-
Rritet lehtë niveli i kredive me probleme në janar 2021! Arritën në 8.2% nga 8.1% që ishte në dhjetor 2020
Kredia me probleme është rritur në muajin janar duke shkuar ne nivelin 8.2%. Ndërsa Banka e Shqipërisë parashikon se huatë me probleme pritet të kenë një rritje pas gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
10 Mars 2021, 16:49 -
Sejko dhe FMN: Ekonomia varet nga shpejtësia e vaksinimit, pritet rimëkëmbje në 2021-2022! Turizmi pritet të japë kontributin më të madh
Ky është qëndrimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe misionit të FMN-së gjatë një bisedë që patën online. Gjatë bisedës u nënvizua fakti se ritmi i rimëkëmbjes ekonomike do të varet nga shpejtësia e vaksinimit.
10 Mars 2021, 11:31 -
Konsumi mbetet në nivel minimal, por po shpenzohet për mobilim shtëpie! INSTAT: Inflacioni në shkurt ishte 1.1%
Edhe në muajin shkurt të këtij viti inflacioni ishte në nivel të ulët, 1.1%, ndërkohë që objektivi është për ta pasur në 3% në vitin që vjen. Ndikim pozitiv për të mbajtur të qëndrueshëm inflacionin ka pasur grupi i ushqimeve dhe i mobilieve.
8 Mars 2021, 19:19 -
Banka e Shqipërisë kërkon tavan për interesat e kredive konsumatore! Propozimi pas abuzimeve nga shoqëritë jo banka
Banka e Shqipërisë kërkon të vendosë një normë interesi tavan te kreditë konsumatore të individëve. Një propozim i tillë vjen pas abuzimeve me normat e larta të interesit kryesisht nga shoqëritë jo-banka.
26 Shkurt 2021, 14:19 -
Qytetet që 'shtrënguan' xhepat përballë COVID! Më kursimtarë banorët e Tiranës, Durrësit, Elbasanit
Bizneset dhe qytetarët e Tiranës, Durrësit e Elbasanit kanë kursyer më shumë gjatë vitit të kaluar, si pasojë e pasigurisë për të ardhmen që shkaktoi pandemia. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë depozitat në Tiranë janë rritur me 62.9 miliardë lekë krahasuar me vitin 2019. Por pas nuk mbetet as qytetarët e Vlorës, Fierit e Lezhës.
16 Shkurt 2021, 18:18 -
Pandemia, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin u rrit me 33% në 2020
Llogaritë e lidhura me shërbimin e internet banking u rritën me ritme dyshifrore për vitin 2020. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në afërsisht 586 mijë, në rritje vjetore me 33% ose rreth 144 mijë llogari më shumë.
16 Shkurt 2021, 08:22 -
COVID rrit përdorimin e kartave bankare, në 2020 u bënë 11 mln pagesa online dhe me kartë
Vitin e kaluar janë kryer 11 milionë pagesa elektronike dhe me karta bankare, duke shënuar një rritje prej rreth 3 milionë krahasuar me vitin 2019. Shoqata e Bankave thotë se pandemia nxiti më shumë pagesat jo me para në dorë
15 Shkurt 2021, 16:35 -
Pasiguria nga pandemia është e lartë! BSH liston rreziqet e ekonomisë: Marrim masa shtesë nëse situata përkeqësohet
Banka e Shqipërisë është optimiste se viti 2021, do të shënoi një rikuperim të ekonomisë së vendit, pavarësisht se jemi të rrethuar nga pasiguritë si pasojë e pandemisë. Sipas saj ekonomisë edhe këtë vit i kanosen 4 rreziqe kryesore, siç janë vijimi i kursimit nga qytetarët, ngadalësimi i rindërtimi, varësia nga ekonomia e huaj dhe ngadalësimi i vaksinimit.
11 Shkurt 2021, 14:09 -
Banka e Shqipërisë: Ekonomia u përmirësua në fund të 2020! Guvernatori Sejko: Shqetësim rritja e kredive të këqija
Banka e Shqipërisë do të vijojë me politikat e saj lehtësuese, për shkak të pandemisë COVID-19. Sipas guvernatorit Gent Sejko norma e interesit do të jetë 0.5%, ndërsa ngriti edhe një herë shqetësimin për rritjen e kredive të këqija këtë vit.
3 Shkurt 2021, 20:02 -
Pandemia dhe ekonomia/ Banka e Shqipërisë për Report TV: Masat lehtësuese vijojnë sa të jetë e nevojshme! Garancia e tretë sovrane duhet studiuar! Kredia e keqe do rritet
Ristrukturimi i kredive dhe shtyrja e masave lehtësuese nga Banka e Shqipërisë për bankat e nivelit të dytë deri në fund të muajit mars do të mbaj në nivel të ulët kreditë me probleme. Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar në BSH Klodion Shehu thotë se është e domosdoshme që bankat të tregohen aktive për të zbatuar këto masa lehtësuese për të mos pasur probleme më pas.
29 Janar 2021, 14:42 -
Bankat vështirësojnë kushtet për dhënien e kredive, biznesi i vogël e i mesëm ‘frenojnë’ investimet
Pasiguria dhe rënia e të ardhurave si tek biznesi ashtu edhe tek familjet ka ndikuar tek bankat e nivelit të dytë të cilat kanë shtrënguar kushtet për të dhënë kredi. Sipas Bankës së Shqipërisë viti 2020 u mbyll me kushte të shtrënguara kryesisht për kreditë për investime nga bizneset.
20 Janar 2021, 16:53 -
Bankat ristrukturim të kredive deri në 31 mars 2021, eksperti: Vendimi ndihmon kredimarrësit, nuk rrit huatë e këqija
Shtyrja me tre muaj e afatit për ristrukturimin e kredive, për ekspertët e ekonomisë është vendim pozitiv që ndihmon klientët që kanë vështirësi për të paguar këstet. Po ashtu ky vendim i Bankës së Shqipërisë pritet të ndikojë në mbajtjen në nivel të qëndrueshëm kreditë me probleme.
14 Janar 2021, 17:36 -
Guvernatori Sejko: Dëmi prej pandemisë, fillimi i vaksinimit do të përmirësojë ekonominë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka marrë pjesë në forumin për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga ”Euromoney”. Në fokus të diskutimeve mes homologëve të bankave qendrore ka qenë pandemia dhe masat e marra për të mbështetur financiarisht bizneset dhe qytetarët.
14 Janar 2021, 16:47 -
Banka e Shqipërisë shtyn edhe me tre muaj ristrukturimin e kredive! Pandemia pezullon shpërndarjen e fitimit të bankave
Bankat e nivelit të dytë do të kenë mundësinë të rishikojë kontratat e kredisë me klientët që janë në vështirësi deri në 31 mars 2021. Shtyrja e afatit me tre muaj vjen si pasojë e vështirësive që kanë klientët dhe bizneset për të shlyer në kohë këstet e kredive.
13 Janar 2021, 20:37 -
Biznesi rrit besimin në ekonomi, por qytetaret vijojnë kursimin! Alban Zusi: Sipërmarrja po ri-përshtatet, pandemia mësim për vendin
Banka e Shqipërisë thotë se viti 2020 u mbyll me rënie besimi nga qytetarët në ekonomi, por gjendja e bizneseve është përmirësuar. Eksperti Alban Zusi tregon për Report TV se sipërmarrjet po ri-përshtaten me realitetin e ri.
9 Janar 2021, 16:21 -
Deri në fund të 2021 dalin në treg 3 kartëmonedha të reja! Për herë të parë në treg edhe 10 mijë lekëshi (FOTO)
Sipas Bankës së Shqipërisë deri në dhjetor 2021 do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat 1 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe për herë të parë do të prezantohet prerja 10 mijë lekë. Këto do hidheshin në treg vitin e kaluar por i pengoi pandemia COVID-19.
7 Janar 2021, 18:14 -
Pandemia ul remitancat e emigrantëve në nivelin më minimal të pesë viteve të fundit
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga ky zë në Bilancin e Pagesave për 9-mujorin 2020 kishin vlerën e 155 milionë eurove, në rënie me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i pesë viteve të fundit.
6 Janar 2021, 08:10 -
Zhvillohet mbledhja e 6 e Komitetit të Sistemit të Pagesave, zv/guvernatorja Minxhozi: Të nxisim përdorimin e kartave për pagesa dhe rrisim edukimin financiar
Nën drejtimin e zëvendësguvernatores së parë të Bankës së Shqipërisë Luljeta Minxhozi është zhvilluar këtë të enjte mbledhja e gjashtë e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Në fokus të diskutimeve të zhvilluara online si pasojë e masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19 ku morën pjesë kreu i shoqatës së bankave, ministria e financave, AMF dhe institucione të tjera ishte përdorimi i instrumenteve elektronike për pagesat
17 Dhjetor 2020, 19:16 -
Bilanci i 2020-s/ Guvernatori i BSH, Sejko: Masat e pjesshme kufizuese po ngadalësojnë ekonominë, nga shtyrja e kredive kanë përfituar 25 mijë klientë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në konferencën e fundit për këtë vit tha se ekonomia u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit, por u ngadalësua disi pas masave kufizuese. Guvernatori njoftoi se masat e marra nga Banka e qendrore përmirësuan situatën e kredive në vend
16 Dhjetor 2020, 17:38