-
Sot 3 vatra zjarri në Tiranë (150 në total që nga korriku)/ Kreu i Zjarrfikësve: Shumica të qëllimshme! Videon që nxori Meta e mori nga punonjësit në terren
Tre vatra zjarri regjistruar gjatë ditës së sotme në Tiranë, më konkretisht në Lundër, Kashar dhe Priskë, me këtë të fundit që vijon që prej mbrëmjes së djeshme. Për kreun e Zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj shumica janë të qëllimshme, teksa i ka kthyer edhe një përgjigje presidentit Meta.
13 Shtator 2020, 14:06 -
Dogji shkurre në pronën e tij, por situata i doli jashtë kontrollit e mori flakë pylli në fshatin Prush...arrestohet 57-vjeçari!
Zjarri në fshatin Prush e ka një autor! Ai është 57-vjeçari Ibrahim Alushi, i cili është arrestuar nga policia. Mësohet se ai ka qenë duke djegur një shkurre në pronën e tij, por situata i doli jashtë kontrollit, ku dëmi është i konsiderueshëm.
13 Shtator 2020, 10:35 -
Zjarri në Priskë 'fut në sherr' Metën e Veliajn! Presidenti: Zjarrfikësit s'janë angazhuar! Kryebashkiaku e përgënjeshtron, nxjerr foto nga aksioni
Zjarri në Priskë ka "futur në sherr politikën". Veliaj e ka përgënjeshtruar me anë të disa fotove të zjarfikësve në terren në përpjekje për të shuar flakët. Veliaj nuk i ka kursyer ironitë për akuzën e presidentit Meta.
13 Shtator 2020, 10:10 -
Vijon prej 2 ditësh zjarri në Maliq...digjen mbi 400 ha pyje dhe në Poros të Novoselës! Një tjetër vatër në Orikum, Leli apel: Të jemi të kujdesshëm
Vatra e zjarrit mes dy fshatrave në bashkinë e Maliqit, Mesmal dhe Velcan vijon të jetë aktive që prej ditës së djeshme, teksa raportohet se ka zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht.
7 Shtator 2020, 14:36 -
Dy barinj i vënë flakën kullotave në fshatit Mashkullorë, vështirësi në ndërhyrje! Zjarri po shuhet me mjete rrethanore
Zjarr në kullotat e fshatit Mashkullorë. Zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve pasi ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.
5 Shtator 2020, 12:59 -
Cërrik/ I vuri flakën një pjese të pyllit, në hetim një 49-vjeçar
Një 49-vjeçar në fshatin Gostimë të Cërrikut po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme. Githashtu një tjetër qytetar me iniciale M.K., banues në fshatin Miras, Devoll po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.
5 Shtator 2020, 11:08 -
Fier/ Zjarr në katin e parë të Sigurimeve Shoqërore! Shefja e Arkivit: S'janë djegur dokumente të vjetërsisë në punë
Godina e Sigurimeve Shoqërore në Fier është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Mbërritja në kohë e forcave zjarrfikëse ka bërë që flakët të mos përhapen në ambientet e tjera duke bërë që fatmirësisht të mos ketë dëme në dokumentacion.
5 Shtator 2020, 08:33