-
Lufta kundër korrupsionit: Yuri Kim: Prioriteti ynë SPAK! Qeveria po tregon vullnet. Soreca: Të dënohen zyrtarët e lartë
Në konferencën për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim tha se për SHBA mbetet prioritet funksionimi i SPAK, ndërsa vlerësoi reformën në drejtësi. Ambasadori Soreca kërkoi dënimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar.
13 Tetor 2020, 11:58 -
Thirrja e KLGJ-së për gjyqtarët që kaluan vettingun të aplikojnë në Gjykatën Kushtetuese, Yuri Kim: Shqipëria ka nevojë për ju, përgjigjuni thirrjes
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur thirrjen e KLGJ për gjyqtarët që kanë kaluar vettingun që të aplikojnë për Gjykatën Kushtetuese.
8 Tetor 2020, 17:02 -
PD akuza për manipulimin e listës së zgjedhësve, Yuri Kim në krah të Lleshajt: U sqarua për regjistrimin e votuesve
Prej disa ditës selia blu dhe Presidenca janë duke akuzuar qeverinë dhe specifikisht ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se po manipulon listën e zgjedhësve duke ndryshuar regjistrimin e vendbanimit të qytetarëve. Këto akuza janë sfumuar nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila është vënë në krah të ministrit duke thënë se bashkëpunimi Shqipëri dhe SHBA në zbatimin e ligjit është i fortë.
1 Tetor 2020, 17:01 -
Propozimi i PD në Këshill pas konsensusit në Kuvend për listat mes PS e opozitës parlamentare! Të martën 'Ligjet' kalojnë nen për nen draftin final
Dita e martë do të nxjerrë në Komisionin e Ligjeve një draft të vetëm për listat e hapura, dalë nga propozimet e PS-së dhe opozitës parlamentare. E mërkura pritet të ketë zhvillime të rëndësishme, në pritje që në Këshillin Politik të diskutohet edhe drafti i momentit të fundit të opozitës së bashkuar. A do të ketë kohë që deri me 1 tetor, edhe propozimet e PD-LSI të përfshihen në draftin final të Kodit të Ri zgjedhor, kjo i mbetet surprizave politike. Megjithatë, ambasadorja Kim e tha se do të mbështesë çdo ndryshim përtej marrëveshjes së 5 qershorit, nëse bëhet me konsensus.
28 Shtator 2020, 17:13 -
Deklarata e Yuri Kim për Ramën e Bashën/ Kryeministri: Për ambasadorët flas kur jam me ta
Pas përfundimit të mbledhjes me drejtorët e qarkut në Vlorë dhe Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.Dy ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale Kim i rikujtoi kryeministrit Rama dhe liderit të
26 Shtator 2020, 21:43 -
Shpallja e vakancave për 'Kushtetuesen', Kim dhe Varhelyi: Hap para për drejtësinë! Ngritja e gjykatës kusht për negociatat
Shpallja e aplikimeve për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese është përshëndetur edhe nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Të dy theksojnë se ky është një hap para për drejtësinë dhe plotësimit të kushtit të kërkuar nga BE, që është ngritja e Gjykatës Kushtetuese për të nisur negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së.
24 Shtator 2020, 17:05 -
Debati për listat dhe koalicionet/ Kim: Kujtoj Ramën dhe Bashën për angazhimet e 5 qershorit! Ndryshimet përtej paktit me mirëbesim
Mes debatit për Kodin Zgjedhor, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur me marrëveshje mes palëve. Ajo vë theksin se çdo ndryshim i bërë përtej kësaj marrëveshjeje duhet bërë me mirëbesim.
24 Shtator 2020, 11:46 -
Ambasadorja Yuri Kim: Meta e Ruçi të bashkëpunojnë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para fundvitit
Ambasadorja amerikane kërkon bashkëpunimin e presidentit Meta dhe të kryeparlamentarit Ruçi për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese deri në fundvit. Të dy duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse – thotë Kim - për ta bërë realizuar këtë.
18 Shtator 2020, 14:32 -
Zgjedhjet/ Ndërkombëtarët bindin Bashën pas 60 min takim, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në 10:00
Zëvendës ambasadorja amerikane, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori Britanik, Duncan Norman kanë qëndruar 60 minuta në selinë blu ku zhvilluan takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
15 Shtator 2020, 12:37 -
Dita e Demokracisë, Yuri Kim përcjell mesazhin: Çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike
Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë një mesazh për politikën shqiptare. Përmes një postimi në Tëitter ajo shkruan se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike.
15 Shtator 2020, 11:53 -
Ambasadorja e SHBA-së takim me administratorin e OSHEE-së: Shërbime më të mira për konsumatorët e mundësi investimi
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim gjatë vizitës në Shkodër ka zhvilluar një takim me administratorin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela.
12 Shtator 2020, 20:47