-
SPAK kërkon zgjatje të hetimeve me 3 muaj për grupin e Laert Haxhiut! Kërkesa pranohet pjesërisht nga GJKKO
Për grupin e Laert Haxhiut kërkohet zgjatje e hetimeve nga SPAK për 3 muaj. Kërkesa pranohet pjesërisht nga GJKKO, teksa prokurorisë së posaçme i jepet 45 ditë kohë për të përfunduar hetimet.
26 Shtator 2024, 11:25 -
-
“Mbi 1 mijë funksionarë të pandehur”, studimi për punën e SPAK dhe GJKKO: Rriten hetimet dhe dënimet për zyrtarët e lartë
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) publikoi sot raportin vjetor krahasues 2020 - 23 mbi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
25 Shtator 2024, 12:47 -
Një grup me 14 gjyqtarë të dy shkallëve të GJKKO vizitë në SHBA: Ju mbështesim të vendosni në mënyrë të pavarur dhe me fakte, pavarësisht kërcënimeve!
Delegacioni filloi vizitën në Denver, Kolorado, ku u takua me dymbëdhjetë gjyqtarë amerikanë të themelit dhe të apelit dhe vëzhguan procedurat gjyqësore: Me rëndësi vendosja e çështjeve në mënyrë të pavarur, pa ndikim të jashtëm dhe këmbëngulje, pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve!
25 Shtator 2024, 11:00 -
I arrestuar për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goros për masë më të butë sigurie
Goro akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie për abuzim me pronat në bregdetin e Himarës, gjatë kohës kur drejtonte këtë bashki.
24 Shtator 2024, 16:31 -
Hetimi për Onkologjikun, gjykata i kërkon SPAK që të verifikojë përgjegjësitë e drejtuesve të spitalit
Për vijimin e hetimeve në dosjen Onkologjiku, gjykata e apelit të posaçëm i ka lënë si detyrë imediate SPAK-ut të zbërthejë përgjegjësitë eventuale të drejtoreshës të spitalit Onkologjik.
24 Shtator 2024, 15:21 -
Dosja '5D', SPAK ngre akuzë të re për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Molla dhe Qato akuzohen dhe për 'pastrim parash'! Tushes i shtyhen afatet e hetimit edhe me 3 muaj
Prokurori i çështjes, Klodian Braho, i shtoi akuzën “pastrim parash” Redi Mollës dhe Mariglen Qatos. Komunikimi i akuzës tjetër iu bë e njohur atyre dhe avokatëve, në seancën e kësaj të hëne. Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit
23 Shtator 2024, 12:14 -
Afera “Partizani”/ Procedura dhe hapat që ndiqen pas mbylljes së hetimeve: Seancë paraprake, gjyqtar me short dhe 3 vendimet e pritshme
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, të pandehur për dosjen 'Partizani'Dosja “Partizani” do i kalojë Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e akteve të dosjes në seanc
23 Shtator 2024, 11:48 -
Afera e Inceneratorëve/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i mbyll më 22 Dhjetor
SPAK kishte sot afatin e fundit për të vendosur nëse do i kërkonte GJKKO-së zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj për Ahmetajn, i akuzuar për korrupsion, pasi pret ende përgjigjet për letër-porositë, apo do i mbyllte hetimet me aktet aktuale dhe do e dërgonte për proces gjyqësor. Akuzat ndaj ish-numrit dy të qeverisë dhe afera e dyshuar
23 Shtator 2024, 11:22 -
SPAK mbyll hetimet për 'Partizanin', Fatmir Bektashi firmosi sot mbylljen e hetimeve
Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur sot në SPAK me avokatin e tij për të firmosur mbylljen e hetimeve në lidhje me dosjen e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani”Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
23 Shtator 2024, 11:02 -
SPAK mbyll hetimet për dosjen 'Partizani'/ Reagon Argita Berisha: Aktakuza, dekoratë për babanë tim
Argita Malltezi (Berisha), në konferencëArgita Malltezi (Berisha), vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, doli sot (23 Shtator) në një konferencë për mediat, pikërisht teksa SPAK njoftonte thirrjen për dorëzimin e akteve të dosjes penale “Partizani” për 5 të pandehurit të mërkurën e 2
23 Shtator 2024, 10:42 -
SPAK mbyll hetimet për 'Partizanin', të mërkurën Berishës dhe Malltezit i jepen aktet e dosjes! Të pandehur dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina
Pesë të pandehurit janë ftuar të paraqiten në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve të mërkurën e kësaj jave (25 Shtator), para se çështja t’i dërgohet GJKKO-së për proces. Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës do paraqiten ditën e mërkurë, teksa akuzohen për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”
23 Shtator 2024, 10:16 -
EMRAT/ Trafikuan drogë në Skandinavi dhe Europë, SPAK çon në gjyq 5 anëtarët e grupit kriminal të Jetmir Kastratit! Njëri ende në arrati, detajet e dosjes
Mbyllen hetimet e nisura nga Prokuroria një vit më parë, dosja i dërgohet GJKKO-së për proces me tre akuza, organizata me 17 anëtarë, shumica të dënuar më parë. Kush janë 4 të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim, të gjithë me masa "arrest me burg". Dy prej tyre mbanin disa identitete. Fitimet silleshin me mjete transporti në Shqipëri dhe konvertoheshin ne prona e biznese nga Kastrati dhe kunati i tij
21 Shtator 2024, 11:33 -
Dosja e drogës së operacionit 'Shpirti', GJKKO dënon me nga 8 vite burgim ish-truprojën e Tahirit dhe 2 të tjerët! Përfituan nga gjykimi i shkurtuar
Paul (Agustin) Deda u shpall fajtor dhe sot, pas pretencës së SPAK, u dhanë 12 vite izolim, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Nga 8 vite burgim edhe për të pandehurit Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi. Hetimet i nisi fillimisht Italia më 2017, më 2019 edhe Prokuroria shqiptare
20 Shtator 2024, 15:50 -
Dosja e “Sterilizimit”, GJKKO shtyn për më 3 Tetor seancën ndaj Beqajt dhe të tjerëve, ish-ministri: Dua qëndrimin tuaj për ato që do them në Komisionin Hetimor!
Kërkesa e palës mbrojtëse që SPAK të lexojë të gjitha aktet e dosjes voluminoze për koncesionet në shëndetësi, ka çuar përsëri në shtyrjen e seancës. I arrestuar për çështjen e fondeve të SASPAC dhe i pandehur për “Sterilizimin”, Ilir Beqaj pyet GJKKO-në nëse i lejohet të flasë kur të dalë në Komisionin për Koncesionet në Shëndetësi, në Kuvend, muajin e ardhshëm: Shumica e argumenteve, sekret hetimor!
19 Shtator 2024, 14:00 -
Masa e parë e sigurisë/ Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha
Çështja do kalojë në seancë plenare, për ta shqyrtuar mbi bazë dokumentesh. Në procesin që do mbajë Kushtetuesja, mësohet se palë do të jetë edhe Kuvendi i Republikës
18 Shtator 2024, 14:38 -
Skandali te Onkologjiku/ Apeli i GJKKO i heq masat e sigurisë ish-zv.drejtoreshës së QSUT dhe administratorit të klinikës private! Detyrim paraqitje për farmacistin Marku
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka ndryshuar pjesërisht masat e sigurisë për mjekët e akuzuar lidhur me skandalin në Spitalin Onkologjik
18 Shtator 2024, 13:50 -
Pjesë e grupit të organizuar kriminal, GJKKO kalon për proces për 5 akuza dosjen e ish-shoferit të MB dhe 3 familjarëve të tij! Pranohet gjykimi i shkurtuar, mbi 2,1 mln euro të përfituara
Më 11 Qershor SPAK kishte dërguar për gjykim çështjen me 12 të pandehur. Mes tyre edhe Sokol Idrizaj, ish-shofer i MB, bashkëshortja dhe dy vajzat e tij. Pastronin nëpërmjet mallrave të vjedhur në Francë nga grupi kriminal, paratë e organizatës
18 Shtator 2024, 11:41 -
Abuzimi me fondet e SASPAC, shtyhet seanca për Ilir Beqajn! Mbrojtja kërkoi kohë të njihet me materialet hetimore
Seanca ishte parashikuar të mbahej sot, por mbrojtja e Ilir Beqajt, ish drejtorit të agjencisë SASPAC, kërkoi materialet hetimore nga ana e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk u paraqit njëri prej avokatëve të personave që janë nën hetim për këtë çështje, çka çoi në shtyrjen e seancës.
18 Shtator 2024, 11:23 -