-
10-mujori, fitimi i bankave bie në nivelin më të ulët të katër viteve të fundit
Sektori bankar i zgjeroi më tej fitimet gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të 10-mujorit, fitimi neto i sektorit bankar arriti në 12.6 miliardë lekë. Në muajin tetor, fitimi progresiv është rritur me 1.9 miliardë lekë.
14 Dhjetor 2020, 07:48 -
Të ardhurat nga turizmi bien 50%/ Banka Shqipërisë: Në 9 muaj turistët e huaj shpenzuan 731.5 mln €, shqiptarët kursyen 716.6 mln €
Banka e Shqipërisë raporton për rënie të të ardhurave nga turistët e huaj me mbi 50%, të cilët në 9 muaj kanë shpenzuar në vendin tonë vetëm 731.5 milionë euro nga 1.6 miliardë euro që harxhuan në 2019.
11 Dhjetor 2020, 17:53 -
Rriten të ardhurat nga emigrantët/ Banka e Shqipërisë: Pas rënies së thellë në karantinë dërgesat nivel rekord, 197 mln € euro në muajt Korrik-Shtator
Pas një rënie të fortë në muajit e izolimit, dërgesat nga emigrantët kanë arritur nivelin më të lartë që nga viti 2010. Në periudhën korrik-shtator të këtij viti emigrantët kanë sjellë 197 milionë euro. Sipas Bankës së Shqipërisë në këtë periudhë janë rritur dërgesat nëpërmjet institucioneve bankare dhe jo vetëm.
11 Dhjetor 2020, 17:13 -
Ulet me 102 mln euro borxhi i jashtëm bruto! Banka e Shqipërisë: Arriti në 8.8 mld euro në shtator
Në fund të muajit shtator borxhi i jashtëm bruto ka zbritur me 102 milionë euro. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë në fund të nëntëmujorit stoku i borxhit ishte 8.8 miliardë euro, nga 8.9 miliardë euro që ishte në qershor.
10 Dhjetor 2020, 17:25 -
Gent Sejko: Pandemia ka goditur ekonominë, humbi rreth 50 mijë vende pune! Sistemi bankar shqiptar mbetet i shëndetshëm
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklarur se ekonomia shqiptare është goditur fort si pasojë e pandemisë, duke bërë që 50 mijë vende pune të humbasin, kjo sipas tij e barasvlershme me një rënie vjetore të punësimit prej 3.6%.
10 Dhjetor 2020, 14:01 -
Në 10 muaj bankat dhanë 187 mld lekë kredi! BSH: Eshtë ulur me 6.3% krahasuar me 10-mujorin e 2019-ës
Kredia e re për ekonominë në 10 muajit e këtij viti ka rënë me 6.3%. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari në tetor të këtij viti është dhënë 187 miliardë lekë, dhe pjesa më e madhe e saj ka shkuar për bizneset.
1 Dhjetor 2020, 16:23 -
Ulen shpenzimet, BSH: Në fund të tetorit depozitat arritën në 8.8 mld euro! Janë rritur me 600 mln euro krahasuar me tetorin e 2019
Pandemia dhe pasiguria për të ardhmen kanë trembur qytetarët shqiptar, të cilët po heqin dorë nga investimet dhe kanë kyçur paratë nëpër banka. Në fund të shtatorit depozitat arritën në 8.8 miliardë euro, ose rreth 600 milionë euro më shumë se në tetor të 2019. Ekspertët thonë se kjo tendencë kursimi do të vazhdojë deri në përfundim të pandemisë.
28 Nëntor 2020, 20:36 -
Rritet përdorimi i parasë CASH/ Qytetarët dhe bizneset preferojnë të paguajnë me para në dorë! Ekspertët: Tregues i informalitetit në rritje
Niveli i parave jashtë bankave ka arritur në nivel rekord në muajin tetor. Sipas Bankës së Shqipërisë ishin 2.7 miliardë lekë që qarkulloi jashtë bankave në muajin e kaluar me një rritje të vazhdueshme që prej marsit të këtij viti. Sipas ekspertëve kjo lidhet me nivelin e informalitetit dhe me kulturën e qytetarëve për të mbetur tek pagesat me para në dorë.
28 Nëntor 2020, 17:38 -
Pandemia goditi buxhetin e bizneseve dhe familjeve, shtyhen 120 milionë euro këste kredie
120 milionë euro është vlera e kësteve të kredive të shtyra, pasi u goditën nga pandemia. Përfitues ishin bizneset dhe individët që u prekën më shumë nga mbyllja e ekonomisë në karantinë. Bizneset kërkojnë ristrukturim por shqetësimi i Bankës së Shqipërisë mbetet rritja e nivelit të kredive me probleme, që në shtator ishte në 8.3%.
20 Nëntor 2020, 16:00 -
Shtrenjtohen me rreth 15% frutat dhe perimet! INSTAT: Ndikuan në rritjen e inflacionit, në tetor arriti në 2%
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në muajin tetor janë shtrenjtuar dhe kjo ka rritur edhe inflacionin që sipas Bankës është pozitive. Shtrenjtimi më i madh në çmime është konstatuar tek zarzavatet dhe frutat në një kohë që kostot e shëndetit dhe të transportit janë ulur.
9 Nëntor 2020, 17:23 -
Turizmi përmirëson situatën ekonomike, BSH: Rimëkëmbja është e brishtë! Pro borxhit në tregun e brendshëm nga qeveria
Ekonomia e vendit është përmirësuar gjatë sezonit veror por sipas Bankës së Shqipërisë rikuperimi kërcënohet nga pandemia dhe mundësia e një karantine të dytë. Zëvendësguvernatorja e Bankës Luljeta Minxhozi, shprehet se banka ka një plan rezervë nëse situata përkeqësohet.
4 Nëntor 2020, 17:39 -
Pr/Buxheti 2021, BSH: Duhet kujdes i madh me shpenzimet dhe tavan i ri për PPP-të, duhen monitoruar
Kohëzgjatja e pandemisë është kërcënim për të ardhurat që pritet të mblidhen në vitin 2021, për këtë arsye duhet më shumë kujdes në shpenzime. Ky është sugjerimi i Bankës së Shqipërisë lidhur me projektbuxhetin e vitit 2021. Zëvendësguvernatorja e parë Luljeta Minxhozi tha në Komisionin e Ekonomisë se presin të mblidhen më pak para se sa është parashikuar në projektbuxhet.
2 Nëntor 2020, 16:23 -
Frikë nga pandemia, shqiptarët mbyllin lekët në bankë, BSH: Në fund të shtatorit 8.7 mld euro
Pandemia dhe pasiguria për të ardhmen kanë trembur qytetarët shqiptar, të cilët po heqin dorë nga investimet dhe kanë kycur paratë nëpër banka. Në fund të shtatorit depozitat arritën në 8.7 miliardë euro, ose rreth 528 milionë euro më shumë se në shtator të 2019. Ekspertët thonë se kjo tendencë kursimi do të vazhdojë deri në përfundim të pandemisë.
31 Tetor 2020, 16:20 -
Frika nga Covid-19/ Shqiptarët shtojnë kursimet, rriten me 291 mln euro nga fillimi i pandemisë, rekordi i 9 viteve
Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për muajin shtator, duke vijuar një tendencë të qëndrueshme kursimi, që është konstatuar që pas fillimit të pandemisë së Covid-19. E ardhmja e pasigurt po nxit kursimtarët të lënë para mënjanë për kohë të vështira.
30 Tetor 2020, 07:39 -
Zgjatja e krizës, Banka e Shqipërisë: Mos rrisni kostot për bankat! Zv/guvernatorja: Po mbajnë barrë të madhe në pandemi
Bankat nuk duhet të ngarkohen me kosto të tjera shtesë për të përballuar krizën. Zëvendësguvernatorja e parë Luljeta Minxhozi në konferencë online me Shkollën Ekonomike të Londrës, u shpreh se sistemi bankar është likuid por të mos rëndohet më tepër.
29 Tetor 2020, 19:43 -
Bankat forcojnë kushtet për kredi investimesh, lehtësohet për individët si ajo konsumatore ashtu dhe për banesa
Bankat e nivelit të dytë në vend kanë shtrënguar kushtet për të dhënë kredi për bizneset që duan të investojnë. Sipas Bankës së Shqipërisë tashmë bankat ndjehen të rrezikuara nga pandemia dhe kërkojnë më shumë kolateral nga bizneset, dhe nuk japin sasinë e kërkuar për kredi.
24 Tetor 2020, 17:41 -
Rriten me 6.5% çmimet e shitjeve dhe qirave të banesave në Tiranë! Agjentët imobiliarë: Shkak vlera e tokës dhe ardhja e studentëve
Pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, çmimet e qirave në Tiranë po rriten përsëri. Agjencitë imobiliare shpjegojnë arsyet, ku ndër kryesoret janë rifillimi i universitetit dhe ardhja e studentëve në kryeqytet dhe mungesa e trojeve për të ndërtuar objekte të reja.
14 Tetor 2020, 20:04 -
Shqiptarët nuk paguajnë dot borxhet, BSH: Familjet me pak lekë, do rriten kërkesa për hua
Sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë thuhet se aftësia paguese e huave nga familjet ka rënë në 6 muajit e parë të vitit, dhe pritet një rritje e kërkesës për borxh në muajit në vazhdim. Sipas vrojtimit të kryer vihet re se 41% e familjeve kanë përkeqësim në aftësinë e tyre paguese.
11 Tetor 2020, 18:42 -
COVID-i bën shqiptarët më kursimtarë, shpenzojnë vetëm për ushqime!
Qytetarët po shpenzojnë vetëm për ushqime. Të dhënat janë pesimiste sa i takon konsumit. Banka e Shqipërisë dhe INSTAT raportojnë se konsumi ka rënë me më shumë se 7.5% dhe ndikim kryesorë ka pandemia COVID-19
30 Shtator 2020, 20:47