-
'Datë antikushtetuese dhe kriminale', Vokshi reagon ashpër për zgjedhjet në universitete: Qeveria përjashtoi 75% të studentëve për të votuar (VIDEO)
Vokshi ka mbajtur një qëndrim shumë kritik duke e cilësuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për zgjedhje në universitete me 30 korrik si kriminale.
1 Korrik 2020, 15:12 -
Paditi anëtarët e KIZ për zgjedhjet gjatë pandemisë, Prokuroria rrëzon kallëzimin e Mynyr Konit
Prokuroria e Tiranës vendos të mos fillojë procedimin penal ndaj anëtarëve të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të kallëzuar nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni se kishin filluar veprimet për procesin zgjedhor në kundërshtim me urdhëresat dhe aktet ligjore në fuqi gjatë pandemisë, si dhe në kundërshtim me urdhrat dhe porositë e rektorit.
10 Qershor 2020, 17:44 -
Mynyr Koni letër publike Ramës: 4 persona pengojnë funksionimin normal të UT-së
Koni thekson se është njoftuar për këtë mbledhje më 14 maj dhe një ditë para se të zhvillohej, më 20 maj, iu ka dërguar një letër të gjithë anëtarëve të Senatit Akademik, duke iu sqaruar hollësisht arsyet pse kërkesa e paraqitur nga Artur Sula nuk ishte kompetencë e Senatit Akademik.
22 Maj 2020, 22:33 -
Senati akademik rrëzon vendimin e Mynyr Konit, kthen në detyrë Majlinda Ketën! Reagon rektori: Akt nul
Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Rektorit të UT, Mynyr Koni shkarkimin nga puna të Majlinda Keta kryetare e KIZ si dhe të personelit akademik, Bernard Dosti, Oriona Muccollari, Ardian Doka dhe Eglantina Gishti. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Konit duke e cilësuar vendim nul.
22 Maj 2020, 14:41 -
Zgjedhjet në Universitete/ Rektori Mynyr Koni kallëzon Majlinda Ketën dhe anëtarët e KIZ për shpërdorim detyre
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranë Majlinda Ketën dhe anëtarët e tjetër të KIZ , Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishtisi, për shpërdorim detyre.
13 Maj 2020, 11:44 -
PD: Me mbështetjen tonë studentët shtynë zgjedhjet! Shahini: Mos sajoni 'beteja' absurde, u koordinuam me Metën
Marrja e meritave nga Partia Demokratike se me ndihmën e saj studentët bindën qeverinë për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete, ka reaguar ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila tha se këto 'beteja' opozitare janë absurde që sajojnë kauza të paqena.
8 Maj 2020, 17:07 -
Shtyrja e zgjedhjeve në universitete, Koni falenderon Shahinin, por lind një kontradiktë e re
Ministria e Arsimit në urdhrin e sotëm kërkonte nga universitetet që 'të vijojnë me përgatitjen e zgjedhjeve me qëllim zhvillimin e tyre menjëherë pas përcaktimit të datave përkatëse'. Por rektori Koni thotë se përgatitjet do të vijojnë 'Pas përcaktimit të datave nga Ministri i Arsimit do të vijojnë në mënyrë të menjëhershme me përgatitjen'.
8 Maj 2020, 12:42 -
Ministria e Arsimit shtyn zgjedhjet në universitete për shkak të pandemisë: Por vijoni regjistrimin e kandidatëve
Pas debateve, letrave të hapura, akuzave dhe padisë nga organizata Qëndresa Qytetare, paraditen e sotme ministrja e Arsimit Besa Shahini vendosi që të shtynte datën e zgjedhjeve në universitete deri në një afat të pacaktuar për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Ministrja Shahini: Data e zgjedhjeve në universitete shtyhet deri në një moment të dytë. Qëllimi, sigurimi i një pjesëmarrjeje më gjithëpërfshirëse e studentëve.
8 Maj 2020, 10:58 -
Universiteti Shkodrës kundër ministres Shahini: Hapja rrezikon shëndetin e studentëve! S'ka zgjedhje në gjendje të fatkeqësisë natyrore
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se universitetet duhet të rikthejnë brenda muajit qershor studentët në auditorë, por kundër këtij vendimi janë pedagogët e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër.
6 Maj 2020, 16:36 -
Debati për zgjedhjet në universitete, Dekani i Shkencave të Natyrës në Report Tv: Jemi në pandemi, ministria t'i shtyjë
Spiro Drushku u shpreh në një lidhje për Report Tv se do të ishte më mirë që ministria e Arsimit të shtynte zgjedhjet në universitete në një moment të dytë dhe të mos nxitohemi në këtë periudhë pandemie.
2 Maj 2020, 13:58 -
Zgjedhjet në UT/ studentët: Votimi farsë, zgjedhjen e bën Shahini, Korbi: Garuesit do i hapin rrugën fituesit
Sot u zhvillua procesi zgjedhor për anëtarin e tretë të bordit drejtues të UT, në 7 fakultete. Ishin 30.000 studentë të cilët kanë votuar për të përzgjedhur përfaqësuesin e tyre në bordin drejtues,mes aktorit Florian Binaj, psikologes Denada Toçe, si edhe pedagogut Llesh Lleshaj.
16 Maj 2019, 20:32