-
Kërcënimi nga ulja e konsumit dhe investimeve, Banka e Shqipërisë: Arrin në 4.8%, duhet të nxitet kreditimi i ekonomisë
Ekonomia e vendit pritet të pësojë një recesion ekonomik në nivelin e 4.8% këtë vit. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë rreziqet më të mëdha që i kanosen ekonomisë janë ulja e konsumit dhe e investimeve.
28 Shtator 2020, 20:57 -
3 kandidatura për pozicionin vakant si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të BSH! Komisioni Ekonomisë skualifikon një garuese: S'ka arsimin e duhur
3 zonja kanë garuar për të marrë postin e anëtarit të këshillit mbikëqyrës të bashkës së Shqipërisë. Vakanca është shpallur më 27 maj pas shkarkimit nga detyra të ish anëtarit Arben Malaj.
21 Shtator 2020, 22:24 -
Eurobondi e kreditë për COVID-in rritën borxhin e jashtëm! BSH: Në fund të qershorit arriti në 8.9 mld euro
Rritet me 710 milionë euro borxhi i jashtëm i vendit në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me periudhën Janar-Mars. Sipas Bankës së Shqipërisë borxhi i jashtëm në fund të qershorit arriti në 8.9 miliardë euro, dhe ndikim të madh dha eurobondi dhe kreditë e marra për COVID-19.
14 Shtator 2020, 17:14 -
Pandemia godet xhepat e emigrantëve! BSH: Në 6 muaj ato sollën 102 mln € me pak se në 2019
Sipas Bankës së Shqipërisë të ardhurat nga emigrantët ranë ndjeshëm 6 mujorin e parë të vitit. Ata dërguan 102 milionë euro më pak se në 2019 dhe rënia më e madhe u shënua në periudhën Prill-Qershor menjëherë pas shpërthimit të pandemisë nga koronavirus.
11 Shtator 2020, 18:12 -
‘Lumë’ parash jashtë bankave! BSH: Në korrik niveli i parasë cash arriti në 324,5 miliardë lekë
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë niveli i parasë cash në muajin korrik ishte 324,5 miliard lekë, duke u rritur me 7.3 miliardë lekë krahasuar me muajin qershor. Kjo për shkak se shumë qytetarë e biznese zgjedhin ti paguajnë shërbimet me para në dorë dhe jo nëpërmjet bankave.
5 Shtator 2020, 17:31 -
COVID-i godet biznesin, Guvernatori i BSH: Ruani paratë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i bën thirrje biznesit të tregohet i kujdesshëm më menaxhimin e parave dhe të ardhurave të tyre në këtë kohë pandemie. Gent Sejko thotë se politika e bankës do të jetë stimuluese, por biznesi duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë. Nga ana tjetër Sejko kërkon nga Ministria e Financave të garantojë fondet e nevojshme për COVID-in, dhe se rritja e borxhit publik është e pranueshme.
30 Gusht 2020, 17:37 -
Bie me 36 mln euro kredia në muajin korrik! Më shumë për blerje banese, ulet për hapje biznesi
Në muajin korrik është shënuar një rënie me 36 milionë euro e kredisë në monedhën kombëtare. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë në muajin e kaluar në total u dha 13.4 miliardë lekë kredi nga 17.7 miliardë që u dha në muajin qershor. Më shumë lekë u dhanë për blerje banese dhe më pak për hapje biznesi.
28 Gusht 2020, 22:28 -
Ekonomia në recesion, BSH: Përmirësimi nis në 2021 (VIDEO)
Ekonomia e vendit do të përjetojë një rënie të thellë këtë vit, ndërsa periudha Prill-Maj-Qershor, ka pasur rënien më të madhe. Banka e Shqipërisë ekonomia e vendit do ti rikthehet përmirësimit në vitin 2021, ndonëse rikuperimi i saj varet nga tërësisht nga largimi i pandemisë.
13 Gusht 2020, 16:55 -
Dollari dhe Euro humbasin pikë ndaj Lekut, Banka e Shqipërisë: Luhatjet në kurs, efekt sezonal
Monedhat e huaja po humbasin terren ndaj lekut. Këtë të enjte një euro u këmbye me 123.6 lekë ndërsa një dollar me 104 lekë. Për Bankën e Shqipërisë kjo zbritje është e pritshme për shkak të efekteve sezonal, dhe turizmit.
6 Gusht 2020, 20:04 -
Rimëkëmbja do varet nga largimi i COVID-19, Sejko: Në periudhën Prill-Qershor piku i rënies ekonomike
Familjet dhe bizneset do të përballen me ulje të ardhurash nëse vazhdon kjo situatë e diktuar nga Covid 19. Në këtë përfundim ka arritur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko sipas të cilit rrezik për ekonominë paraqet edhe rikthimi i izolimit.
5 Gusht 2020, 17:28 -
Pandemia ‘shtrëngon’ kushtet e kreditimit, BSH: Bankat po tregohen të kujdesshme
Bizneset dhe individët që kanë bërë kërkesë për kredi në tremujorin e dytë të vitit e kanë pasur tepër të vështirë për ta marrë atë. Shkak janë bërë kushtet e shtrënguara për të dhënë kredi nga bankat. Sipas Bankës së Shqipërisë, si pasojë e pandemisë bankat kanë rritur kërkesat e tyre.
4 Gusht 2020, 20:26 -
‘Rrëzohet’ besimi në ekonomi me mbi 50%, BSH: Rënia më e madhe në sektorin e shërbimeve
Pandemia COVID-19 e ka rrëzuar besimin në ekonomi në nivelin më të ulët historik. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë besimi i konsumatorit dhe i biznesit në ekonomi ra me mbi 50% në tremujorin e dytë. Goditja më e madhe është tek sektori i shërbimeve.
6 Korrik 2020, 17:48 -
Pastrimi i parave/ Raporti i BSH: Bankat e nivelit të dytë janë të rrezikuara! Problemet e zbuluara
Të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend janë të rrezikuara për të rënë pre e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Sipas raportit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019, thuhet 5 banka kanë rrezik të lartë për pastrimin e parave dhe 7 banka rrezik të mesëm. Bankat rezultojnë me mungesa në dokumentet që vërtetojnë burimin e parave të derdhura në arkat e tyre.
4 Korrik 2020, 17:04 -
Banka e Shqipërisë ka shitur 20.4 milionë euro në fund të marsit, leku u zhvlerësua me 7%
Banka e Shqipërisë ka shitur 20.4 milionë euro me qëllim shmangien e rritjes së mëtejshme të euros gjatë pandemisë. Ndërhyrja në treg është bërë në datat 27 dhe 30 mars, kur euro kishte arritur të këmbehej deri në 135 lekë. Vetëm në muajin mars leku u zhvlerësua me 7%.
1 Korrik 2020, 16:07 -
Bankat ulin interesin, por rrisin kushtet për dhënien e kredisë, ekspertja: Janë të pasigurta për vijueshmërinë e biznesit
Si pasojë e pasigurisë që ka shkaktuar pandemia COVID-19, bankat e nivelit të dytë kanë rritur kushtet që kanë ndaj biznesit për të dhënë kredi. Por përpos situatës jo pozitive bankat kanë ulur lehtë normat e interesit. Shkak për këtë rënie të lehtë mund të jenë bërë edhe garancitë sovrane, për shkak se e para ishte pa normë interesi dhe e dytë me normë deri në 5%.
20 Qershor 2020, 14:47