-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK jep pretencën! Kërkon dënimin me 11 vite burg për Ramazan Rrajën
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e pesë personave të akuzuar se siguruan kushtet për atentatin ndaj prokurorit të Arjan Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho. SPAK kërkoi 11 vite burg Rrajën, 9 vite për Gent Ndërjakun, 8 vite për Bashkim Haxhinë dhe nga 7.6 vite për Endrit Sinanin dhe Julian Pjetrin
17 Shtator 2024, 14:20 -
-
U denoncua me filmim se mori 1 mijë euro ryshfet, SPAK vë nën arrest Oficeren Gjyqësore të Elbasanit! Do pushonte çështjen e një të akuzuari për ndërtim pa leje
Publikimi i pamjeve solli dje hetimin dhe marrjen nën akuzë për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme të oficeres A.D., teksa GJKKO pranoi kërkesën për masën “arrest shtëpie”. Policia e ekzekuton
17 Shtator 2024, 10:58 -
Akuza për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, Apeli i GJKKO e dënon me 6.8 vite burg (EMRI)
Apeli i Posaçëm lë në burg Endi Braçaj për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Përveç kësaj, Braçajt i shtohet akuza edhe për grup të strukturuar krminal dhe dënimi përfundimtar i shkon në 6 vite e 8 muaj burg.
16 Shtator 2024, 12:17 -
-
-
‘Revanshi’/ Ish-kreu i Policisë së Lezhës u vetëdorëzua, të premten para GJKKO! Si dekonspiroi operacionet e ‘Guardia di Finanza’
Në shoqërinë e avokatit të tij, pasditen e së mërkurës, ish-kreu i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri u dorëzua për t’u përballur me drejtësinë, 4 muaj pasi SPAK dhe GJKKO e shpallën në kërkim për dosjen “Revanshi”. Mitri mbuloi me drogë Lezhën, duke dekonspiruar edhe kontrollet e Guardia di Finanza.
12 Shtator 2024, 18:41 -
Ekspertët e tragjedisë së Gërdecit i përgjigjen pyetjeve të Mediut
Në një seancë maratonë të mërkurën më 11 shtator për çështjen penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ekspertët që kanë hartuar akti-ekspertimin financiar për tragjedinë e Gërdecit iu përgjigjën një liste të gjatë pyetjesh të drejtuara nga Mediu dhe avokatët e tij mbrojtës
12 Shtator 2024, 14:03 -
SPAK e mori nën akuzë për mbi 277 mln lekë dëme, GJKKO lë në arrest shtëpiak kryebashkiakun Rexhë Byberi dhe nënkryetarin Kërrnaja
Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e Prokurorisë për masën shtrënguese, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim. Hetimet nisën nga Kukësi tre vite më parë, SPAK mori për kompetencë. Dëmet në hapjen e dy rrugëve
12 Shtator 2024, 11:09 -
VIDEO/ Në arrest shtëpie për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Tropojës mbërrin në SPAK për t'u njohur me masën e sigurisë
Rexhë Byberi, kryebashkiak i Tropojës dhe zëvendësi i tij, Abedin Kërrnaja ka mbërritur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë
12 Shtator 2024, 09:54 -
I dënuar nga GJKKO, Safet Gjici lë qelinë dhe përfundon në spital! Vuan nga një sëmundje e rëndë
Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i dënuar nga GJKKO për korrupsion, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, bëjnë me dije burime për Report Tv. Ish-kryebashkiaku socialist, vuan nga një sëmundje e rëndë
11 Shtator 2024, 18:45 -
-
U ekstradua nga Gjeorgjia, GJKKO lë në burg turkun Yalcin Hanci! Trafikoi me skaf klandestinë drejt Italisë më 2020-2021
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e "arrest me burg" për shtetasin turk, Yalcin Hanci, i cili bënte pjesë e një grupi kriminal që transportonte emigrantë, kryesisht në Itali me skaf
4 Shtator 2024, 15:31 -
SPAK e akuzon se mori rryshfet nga një qytetar për të mos i prishur ndërtimin pa leje, GJKKO liron nga qelia inspektorin e INUV
Çështja fillimisht është hapur nga Prokuroria e Elbasanit ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bujar Qajaj.
4 Shtator 2024, 13:40 -
VIDEOLAJM/ ‘Festë’ në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, militantët e presin me flakadanë
Pas lirimit nga burgu, Fredi Beleri ka shkuar në Himarë. Ai është pritur nga dhjetëra militantë.Report Tv sjell pamjet e krijuara në Himarë, ku militantët kanë ndezur edhe flakadanë në pritje të Belerit.
2 Shtator 2024, 19:52 -
Pamjet/ Seanca e Fredi Belerit, ja si presin gazetarët grekë vendimin para Gjykatës së Fierit
Teksa në ambientet e brendshme të Gjykatës së Fierit po zhvillohet seanca deçizive për fatin e dënimit të mbetur të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, jashtë presin jo vetëm mediat shqiptare të interesuara rreth raportimit të çështjes në fjalë, por edhe ato të vendit fqinj, Greqisë.
2 Shtator 2024, 10:48 -
U dënua për blerje votash, Fredi Beleri lirohet me kusht, i kishin mbetur edhe 6 javë burg! Militantët në Himarë e presin me flakadanë (VIDEO)
Minoritari Fredi Beleri u lirua sot me kusht nga Gjykata e Fierit pasi kreu 16 muaj burg për korrupsion në zgjedhje. Teksa la qelinë ai u shpreh se nuk do të heqe dorë nga Himara, duke paralajmëruar se do të kandidojë sërish nëse merr OK nga Gjykata e Strasburgut.
2 Shtator 2024, 10:05 -
Do vriste Nuredin Dumanin për llogari të Çopjave, lihet në burg Arben Lamçja! Nga vila në Lundër te hoteli në mes të Tiranës, i sekuestrohen 15 pasuri
I ekstraduar disa ditë më parë nga Kosova, Arben Lamçe, personi që do të vriste Nuredin Dumanin për llogari Franc Çopjas do të qendrojë në burg. Gjithashtu Lamçe akuzohet se ka pastruar edhe paratë e Çopes, duke investuar në pasuri të paluajtshme, 15 prej të cilave, me urdhër të Spak u sekuestruan.
26 Gusht 2024, 10:34 -
Rëndohet pozita për mikun e Laert Haxhisë, GJKKO firmos tjetër masë ‘arrest në burg’ për Firdeus Berberin
Gjykata e Posaçme ka caktuar një tjetër masë sigurie ‘arrest në burg’ për Firdeus Berberin, i cili u ekstradua nga Greqia më 21 gusht 2024. Ai akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit të Laert Haxhiut dhe roli i tij është zbuluar nga dëshmia e Artan Tafanit.
25 Gusht 2024, 17:49 -
Do vriste Nuredin Dumanin për llogari të vëllezërve Çopja, ekstradohet nga Kosova Arben Lamçja! Si pastroi paratë e grupit kriminal
Ndaj tij GJKKO ka caktuar masën arrest me burg, pasi akuzohet se ka siguruar kushtet për planifikimin e një atentati ndaj Nuredin Dumanit për llogari të bandës së vëllezërve Çopja në Elbasan.
23 Gusht 2024, 13:18