KED, zgjidhen 9 anëtarët e rinj me mandat 1-vjeçar të institucionit kyç për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese
Në institucionin e Presidentit i Republikës hidhet sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021.
4 Dhjetor 2020, 10:26 -
Fati i qeverisë së Hotit vendoset sot nga Gjykata Kushtetuese! Albin Kurti një shans për t'u rikthyer kryeministër
Mbetet akoma i paqartë fati i qeverisë Hoti, pasi Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë sot një vendim në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi, votë të cilën Vetëvendosja synon ta shpallë të pavlefshme. Kjo pasi deputeti Arifi, ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.
2 Dhjetor 2020, 10:55 -
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese/ KED çon për dy javë tre emrat në Presidencë dhe Kuvend
Një tjetër hap hidhet në drejtim të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Report Tv mëson se pas përfundimit të kontrollit mbi kandidatët, Këshilli i Emërime në Drejtësi ka marrë vendimin për të dërguar brenda dy javësh në Kuvend dhe Presidencë tre emrat e të kualifikuarve për të vazhduar garën. Kjo procedurë pritet të zhbllokojë ngërçin në Kushtetuese.
30 Nëntor 2020, 11:33