-
Kriza e COVID-19, Sejko: Rritja e borxhit pranohet, të shmangim falimentet na rrezikojnë stabilitetin financiar
Guvernatori i Bankës se Shqipërisë ka marrë pjesë në takimin e 43-të të Klubit të Guvernatorëve te Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit. Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar online, Sejko tha se rritja e borxhit publik është nje efekt negativ i pranueshëm në mënyrë që të shmangen falimentimet.
2 Qershor 2020, 22:39 -
COVID-19 do të zhysë në varfëri 400 mijë persona në Ballkan! Banka Botërore: Në Shqipëri varfëria arrin në 43.6%
Parashikimet për rënien ekonomike dhe tkurrjen e të ardhurave si pasojë e pandemisë COVID-19, sa vjen dhe bëhen më pesimiste. Në një studim të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, thuhet se më shumë se 400 mijë qytetarë rrezikojnë të zhyten në varfëri, shifër e cila mund të arrijë deri në 950,000 në rast të zgjatjes në kohë të krizës dhe klasa e mesme do të tkurret ndjeshëm.
31 Maj 2020, 17:17 -
Garancia e dytë sovrane ende jo efektive! 'Financat' dhe bankat s'kanë firmosur marrëveshjen (VIDEO)
Garancia e dytë sovrane prej 150 milionë dollarësh, ende nuk është efektive, pasi akoma nuk është nënshkruar Marrëveshja e Garancisë mes Ministrisë së Financave dhe bankave. Garancia e dytë prej rreth 3 javësh është në proces shqyrtimi nga sektori bankar. Ndërkohë sa i takon garancisë së parë është miratuar kredia për mbi 50% të aplikuesve.
31 Maj 2020, 12:52 -
Rama: Shtyhet edhe me tre muaj kësti i kredive për biznesin, bankat ristrukturime deri më 31 dhjetor
Kryeministri Edi Rama njoftoi se kësti i kredive do të shtyhet edhe me tre muaj për t'u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që janë prekur nga situata e koronavirusit që preku vendin tonë.
28 Maj 2020, 15:52 -
Zëvendësimi i Malajt në BSH/ Kuvendi hap garën: Të interesuarit të dërgojnë dokumentet deri në 16 qershor
Kuvendi i Shqipërisë pas shkarkimit nga detyra të Arben Malajt, nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka shpallur vendin vakant për pozicionin që tashmë është bosh. Duke qenë se shkarkimi i ish ministrit të Financave Arben Malaj, u propozua nga Kuvendi, ai ka edhe detyrimin ligjor për të bërë plotësimin e vendit vakant, për këtë post.
28 Maj 2020, 14:49 -
BSH vlerësim ‘hipotetik’ për ndikimin e COVID në ekonomi! Në skenarin negativ reduktohet PBB me 6.9% dhe rritet papunësia me 7.4%
Banka e Shqipërisë bën vlerësim ‘hipotetik’ për ndikimin e COVID në ekonomi, dhe në skenarin negativ mund të reduktohet Prodhimi i Brendshëm Bruto me 6.9% dhe rritet papunësia me 7.4%
15 Maj 2020, 16:47 -
COVID-19/ Bankat shtrëngojnë kushtet e kreditimit për bizneset dhe individët, shkak pasiguria
Pandemi globale COVID-19, që ka prekur edhe vendin tonë ka rritur pasigurinë tek sektori bankar. Banka e Shqipërisë raporton se bankat e nivelit të dytë kanë shtrënguar kushtet për dhënien e kredisë si për bizneset ashtu edhe për individët. Bankat kanë ulur vlerën e kredisë që mund të japin si dhe jetëgjatësinë që kanë klientët për ta shlyer.
15 Maj 2020, 16:35 -
COVID-19 frenon kredinë për bizneset dhe individët/ Banka e Shqipërisë: Rënie me 1.2%
Përhapja e koronavirusit në vendin tonë dhe mbyllja e shumë aktiviteteve ekonomike ka ndikuar edhe tek kreditimi i ekonomisë që ka pësuar rënie. Banka e Shqipërisë thotë se kredia për biznesin e madh në tremujorin e parë ka rënë me 1.2%, ndërkohë që të gjitha bankat kanë shtrënguar kushtet për të dhënë kredi si për individët ashtu edhe për bizneset.
12 Maj 2020, 14:39 -
Banka e Shqipërisë publikon foton e monedhës 1 Lek në përkujtim 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut
Monedha e përzgjedhur për të ilustruar këtë moment historik është pjesë e serisë së monedhave të emetuara në vitin 1969, përkujtimore dhe me kurs ligjor, me vlerë 1 Lek, 5, 10, 20 dhe 50 qindarka, shtypur në Kinë, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
5 Maj 2020, 18:43 -
COVID-19/ Banka e Shqipërisë merr masat për të shtypur kartëmonedha të reja
Edhe pse në kohë pandemie paraja në qarkullimin nuk do të mungojë. Banka e Shqipërisë ka njoftuar se ka rritur kapacitetin për të garantuar furnizimin me kartëmonedha të ekonomisë. Pra për të ulur efektet negative të pandemisë, Banka është e gatshme për të shtypur kartëmonedha vetëm për këtë qëllim.
4 Maj 2020, 16:52 -
COVID-19/ Banka e Shqipërisë për Report Tv: Hoqëm tavanin, bankat e nivelit të dytë mund të marrin kredi pa limit për likuiditet
Bankat tregtare do të mund të marrin kredi pa limit pranë Bankës së Shqipërisë për likuiditet. Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli, zbulon për Report TV se është hequr limiti i kredisë që mund të marrin bankat tregtare tek banka qendrore, pas përhapjes së COVID-19. Themeli ka shtuar se nëse situata rëndohet më tej, një ndër masat që do marrë Banka e Shqipërisë është printimi i kartëmonedhave për përballimin e emergjencës. Themeli: Përdorimi i rezervës së arit është hapi i fundit që do të marrim. Garancia sovrane? BSH: Nuk rritet niveli i kredive me probleme, nëse kredimarrësi s'e paguan, e merr përsipër shteti
22 Prill 2020, 18:13 -
Gjykata e Lartë nis nga puna! Dhuron gjysmën e pagës së bashku me KLP e KQZ
Gjykata e lartë ngre tre kolegjet për shqyrtimin e 35 mijë dosjeve ndërsa vendos të dhurojë dhe gjysmën e pagës së gjyqtarëve për tre muaj. Për përballjen me COVID-19 gjysmën e pagës ka dhuruar edhe Këshilli i lartë i Prokurorisë dhe Komisioni Qendor i Zgjedhjeve.
10 Prill 2020, 15:48 -
Banka e Shqipërisë pezullon shpërndarjen e fitimit bankar! Ul 50% edhe pagat e drejtorëve dhe administratorëve të saj
Me një vendim të marrë në përfundim të mbledhjes online të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë ka urdhëruar pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat e nivelit të dytë.
9 Prill 2020, 13:20