-
OFL në Berat/ Miku i Mediut, bos i drogës e prostitucionit në Itali të justifikojë pasurinë! Basha i kandidoi vëllanë kryebashkiak
Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar të justifikojnë pasuritë dy të dënuarve me burg për trafik droge nga drejtësia italine. Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo nga Berati, kanë marrë me shkrim kërkesën nga OFL për të dorëzuar një autodeklaratë për pasuritë dhe burimin e tyre.
18 Shkurt 2020, 13:03 -
Lleshaj: OFL-ja do të përshkallëzohet, godinat që do sekuestrohen do kthehen në shkolla dhe komisariate policie (VIDEO)
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Elbasani u shpreh se Operacioni Forca e Ligjit është vetëm në hapat e parë dhe nuk ka objektiva selektivë duke paralajmëruar se do të përshkallëzohet në të gjithë vendin në vijim. Përsa i përket sekuestrimit të pasurive, ai tha se nuk ka në Elbasan, ndërsa shtoi se asetet e sekuestruara do të vihen në shërbim të shërbimeve publike
18 Shkurt 2020, 12:15 -
OFL në Vlorë, dy vëllezërit e dënuar në Itali për trafik droge duhet të justifikojnë pasurinë
"Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme", tha në një deklaratë për mediat, zëdhënësia e OFL-së.
17 Shkurt 2020, 11:18 -
Meta: Dvoranit t'i ndalohet ushtrimi i detyrës! Mazhoranca keqpërdori Komisionin e Venecias...nuk do lejoj grusht shteti në Shqipëri (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të bëjë një kallëzim shtesë për kreun e KED-së, Ardian Dvorani për shkelje të kompetenca. Në një konferencë të gjatë për mediat, Meta komentoi edhe ndryshimet në ligjin që i heq atij kompetencat për betimin e anëtarëve të Kushtetuese. Ofenduese dhe turp i Kuvendit, i cilësoi kreu i shtetit, miratimin e këtyre ndryshimeve një ditë para se të vinte Komisioni i Venecias, të cilëve u kishin kërkuar mendim pikërisht për këtë çështje. Ai tha se do e rikthejë për shqyrtim, duke paralajmëruar se këtë herë do e dërgojë personalisht në 'Venecia' dhe se do të jetë i pranishëm vetë në seancë.
17 Shkurt 2020, 10:26 -
Erinda Ballanca, Avokate e Popullit apo avokate e krimit?
Përpos opozitës, në këtë betejë kundër ligjit që godet në zemër krimin, ka dalë edhe Avokatja e Popullit (e propozuar nga Basha në 2017), Erinda Ballanca. Pa ndonjë argument bindës, por duke përsëritur ‘argumentat’ e opozitës, Ballanca ka deklaruar sot se po vlerëson ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të paketës anti-KÇK, të cilën qeveria tashmë e ka dorëzuar në Parlament.
16 Shkurt 2020, 16:31 -
Anti-KÇK, Bushati: Asnjë kosto shtesë në buxhet për OFL-në, aksioni mund të shtyhet dhe dy vite (VIDEO)
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, në një intervistë për Report Tv ka folur për ndryshimet ligjore që po bëhen së fundmi me paketën Anti-KÇK dhe për sekuestrimin e parave të krimit. Deputeti i PS tha se shpesh herë qeveria është treguar shumë më ashpër me bizneset, se me kriminelët e për këtë arsye duhet të marrë fund ky abuzim.
15 Shkurt 2020, 15:22 -
Meta: Me miratimin në pabesi të KRYEKÇK-së para mbërritjes së 'Venecias', paratë e shqiptarëve përqendrohen në një grusht të vetëm
Presidenti Ilir Meta vazhdon të hedhë akuza kundër mazhorancës pas miratimit të paketës ANTI-KÇK, që kreu i shtetit ka zgjedhur ta quajë KRYE-KÇK. Meta e cilëson grusht shteti miratimin e kësaj paketë, që sipas tij synon të shndërrojë Gjykatën Kushtetuese në polici të shtetit të PPP.
15 Shkurt 2020, 12:54 -
'Njësia e re për anti-korrupsion dhe anti-evazion në krijim e sipër'/ Lleshaj nga Vlora: Lufta kundër krimit pa kufizime gjeografike (VIDEO)
Njësia e re për anti-korrupsion dhe anti-evazion e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA është në krijim e sipër. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj i cili ishte sot në Prefekturën e Vlorës ku adresoi disa problematika të rendit dhe sigurisë.
14 Shkurt 2020, 12:58 -
Debati për makinën/ Rama: Nuk është e blinduar, ma solli vëllai, e përdor nga 2009, e certifikuar nga garda
Kryeministri Edi Rama mohoi deklaratat e Partisë Demokratike se makina "Lincoln" me të cilën u largua ditën e hënë nga selia e PS-së kur u kap me armë Vladimir Gjuta është e blinduar. Kreu i qeverisë tha se makinën ia ka sjellë vëllai që nga viti 2009 dhe që është e certifikuar nga Garda e Republikës. Gazetarët që ishin në studio konfirmuan se "e kanë verifikuar makinën dhe nuk është e blinduar". Kryeministri tha se nuk beson se do i bënin atentat ditën që Vladimir Gjuta u kap me armë. "Atentatet i krijoni ju" u tha ai gazetarëve në studio.
13 Shkurt 2020, 21:26 -
Ndryshimet e fundit/ Gjyqtarët e prokurorët ‘KÇK’ do hetohen për pasurinë dhe figurën nga Inspektoriati, pezullimi për 6 ditë
Ligji anti-KÇK në drejtësi i miratuar dje nga Kuvendi i ndryshëm nga varianti i propozuar nga deputetët, magjistratët ‘KÇK’ do verifikohen për pasurinë dhe lidhjet me krimin gjatë hetimit disiplinor nga Inspektoriati i Drejtësisë, ky proces nuk ka lidhje me Vetingun. Ndryshimet u propozuan nga një grup pune nën asistencën e EURALUS, morën pjesë edhe kreu i SPAK Arben Kraja dhe kreu i Gjykatës Speciale Sandër Simoni.
13 Shkurt 2020, 14:09 -
OFL godet sërish në Tiranë, i kërkon të justifikojnë pasurinë mikut të Shullazit dhe anëtarit të bandës së Shijakut (VIDEO)
Operacioni Forca e Ligjit i dërgon kërkesën për të dorëzuar vetëdeklarim për pasuritë e tyre dy personave të tjerë, të dënuar nga gjykata, njëri për trafik droge, tjetri për kanosje. Ata janë Pajtim Serjani i dënuar për gjobëvënie me tre vite si dhe Orges Jahelezit, i dënuar për trafik droge, si pjesë e grupit të Shijakut.
13 Shkurt 2020, 11:18 -
Zbulohet arsyeja pse SPAK-u i kërkoi OLF-së të dhëna shtesë për Saimir Taullaun dhe kompleksin 'Golden' (VIDEO)
Zv/ ministrja e Brendshme Rovena Voda u shpreh se nuk ka informacion, por gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno i ftuar në studion e Repolitix zbardhi detaje nga kërkesa
12 Shkurt 2020, 22:52 -
EKSKLUZIVE- OFL zbulon 21 prona të Lulzim Berishës, 2 pallate në Qerret, 'financues' i kamufluar pas kushëririt shitës betoni! BMW e blinduar, toka dhe biznese /LISTA
OFL ka zbuluar është se Lulzim Berisha fshihet pas ndërtimit të dy pallateve në zonën e Qerrretit në Durrës, të cilat edhe pse me letra rezultojnë të jenë të një ndërtuesi, A.Hyseni, sipas OFL-së kanë financues Lulzim Berishën. Në këtë dokument ekskluziv që Report Tv siguron, thuhet se sipas informacioneve të mbledhura, Lulzim Berisha, është "kamufluar nëpërmjet djalit të tezes, i cili ka aktivitet për shitjen e betonit po në Qerret, ku janë ndërtuar dy pallatet shumë pranë vijës bregdetare pranë Portit të Jahteve"
12 Shkurt 2020, 22:48 -
Ekskluzive/ Voda: OFL sekuestron 20 prona me vlerë miliona euro të Lulzim Berishës (VIDEO)
Përballë moderatorit Denis Minga dhe të ftuarve në emision, zv.ministrja iu përgjigj edhe akuzave se Anti-KÇK po bën shoë me sekuestrime të pavlera. "Nuk mund të flasim për kasolle", tha ajo, duke iu referuar pikërisht goditjes së fundit ndaj pasurive të Lulzim Berishës të cilat për herë të parë i deklaroi në "Repolitix" këtë mbrëmje.
12 Shkurt 2020, 21:40 -
SPAK kërkesë OFL-së: Na sillni të dhëna shtesë për resortin e Hajrajve dhe blindin e Saimir Taullaut (VIDEO)
SPAK i kërkon OFL-së informacione shtesë për vendimin për të sekuestruar resortin Golden dhe automjetin e blinduar të Saimir Tuallaut. Kërkesa ka mbërritur tashmë pranë OFL-s ndërsa rezulton se ka kaluar një javë nga sekuestro e cila brenda 15 ditëve duhet të kalojë në gjykatë.
12 Shkurt 2020, 15:46 -
Kush janë pronarët privatë të 118 makinave të blinduara në Shqipëri/ OFL dhe Policia në aksion për t'i bllokuar
118 automjete të blinduara, nga 470 në total që janë të rregjistruara në Shqipëri, janë për përdorim personal të individëve, mes të cilëve dhe subjekteve të OFL-së, të hetuar ose dënuar për krime të rënda. Pjesa më e madhe e tyre, të regjistruara në Tiranë e Durrës.
12 Shkurt 2020, 15:17