-
Pati koordinim me SHBA për aksionin në kampin e MEK? Çuçi: S’kishim çfarë diskutonim, duhet të zbatonim vendimin e gjykatës
I pyetur për koordinimin me aleatët ndërkombëtarë sa i takon aksionit të zhvilluar ditën e sotme në kampin e MEK, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se nuk ka pasur asnjë lloj koordinimi duke qenë se vendimi i gjykatës është i padiskutueshëm dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar.
20 Qershor 2023, 17:58 -
Çuçi: Anëtarët e 'MEK' thyen marrëveshjen me qeverinë shqiptare! Askush nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimin e gjykatës për kontroll
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar ditën e sotme se operacioni i SPAK në kampin e Muxhahedinëve në Manëz është nisur duke u bazuar në shkeljet që anëtarët e organizatës MEK kanë bërë ndaj marrëveshjes që kanë me qeverinë shqiptare.
20 Qershor 2023, 17:25 -
Kontrollet në MEK, Rrumbullaku: Revolta e muxhahedinëve e dhunshme, kur zbuluam 17 godina me servera! Çuçi: S’u prek njeri me dorë, lënduan 15 policë
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat sqaruan ditën e sotme se çfarë ndodhi brenda kampit të MEK në Manzë të Durrësit, pas revoltës së anëtarëve te opozitës iraniane të cilët kundërshtuan kontrollin që ushtruan efektivët e policisë me urdhër të SPAK.
20 Qershor 2023, 17:21 -
Diplomohen 200 studentë te Akademia e Sigurisë, Çuçi: Mos u përkulni përballë krimit! Po gabuat s’keni një shans të dytë për të rifituar integritetin
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 200 studentëve që i bashkohen Policisë së Shtetit dhe 400 të rinjve të tjerë që nisin shkollën në Akademinë e Sigurisë.
19 Qershor 2023, 16:53 -
Operacionet në kufi! Çuçi nënshkruan marrëveshjen me kreun e FRONTEX: Garantojmë respektimin e të drejtave të njeriut
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka pritur sot në një takim kreun e FRONTEX, Hans Leijtens, me të cilin nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare dhe Ministrisë së Brendshme mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në vendin tonë.
5 Qershor 2023, 17:22 -
BBC: Të burgosurit shqiptarë paguhen nga qeveria britanike për t’u kthyer në shtëpi! Rrëfimi i dy të rinjve
Çdo javë, një turmë e vogël mblidhet në gardhin me tela të vendosur në pjesën e pasme të aeroportit të Tiranës në Shqipëri. Pista e ngushtë përtej saj, e mbërthyer midis maleve të thepisura dhe mureve të larta gri të njësisë së policisë kufitare, është vendi ku zbarkojnë fluturimet e dëbimit në Mbretërinë e Bashkuar – të vëzhguara nga afër nga familjet që presin.
17 Maj 2023, 11:52 -
Partia e Lirisë akuza ndaj Bledi Çuçit: Së bashku me persona të panjohur po u bën presion qytetarëve në Skrapar
Partia e Lirisë ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi se së bashku me disa persona të panjohur në Skrapar të cilët janë prezantuar si punonjës të ministrisë, po përpiqen të ushtrojnë presion mbi banorët në mënyrë që këta të fundit të votojnë për Partinë Socialiste të Dielën.
12 Maj 2023, 15:37 -
Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Londër porositësi Edmond Haxhia dhe 3 bashkëpunëtorët anglezë! Në kërkim ekzekutori portugez dhe një tjetër
10 ditë u ka zgjatur arratia e grupit kriminal me në krye Edmond Haxhisë, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Report Tv ka arritur të mësojë se është arrestuar në Britani të Madhe, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë. Gjykata në Londër, caktoi masën arrest me burg për tre ndërsa seanca për ekstradimin e britanikëve, u caktua në 5 maj.
29 Prill 2023, 12:11 -
Zgjedhjet, Çuçi: Do votojnë edhe ata të cilëve u skadon ID deri më 14 maj! Rishohim çmimin për kartën e identitetit, pasi t’i kalojë në dorë shtetit
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme shtyrjen e afatit të dokumenteve të qytetarëve shqiptarë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që të votojnë më 14 maj, ndonëse dokumenti i tyre ka skaduar aktualisht, ose mund të skadojë deri në datën e zgjedhjeve.
27 Prill 2023, 09:24 -
Të rinjtë e FRPD në Berat i bashkohen PS-së, Çuçi: E kuptuan që s'mund të rrinë më mbrapa
20 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Berat bashkë me kryetarin e tyre, Mateo Smile, braktisën forcën politike ku ishin deri më tani dhe iu bashkuan fushatës së Partisë Socialiste
23 Prill 2023, 15:05 -
U rikthyen në punë 1 muaj pas pezullimit nga detyra, nuk u gjetën shkelje në punën e 12 drejtuesve të sektorit të krimit ekonomik
Të gjithë shefat e krimit ekonomiko-financiar në të 12 qarqet e drejtorive vendore të policisë janë rikthyer në detyrë, pas pezullimit të kryer nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku në datën 10 mars të këtij viti për shkak nuk ishin arritur pritshmërinë në luftën kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit. Vendimi për rikthimin e tyre në detyrë erdhi pas verifikimit që u bë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
17 Prill 2023, 12:52 -
EMRAT/ Nis vettingu në Policinë e Shtetit, cilët janë 36 drejtuesit e parë që do i nënshtrohen procesit! Çuçi: Procesi të jetë transparent
Të gjithë drejtuesit e lartë në Policinë e Shtetit do t’i nënshtrohet vettingut, ndërsa procesi ka nisur ditën e sotme. AMP hodhi sot shortin e parë për vlerësimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së. 36 prej tyre do t’i nënshtrohet procesin të vettingut në këtë fazë të parë, ndërsa procesi do të vijojë në faza të tjera me të gjithë drejtuesit.
11 Prill 2023, 11:15 -
714 aplikantë konkurrojnë për 300 vende vakante/ Nis testimi për Akademinë e Sigurisë, Çuçi: Kemi ulur moshën mesatare të Policisë së Shtetit
Në Pallatin e Kongreseve ka nisur testimi për aplikantët në Akademinë e Sigurisë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka publikuar pamjet nga salla teksa shkruan se 714 aplikantë konkurrojnë për 300 vende vakante në Policinë e Shtetit.
5 Prill 2023, 12:14 -
Akuzat ndaj kryebashkiakut të Kuçovës se ishte dënuar në Greqi, Çuçi: Kundërshtarët tanë janë për të ardhur keq! Alternativa e tyre duhet refuzuar
Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Kuçovë, ministri i Brendshëm dhe njëherazi drejtuesi politik i socialistëve në qarkun Berat, Bledi Çuçi, foli edhe për akuzat ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari se është dënuar në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit.
31 Mars 2023, 18:21 -
Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Të amnistohen ata që janë pa viza, por që punojnë në mënyrë të ndershme
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim me Sekretaren britanike të Punëve të Brendshme, Suella Braverman. Çuçi ka shprehur shqetësim në lidhje me gjuhën që Braverman ka përdorur ndaj shqiptarëve, duke i quajtur ata kriminelë. Çuçi ka thënë se kjo është një gjuhë e patolerueshme. Ministri i bëri një propozim konkret homologes së tij britanike, për të amnistuar shqiptarët pa viza në Mbretërinë e Bashkuar që punojnë ndershmërisht.
25 Mars 2023, 11:38 -
‘Ngrijnë’ strukturat vendore të Krimit Ekonomik, Rrumbullaku pezullon të gjithë drejtuesit: Nuk përmbushën pritshmëritë
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, në nivel qendror dhe vendor, në përgjigje të shqetësimeve dhe marrjen e masave të forta reaguese, duke veçuar 3 çështje kryesore, që lidhen me luftën kundër krimit ekonomik, masat antikanabis dhe mbarëvajtjen e procesit elektoral.
10 Mars 2023, 13:57 -
Çuçi: Miratohet VKM, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do lëvizin në Shqipëri vetëm me karta ID! Task forcë e përbashkët me Maqedoninë e Veriut
Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do u duhet vetëm një kartë idetieti për të lëvizur në Shqipëri. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Kjo VKM, vjen pas marrëveshjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit, ku të gjithë qytetarët do mund të qarkullojnë lirshëm në Shqipëri vetëm me mjetin e identifikimit.
1 Shkurt 2023, 13:40 -
Rrumbullaku vizitë pune në Itali: Bashkëpunim policor dypalësh në luftën kundër të kërcënimeve kriminale që prekin të dyja vendet
Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku mori pjesë në “Tryezën e tretë Teknike Operacionale Mes Drejtorëve të Policisë Italiane dhe Shqiptare”, me qëllim forcimin e bashkëpunimit policor dypalësh dhe luftën kundër të gjitha kërcënimeve më të rëndësishme kriminale që prekin të dyja vendet.
24 Janar 2023, 08:57 -
Shtetëzimi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të ID, reagon Rithemelimi: Korporatë shtetërore komuniste! Kapje e sistemit nga të gjitha anët
Rithemelimi ka akuzuar qeverinë shqiptare se me shtetëzimin e prodhimit të pasaportave biometrike që nuk do të bëhet më nga Aleat, po e shndërron kapitalizmin shqiptar në një korporatë shtetërore komuniste.
23 Janar 2023, 19:44