-
Shqipëria merr 2 anije me qira për prodhim të energjisë, eksperti në Report Tv: Do punojnë me naftë, plotësojnë 15 % të nevojave të vendit
Në një intervistë për Report Tv eksperti i energjisë, Lorenc Gordani tha se këto anije kanë funksionin e termocentralit dhe punojnë me naftë. Ai tha se këto dy anije do të prodhojnë 114 Mw/h dhe do të mbulojë 15 % të kërkesës së vendit.
6 Prill 2022, 14:22 -
'Të pasurit të paguajnë më shumë', ish-ministri i Ekonomisë: Ide naive e Ramës, jo zgjidhje! Të rikthehet fasha! Të minimizohen humbjet, të ndëshkohen abuzuesit, kjo është kursim!
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi e ka cilësuar një ide naive e kryeministrit Edi Rama që të pasurit të paguajnë më shumë për energjinë se sesa të varfrit, duke thënë se kjo nuk do të ishte një zgjidhje efektive.
4 Prill 2022, 22:26 -
Çmimet e energjisë dhe naftës do frenojnë rritjen ekonomike! BERZH: Lufta në Ukrainë, goditi tregjet si në 1970
Nafta dhe energjia konsiderohen rreziqet kryesore për frenimin e rritjes ekonomike të vendit. Kriza e shkaktuar prej luftës sipas BERZH do të ngadalësojë rritjen ekonomike të Shqipërisë, ndërkohë në tregjet e huaja çmimi i naftës është trefishuar, ndërsa çmimi i energjisë është pesëfishuar.
3 Prill 2022, 22:14 -
Energjia, të kamurit dhe mbrojtja me çdo kusht e qytetarit
Këto ditë ra shi me shumicë në të gjithë vendin dhe basenet e hidrocentraleve nisën të fitojnë pak metra nivel. Kështu, Liqeni i Fierzës u ngrit me 3 metra, në 262 metra. Megjithatë, është në nivelin më të ulët që nga viti 2012.
3 Prill 2022, 17:04 -
The Telegraph: Skavica, ‘Hoover-i’ shqiptar për shkëputjen e varësisë nga Rusia
Sipas “The Telegraph” puna përgatitore po zhvillohet për digën e Skavicës në lumin Drin, e cila vlerësohet të kushtojë rreth gjysmë miliardë euro gjatë pesë viteve të ndërtimit. Ai synon ta bëjë sistemin hidroenergjetik të Shqipërisë më pak të varur nga rreshjet. Kjo vepër vjen në një kohë kur Evropa lufton me rritjet e çmimeve të rritura nga lufta në Ukrainë dhe përpiqet të reduktojë varësinë e tij nga importet e gazit rus.
1 Prill 2022, 22:28 -
Lufta në Ukrainë shkakton krizë ndërkombëtare, çmimi i energjisë rrit inflacionin në Spanjë, niveli më i lartë në 37 vite! Gjermania paralajmëron qytetarët: Do jemi më të varfër
Lufta në Ukrainë ka krijuar një krizë ndërkombëtare ku rritja e çmimeve dhe goditjet që po marrin ekonomitë e vendeve janë të mëdha. Pjesë e vendeve të goditura është edhe Gjermania, që është dhe vendi me ekonominë më të fuqishme në Europë.
31 Mars 2022, 16:54 -
625 euro në faturën e energjisë, Rama publikon mesazhin e emigrantit në Itali: Ne këtej po na ikën truri, pa fjalë që ju nuk e keni rritur çmimin
Në mesazhin e tij, emigranti shkruan se në Itali faturat e energjisë elektrike po i shkojnë gjithnjë e më të larta, teksa thotë se ka mbetur pa fjalë kur ka verifikuar se në Shqipëri çmimi nuk është rritur. Ai tregon se merr vetëm 1500 euro në muaj, para me të cilat mban 3 vajzat në shkollë.
15 Mars 2022, 19:55 -
Shqipëria me sytë nga Dubai për naftë, Rama me furnizuesit: Bord për kontrollin e çmimit, abuzuesit humbin pikën e karburantit! Transparencë çmimi çdo ditë, krijojmë rezervë shtetërore të naftës
Rama tha se situata e jashtëzakonshme e krijuar imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit dhe se për këtë arsye po ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit. Balluku tha se nga nesër do nisin kontrolle në terren për rezervën e naftës së sigurisë që duhet të kenë furnizuesit dhe nuk ka respektuar detyrimin, do gjobitet me 50% të vlerës së sasisë së naftës që mungon.
11 Mars 2022, 09:26 -
Vëzhgimi i Report Tv/ Institucionet shtetërore shpërdorojnë energjinë elektrike! Disa ministri dhe Bashkia, dritat ndezur edhe natën
Ndonëse kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku u bënë dje thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike, institucionet shtetërore janë të parat që e shpërdorojnë. Në një vëzhgim të Report Tv disa prej ministrive i lënë dritat ndezur edhe gjatë natës.
9 Mars 2022, 22:45 -
Kriza energjetike, eksperti Bello në Report Tv: Plani i kursimit nuk është shaka! Çmimet s’do të kthehen më aty ku ishin! Shqipëria, 30 vite gabime në sektorin e energjisë
Eksperti i Energjisë, Pajtim Bello tha në Repor Tv se zgjidhja e krizës energjetike është shfrytëzimi i të gjitha burimeve që ka në dispozicion vendi ynë dhe pavarësia në prodhim, në mënyrë që të rrisë sigurinë kombëtare, sidomos në një periudhë kaq të vështirë për të gjithë botën.
9 Mars 2022, 12:28 -
Lufta në Ukrainë, Rama: Të përgatitemi për çdo skenar, edhe për shkurtime dramatike të energjisë dhe naftës! Balluku: Gati plani i kursimit për qytetarët
Shqipëria nuk kërcënohet ushtarakisht nga lufta në Ukrainë, por kryeministri Rama thotë se duhet të përgatitemi për pasojat ekonomike, edhe per skenarin dramatik qe përfshinë shkurtime të energjisë dhe naftës. Ai njoftoi ngritjen e një komiteti ndërministror për pasojat e luftës, ndërsa Balluku tha se Europa po përballet me mungesën e energjisë në treg dhe bëri thirrje për kursim.
8 Mars 2022, 09:12 -
Fatura e energjisë është rritur për bizneset! Shoqata e Prodhuesve: Ndërmarrjet s’duhet të rrisin çmimet e produkteve, ndryshe dalin nga tregu
Rritja e çmimit të energjisë për biznesin e mesëm nuk lë vend për të rritur çmimin e prodhimit të tyre, thotë sekretari i prodhuesve Arben Shkodra. Sipas tij kjo kategori u shmang nga fatura reale e energjisë nëse do dilnin në treg të hapur dhe rritja e çmimeve prej tyre në këtë moment, do t'i nxirrte nga tregu.
13 Shkurt 2022, 14:58 -
Kuçova pa drita që prej orës 8 të mëngjesit, qytetarët: Jemi ngrohur në diell sot! OSHEE Berat: Po kryhen punime për një projekt të Bashkisë
Qytetarët e Kuçovës pohojnë se nuk kishin marre asnjë njoftim për këtë shkëputje të energjisë elektrike nga ana e institucioneve përgjegjëse dhe se kjo situatë i ka gjetur ata të papërgatitur. Të ndodhur përballë këtij fakti, ata janë shprehur se në mungesë të energjisë elektrike, sot kanë dalë nëpër lulishte për t'u ngrohur në diell.
10 Shkurt 2022, 16:08 -
Kush dhe sa do të paguajë më shtrenjtë për energjinë elektrike në Kosovë? Tarifat e reja prekin vetëm 22 për qind të konsumatorëve familjarë
Në Kosovë, ditë më parë, është protestuar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Partitë opozitare po ashtu, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë qenë kundër.
9 Shkurt 2022, 21:35 -
Sfidat e energjisë, Blinken: SHBA e angazhuar të ndihmojë Evropën! Lavdëron Shqipërinë dhe Kosovën: Kanë ndërtuar treg të përbashkët
Shtetet e Bashkuara thonë se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar Evropën për t’u furnizuar me energji në kushtet e shqetësimeve mbi furnizimet nga Rusia dhe krizën e lidhur me Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit e shprehu këtë angazhim të hënën, gjatë takimit të Këshillit SHBA-BE për energjinë në Uashington.
7 Shkurt 2022, 21:49