-
Nuk e justifikoi, SPAK-u regjistron dosjen e parë të OLF-së për sekuestrimin e pasurisë së Altin Hajrit
Familja Hajri kishte kohë vetëm 48 orë për të plotësuar formularin mbi justifikimin e pasurisë, por nuk gjë të tillë nuk e ka bërë, ndërsa tashmë me kërkesë të OFL-së dosja është regjistruar nga SPAK-u, që brenda 15 ditëve duhet ta të vendosë nëse do ia dërgojë Gjykatës së Posaçme ose jo.
7 Shkurt 2020, 11:59 -
Anti-KÇK-ja i vihet pas pasurisë së dy të 'fortëve' të radhës, Ben Qimes dhe Saimir Taullaut (Skeda)
Anti-KÇK-ja vijon operacionin për pasurinë e personave që dyshohet se i kanë vendosur nga aktiviteti kriminal. Sot OFL-ja u ka dërguar formularin për të plotësuar dhe justifikuar pasurinë që kanë ngritur dy emrave të radhës, Saaimir Taullai banues në Lushnje, i dënuar më parë për trafik droge dhe i njohur për pronësinë mbi disa biznese dhe Arben Isufajt, njohur ndryshe si 'Ben Qimja' banues në Fier. Ben Qimja njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, etj, ndërsa tashmë është i lirë.
7 Shkurt 2020, 11:05 -
Bilanci/ 14 persona të botës së krimit në 'shënjestrën' e OFL -së në 4 ditë pune!
14 persona të dënuar për krime të rënda, por edhe në hetim kanë kaluar në “sitën” e OFL-së në vetëm 4 ditët e para të punës në terren. 7 prej tyre u është sekuestruar pasuria vlera e të cilëve përllogaritet në disa milionë euro ndërsa 7 të tjerëve u është dorëzuar për plotësim vetëm formular me shkrim i auto-deklarimit. Kësaj liste nuk i kanë shpëtuar as të afërmit e këtyre personave të cilët dyshohet të kenë vënë pasuritë të dyshimta të vëna nga burime të paligjshme.
6 Shkurt 2020, 20:31 -
Anti-KÇK-ja në drejtësi, nga dhuratat tek shoqërimi me kriminelë, 40 shkeljet që do ‘djegin’ gjyqtarët e prokurorët
Nisma ligjore që ka nisur të shqyrtohet në Kuvend kalon për një periudhë gjashtëmujore në kompetencë të KLG-KLP hetimin e magjistratëve KÇK, si bëhet ankesa dhe çfarë duhet të përmbajë
6 Shkurt 2020, 19:25 -
Soreca: 'Ndiq paratë' mënyra e duhur për të luftuar krimin, ka vullnet politik! OFL të punojë nën udhëheqjen e SPAK
Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka komentuar nga Vlora Operacionin Forca e Ligjit. Ai tha se motoja "Ndiq paranë" është mënurë e më e mirë të luftuar krimin e organizuar, ndërsa theksoi se ka vullnet politik për ta bërë këtë gjë. Ai shtoi se aksioni i OFL duhet të jetë nën udhëheqjen e SPAK.
6 Shkurt 2020, 16:58 -
Aksioni kundër KÇK-së, Spaho: Saimir Tahiri dhe Ermal Hoxha, janë argumentet se përse PD-ja nuk ka besim
Edmond Spaho në një prononcim për mediat nga selia blu pasi ka akuzuar qeverinë, ka dhënë argumentet e tij, se përse nuk kanë besim te aksioni i fundit i policisë së shtetit në luftën kundër KÇK-së, pas miratimit të aktit normativ nga qeveria.
6 Shkurt 2020, 13:39 -
Mbylli dosjen CEZ, Balla: I bëj thirrje gjyqtarit të KÇK-së të zbardhë vendimin se kaloi afati (VIDEO)
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje gjyqtarit Lazër Sallaku, që të mos vonojë, por të zbardhë vendimin për mbylljen e dosjes CEZ. Balla tha se dosja do të apelohet, pavarësisht se Sallaku e mbylli në datë 24 janar.
6 Shkurt 2020, 12:23 -
I shpëtuan drejtësisë duke marrë pafajësi/ Anti-KÇK u vihet pas Plarent Dervishajt dhe Suel Çelës, aktivitet kriminal në Gjermani e Itali (VIDEO)
Plarent Dervishaj dhe Suel Çela, edhe pse me të shkuar kriminale në Shqipëri dhe jashtë vendit, janë lënë të lirë nga drejtësia shqiptare. Dervishaj u la i lirë në vitin 2017 nga Gjykata e Lartë ndërsa Çela në vitin 2019 mori pafajësinë nga Krimet e Rënda edhe pse në mungesë. OFL i dorëzon formularin për burimin e pasurive të tyre, duhet ta plotësojnë dhe dorëzojnë brenda 48 orëve.
6 Shkurt 2020, 11:35 -
Kritikat kundër KÇK/ Rama: Po bëjnë avokatin e krimit përballë qeverisë! Janë armiqësuar me të vërtetën
Kritikët kundër paketës anti-KÇK në panelet televizive kryeministri Edi Rama i ka quajtur avokatë të krimit, që po përpiqen ta mbrojnë shkeljen e ligjit nga ofensiva e qeverisë. Rama shkruan se qeveria është e angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit.
5 Shkurt 2020, 18:45 -
Dje iu sekuestrua pasuria në Shkodër, Ardian Doçaj vjen nga Vjena dhe vetëdorëzohet në kufi /Video-Ekskluzive
Në një komunikim ekskluziv me Report Tv mbrëmjen e djeshme, Ardian Doçaj tha se do të kthehej në atdhe për t'u përballur me drejtësinë teksa mohoi të ketë lidhje me ngjarjen kriminale. Doçaj është vetëdorëzuar rreth orës 15:30 në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ai udhëtoi nga Vjena në drejtim të Podgoricës. Dje OFL i sekuestroi pasuritë në Shkodër, si i dyshuar në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.
5 Shkurt 2020, 16:49 -
Rama paralajmëron nga SHBA: Pas Anti-KÇK, ngrihet njësia e re speciale Antikorrupsion dhe Antievazion
Teksa shtrëngon duart me administratorin e USAID Rama thotë se gjatë takimit është folur për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në 17 shkurt.
5 Shkurt 2020, 16:45 -
Bilanci/ Dështimi spektakolar i ligjit antimafia 2011-2018! Nga 774 verifikime pasurie në vit, vetëm 11 kërkesa janë pranuar nga gjykata
Ligji antimafia i miratuar nga PD në 2009 përjashton përfshirjen e Policisë e Shtetit në mbledhjen e informacionit për kriminelët, nuk mundëson bashkëpunim institucional, nga 744 raste në vit, vetëm 11 kërkesa janë pranuar nga gjykata për sekuestrim dhe konfiskim pasurish. Të dhënat nga arkivat e Prokurorisë që konfirmojmë dështimin në zbatimin e ligjit antimafia për sekuestrimin e pasurive të krimit, pse është i domosdoshëm ligji i ri special.
5 Shkurt 2020, 16:40