-
Meta shpëtoi nga shkarkimi, Rama: Tutorin e opozitës s'e lau uji i 'Venecia'-s! Hapja e listave u kry, mos u lodhni, do i nënshtroheni
Historia e komisionit hetimor për Presidentin mbyllet me një rekomandim për bërjen e një ligji organik për institucionin e kreut të shtetit, pasi shumica socialiste u tërhoq nga nisma duke shpëtuar Ilir Metën nga shkarkimi. Kryeministri Rama theksoi në seancë se presidenti e ka shkelur rëndë kushtetutën dhe se është sjellë si tutor i opozitës duke përdorur postin për të nxitur konflikt, por deklaroi se maxhoranca i nënshtrohet opinionit të Komisionit të Venecias se shkelja nuk është aq e rëndë për të justifikuar shkarkimin nga detyra të ish-aleatit, që e çoi në Presidencë. Kreu i grupit Demokrat Murrizi u shpreh se Rama dhe Meta janë ortakë.
27 Korrik 2020, 10:18 -
Komisioni i çon raportin Kuvendit: Meta të mos shkarkohet! Fino: Po njollosim veten! Hyseni: I tërhoqëm veshin fort! Manja: Ishte sukses
Në votim morën pjesë Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Krenar Ryci dhe Bashkim Fino që e dha votën pro raportit, por me një rezervë që të mos përfshihen rekomandimet për Kuvendin.
20 Korrik 2020, 13:02 -
PS e fali për shkarkimin por kërkon rishikimin e kompetencave të Metës (Raporti ekskluziv)
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht raportin e shumicës socialiste ku tërhiqet nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta. PS-ja çmon se shkeljet e kryera nga Presidenti në formën e veprimeve apo mosveprimeve, në tërësinë e tyre nuk konsiderohen të mjaftueshme për të justifikuar propozimin për shkarkimin e Presidentit. E ndërsa e falën për shkarkim
17 Korrik 2020, 16:00 -
Ekskluzive/ Report Tv siguron opinion e opozitës parlamentare: Ja përse duhet të shkarkohet Ilir Meta (DOKUMENTI)
Report Tv siguron ekskluzivisht raportin e hartuar nga opozita parlamentare në Komisionin e Posaçëm të ngritur me qëllim hetimin dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Halit Valteri, relatori që ka përgatitur raportin kërkon shkarkimin e Presidentit, ndryshe nga socialistët. Ai në raport ka parashtruar faktet ku e bazon opinionin që do i dorëzohet Kuvendit.&l
17 Korrik 2020, 14:53 -
Tërhiqet PS: Shkeljet që bëri Meta nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar! Opozita parlamentare kundër dhe largohet: E amnistuat për pazar (Ekskluzive-raportet)
Mbyllet historia e një viti hetim. Partia Socialiste fal Presidentin Ilir Meta. Të gjithë debatin PS-ja e mbyll duke i rekomanduar Kuvendit që të bëjë një ligj organik për Presidentin dhe ndërhyrje në Kushtetutë për zhbllikimin e mekanizmit bllokues që u krijua në Gjykatën Kushtetuese me emërimet.
17 Korrik 2020, 11:30 -
Mbyllet hetimi, 'Venecia' futet në dosje, caktohen dy relatorët për raportin, Manja: Në 20 korrik 'Metën' e çojmë në Kuvend
Në mbledhjen e sotme të komisionit, që ishte e para pas 3 muajsh për shkak të situatës së krijuar nga COVID-i, komisioni vendosi që raportin e komisionit të Venecia për emërimet në Kushtetuese ta bënte pjesë të dosjes, kundër votoi vetëm Halit Valteri.
13 Korrik 2020, 08:25 -
A do shkarkohet presidenti? Pas disa muajve pauzë, të hënën mblidhet Komisoni Hetimor për Metën
Komisioni Hetimor mblidhet ditën e hënën,për të shqyrtuar të gjitha provat e mbledhura deri më tani kundër presidentit, por edhe analizuar opinionin e fundit të Komisionit Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
12 Korrik 2020, 21:22 -
A do shkarkohet Ilir Meta? Ulsi Manja: Ka pasur reflektim për zhbllokimin e Kushtetueses! Të hënën mblidhet Komisioni Hetimor
Kryetari i Komisionit Hetimor Ulsi Manja në një intervistë për Report Tv tregon se ditën e hënën komisioni hetimor do shqyrtojë opinionin e fundit të Venecias dhe se raporti përfundimtar do të votohet në një seancë të posaçme. Ndonëse pranon se ka pasur një reflektim institucional nga ana e presidencës për ngërçin në Kushtetuese, Manja vazhdon të këmbëngulë se presidenti Meta shkeli të drejtën e zgjedhësve për të votuar me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
11 Korrik 2020, 13:38 -
Komisioni për shkarkimin e Metës, deputeti i PS-së i vendosur: Jemi të qartë, pavarësisht 'Venecias'
Anëtar i Komisionit Hetimor Adnor Shameti është shprehur se pavarësisht qëndrimit të Komisionit të Venecias lidhur me përplasjet për gjykatën kushtetuese, komisioni hetimor do të vazhdojë punë për hetimin e presidentit Meta. Shameti shton se deri në daljen e raportit përfundimtar nuk duhen bërë interpretime.
10 Mars 2020, 17:56 -
Kreu i KED thirret të premten për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Metën: Do t'i përgjigjem të gjitha pyetjeve
Ditën e premte në orën 13:00 do të mblidhet komisioni hetimor për presidentin Ilir Meta, ku do të thirret për të dëshmuar kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani. Ky i fundit është shprehur se do të paraqitet të premten në komision për t'i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve.
25 Shkurt 2020, 10:31 -
Debati për raportin e Venecias/ Kush gënjeu në intervistë gazetari apo Ilir Meta? Ja përgjigja
Shqiptarja.com sjell më poshtë, draftin paraprak dhe atë final që është i njëjti dhe ku Komisioni i Venecias thotë se Ilir Meta i tejkaloi kompetencat me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
8 Shkurt 2020, 18:38